"Ke një vit që nuk proteston", Murrizi kritika Bashës: Ta blejnë heshtjen me tenderat e rindërtimit

9 Korrik 2020, 13:29Politika TEMA

Deputeti Myslim Murrizi tha sot në Kuvend se Partia Demokraitke ka që në 23 qershor 2019 pa protestuar.

Ligjvënësi i djathtë tha se Lulzim Basha po pret rotacionin pa zgjedhje, pasi sipas tij, ekziston pretendimi se qeveria ndryshohet çdo 8 vite.

Duke iu drejtuar mazhorancës, Murrizi tha: “U jepni tenderat e rindërtimit të tërmetit. I jepni dy vila vëllait, baxhanakut apo kunatit dhe i thoni; Thuajini atij të na lejë të qetë. Edhe ka që në 23 qershor që nuk bën asnjë protestë” – tha Murrizi sot në Kuvend.

1 komente në ““Ke një vit që nuk proteston”, Murrizi kritika Bashës: Ta blejnë heshtjen me tenderat e rindërtimit”

  1. turp qe Demokratet nuk shohin nga syte akoma !
    Dilni nga erresira e shpelles dhe merrni pak ajer te paster o te mjere

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje