Balla flet për bojkotin e opozitës dhe presionin e Bashës: Harrojini kërcënimet, hapje të listave por jo të plotë

9 Korrik 2020, 15:37Politika TEMA

Taulant Balla mori fjalën në Kuvend pas largimit të opozitës nga seanca plenare duke i bërë thirrje që të rikthehet.

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së u shpreh se forca politike që përfaqëson ndodhet mes opozitës parlamentare dhe asaj joparlamentare që vendosin kushte, por shtoi se duhet ta harrojnë faktin se u bëjnë dot presion socialistëve.

Jemi dakord nëse hapen listat, por ka disa rregulla, pasi nëse hapen listat, fleta e votimit bëhet një libër me 100 faqe. Prandaj janë të lidhura me njëra tjetrën.

Por ju lutem, kjo histori që ju vini kushte duke ikur, ata duke bërtitur. Kush mendon se mund të na bëjë presion, opozita brenda apo jashtë parlamentit, për marrëveshje ta harroni, nga bojkoti nuk jemi surprizuar.

Ne do të vijojmë komunikimin te ‘Ligjet’ për një hapje të listave, jo të plotë si një hap të parë.

Për mua është e rëndësishme që kuvendi i ardhshëm të ketë sa më shumë barazi gjinore.

Prandaj temat tuaja që nuk prekin marrëveshjen jemi gati ti diskutojmë dhe ndërkohë, për cështjet e tjera puna e Kuvendit duhet të vijojë.

Thirrja ime është që opozita parlamentare të rikthehet, e mirëkuptoj arsyen si një presion që shumica nuk i ka mundësitë ta kalojë e vetme marrëveshjen.

Për ne listat nuk janë tabu, por të gjejmë të gjitha modalitetet, të shkojë në dobi të procesit transparent” tha Balla.

5 komente në “Balla flet për bojkotin e opozitës dhe presionin e Bashës: Harrojini kërcënimet, hapje të listave por jo të plotë”

  1. shkurt2014 says:

    Me ju, e plakun e vicidolit ska patur,e zdo te kete trasparence kurren e kurres,partia juaj me komandant edvin narkomanin,se bashku me plakun barbare te vicidolit shkatrruat sistemin zgjedhore.Nuke u bene kurre zgjedhje te pastra,pore si ne rusine e putinit,ju votoni,ska rendesi per ke votini,ne numrojme e i ndajme votat se parti motra,prandaj jeni te pa besueshem.Opozita parlamentare eshte per tu falenderuar,e nuk duhet te harrohet kurre vendosmeria e guximi i tyre,kundra komunistve spiunve te tri partive,tani me te dalura bojet.Duan apo zduan tri partite e vjetra,ata skane ku te mbyten,si kane votat te votojne vazhdimsine e pazareve te pista te tyre,do detyrohen tu pergjgjen kerkesave te opozitese se vertete parlamentare.

  2. Ulqini says:

    Ti je nder personat qe e turperon Shqiperine, o funderrine, i ben fresk Ram hajdutit dhe vegjeton ne politike tash 20-30 vjet pas asnej kontribut, ashtu siç jane edhe funderrinat e PD-se, si Paloqja, Vokshi e turpe te tjera me ne krye Grida Sumen e Balliun e pilafit… Turp i madh qe ju lene te drejtoni ate vend….

  3. Shefkiu says:

    Ti, or Balla, duket e paske “punë pidhi” këtë problem, sepse kot nuk thua që : Për mua e rëndësishme është që kuvëndi i ardhshëm të ketë sa më shumë barazi gjinore”. Kur për listat e hapura ke mendimin më të ndritur, ” të hapen pjesërisht”. E po të ngelet politika në dorë të këtij kërriç gomari, kjo është të luash vëndit.

  4. xhoxhi says:

    Këta janë thartuar nga trutë.Nna thonë populli don lista të hapura.Cili popull.Ja unë jam një pensionist dhe skam votuar dhe nuk votoj sa të jem gjallë sepse votimi është mafia që mashtron njerzit e thjeshtë.Çfarë do fitoj unë janë ose jo të hapura listat?Asgjë pensioni vetëm mund të ulet dhe jo të ngrohet.Votimi që behet kaq problem i madh është për të na treguar sa demokrat është kapitalizmi.Votimi bëhet për ju o politikanë se ai fshatari vetëm hedh prodhimet në lumë dhe ju merni paret e taksave tona.Njerzit e mënçëm sot nuk duhet të votojnë dhe në gjithë botën nuk kalon 50% D.M TH askush nuk voton vetëm ata që përfitojnë nga politika.

  5. Socialisti bythpambukTi says:

    Ti socialist ?
    Ti je nje shkerdhat I rilindjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje