Me lista të hapura, Sokol Olldashi e rrëzon sërish Lulzim Bashën në Partintë Demokratike

9 Korrik 2020, 16:04Politika TEMA

Nga Spartak Ngjela

Janë tre kërcënime që po i vijnë ndërkohë korrupsionit të lartë shtetëror: nga reforma në drejtësi, nga reforma antikorrupsion dhe nga reforma e sistemit zgjedhor me lista të hapura.

Me lista të hapura, Sokol Olldashi e rrëzon sërish Lulzim Bashën në Partintë Demokratike.

Duhet të theksojmë se likuidimi i klasës së lartë politike si goditje kryesore do të vijë nga funksionimi i SPAK- ut, domethënë nga fillimi i hetimit gjyqësor kundër pushtetarëve të lartë: përkatësisht nga Byroja Kombëtare e Hetimit, nga Prokuroria e Posaçme dhe nga Gjykata e Posaçme.

Këtyre tani po iu shtohet edhe reforma e sistemit zgjedhor me lista të hapura, dhe prandaj çështja e likuidimit të tyre bëhet edhe më e plotë.

Prandaj, nëse opozita parlamentare qëndron për listat e hapura, atëherë SPAK- ut, që tani është kërcënimi i tyre antikorrupsion, i shtohet edhe sistemi zgjedhor me lista të hapura.

Kjo na jep të kuptuar se, ata të korruptuar të lartë që mund të shpëtojnë nga SPAK – u, do të rrëzohen me anë të listave të hapura. Por, a e dinë ekspertët ndërkombëtarë këtë fakt? Sigurisht që ata janë të qartë dhe mendohet se, pikërisht për këtë, do ta përkrahin iniciativën e opozitës parlamentare, të cilën ata vetë e kanë inkurajuar për të mos e prishur Parlamentin me shpërndarje të tij.

As Rama dhe as Basha nuk dalin dot deputetë nëse vendoset sistemi me lista të hapura. Dhe si rrjedhojë, do të rrëzoheshin edhe si kryetarë të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.

Pikërisht me këtë arsye, me vendosjen e sistemit të listave të hapura, rrëzohet përfundimisht tirania partiake e dy kryetarëve të partive të mëdha, të cilët janë në krye të tyre jo me zgjedhje, por me uzurpim korruptiv.

Të dyja partitë e mëdha të Shqipërisë, PD dhe PS, nuk i kanë kryetarët e tyre rezultat i zgjedhjeve respektive në partitë e tyre, por si rezultat direkt i korrupsionit. Është forca e korrupsionit si blerje individësh ajo që i ka bërë kryetarë partish, që të dy: edhe Bashën, edhe Ramën.

Realisht, pikërisht ky është shkaku që nuk dalin dot deputetë me lista të hapura, sepse, në funksion të këtyre listave, bazat e partive do të zgjedhin individin me karrierë politike dhe jo flukset pa përkrahje që kanë implementuar në strukturat e partive të tyre Rama dhe Basha.

Për ta kuptuar edhe më qartë këtë, na duhet të theksojmë se, të dy këta kryetarë kanë ngjashmëri të plotë me njëri-tjetrin në ngritjen e tyre nëpër postet e tyre si pronarë të partive që përfaqësojnë.

Po, cili është ngjasimi i lansimit

politik në karrierën politike të Ramës dhe Bashës?

1.Të dy këta po njëlloj, njëri pas tjetrit, eliminuan kongreset për zgjedhjen e kryetarit të partisë, duke futur skemën “një anëtar një votë”.

Kjo ndodhi, sepse kuptohet që këta nuk e manipulonin dot kongresin zgjedhor të partive të tyre për votën e kryetarit, ngaqë as Rama dhe as Basha nuk kishin lidhje organike me partitë që donin të rrëmbenin. Prandaj, kongreset partiakë, nuk do t’i zgjidhnin.

Kurse votimin “një anëtar një votë”, e manipulonin me bandat e tyre. Ashtu siç e manipuluan.

2. Të dy e kanë marrë partinë duke qenë më parë, njëri pas tjetrit, kryetarë të Bashkisë së Tiranës.

3. Të dy nuk kanë profesion që të njohin ose ligjin ose tregun, dhe janë manipulues të ngjashëm në blerjen e partive me leje ndërtimi. Në fakt Basha kishte edhe ndihmën e bandave të Saliut që i dhanë sigurimin e manipulimit të procesit partiak zgjedhor kundër Sokol Olldashit.
Por tani, me lista të hapura, si mendoni ju, Bashës nuk do t’i ringjallet Sokol Olldashi? E pra…

Por tani, që të dy këta kryetarë: edhe Rama, edhe Basha, janë drejt likuidimit: sepse, edhe nëse i shpëtojnë SPAK-ut, sistemi zgjedhor me lista të hapura i rrëzon që të dy si kryetarë të PD -së dhe PS -së.

Por kjo, në fakt, do të varet nga qëndresa e opozitës parlamentare. Nëse kjo opozitë qëndron, maxhoranca nuk i ka votat në Parlament. Kurse opozita parlamentare e ka interes kryesor për mbijetesën e saj këtë sistem. Pikërisht kjo është arsyeja që ajo nuk do të tërhiqet.

Ndërkohë, për arsyen Olldashi që përmendëm më lart, është kuptuar se më i shqetësuari për listat e hapura është Lulzim Basha. Ai po i luan të gjithë gurët që sistemi elektoral me lista të hapura të mos aplikohet; por shenjat janë që ai do të aplikohet, sepse mosvotimi parlamentar nga opozita krijon krizë të cilën nuk mund ta lejojnë ndërkombëtarët.

E pra: shqiptarët tani janë me shpresë, sepse me SPAK-un dhe listat e hapura do të çlirohen nga tirania korruptive e liderëve retrogradë që kanë shkatërruar mirëqenien e shqiptarëve në mbi njëzet e pesë vjet rresht.

18 komente në “Me lista të hapura, Sokol Olldashi e rrëzon sërish Lulzim Bashën në Partintë Demokratike”

  1. mirvana says:

    Ndoshta ke qene ne kaush atehere kur perdorj shpesh shprehja “Bath ,bath po nje koqe”!Keshtu jane edhe tregimet tende si te Cekes o Tak Ngjala!U plake e kurr su poqe mbete tere jeten koke l..qe!

    1. ben says:

      Taku
      Edhe pula qe eshte pule po e genjeve 2 here , qe do te jap per te ngrene dhe nuk i jep nuk te afrohet me.
      Ti je i madh taku se mendon se 1 rilindas ka me pak tru se 1 pule. Dhe nuk eshte se e ke gabim.
      Ajo ku gabon ti taku eshte se rilindasit kane hyre ne vitin e 8 qe tall trapin rama dhe se ca kam nje pershtypje qe ju eshte rikthyer instikti i pules.
      8 vjet e njejta genjeshter edhe peshku nuk e ha me , e jo me pula o tak.

    2. Zeqo says:

      Kur ishe i vogel mileti thonin Taku i Kicos eshte koqe. U rrite e prape koqe mbete o Taku. Zgjedhjet, cilesine e tyre, nuk e percakton sistemi zgjedhor por morali i klases politike dhe vullneti i popullit per te votuar ne menyre korrekte. Mos i bej corbe kot shqiptaret o aeroplan pa aerodrom, thoshte Leka mustaqia.

    3. Mbreti says:

      Taku, mirru me mir me Rracistat Maxhup Grek te Lebanit edhe Anadollit, qe bejn rracistin edhe Evropianin e na thon neve “turqe” nga kompleksi pshurran (Magjup) qe kan. E thuju Shqipove te kerkojn Sllovenin, Kroacin, Avstrin, Zvicrren, e jo Pakistanin e ballkanit (Greqin), tu bejn rracistin edhe Jevgu!!

  2. Gent says:

    Mungesa e analistëve të mirëfilltë i detyron të artikulojnë të njëjtat që janë thënë prej vitesh. Tip KRONIKANI

  3. babela says:

    O Taku po ku strehohen SPAK-u e ato byrote se me duket jane ne karantine te perjetshme ato, vetem sa marrin ato miljonat. E huben besimin dhe ato , hiq njerin e vur tjetrin dhe ne vend numuro deri ne vdekje.

  4. Qerimi says:

    Per cilet nderkombetare flet o te qifsha udhet?!

  5. Troppo bello,per essere vero says:

    O Taku po i bie fyellit vetem me nje vrime.Ky SPAK do te ngrihet ndonje dite,apo do te vdesim me peng ne zemer.Se keshtu sic po vijbe punet,te korruptuerit kryesore e kane kapur dashin nga briret,dhe sic duket edhe dashi ka gjetur rehat keshtu.

  6. Ani says:

    Rama fiton edhe me lista te mbyllura, edhe me lista te hapura, edhe me cfaredo lloj liste te duash ti!

  7. takja says:

    Taku. Ky shkrim nuk vlen se eshte hera enpare qe nuk e ke permendur politiken amerikane.

  8. Askushi says:

    O Tak je i madh oTak….

  9. RROFTÈ HASHIM THAÇI ?????? says:

    RESPEKTE TAKU dhe merru vetëm me Politikên e Brendshme të SHQIPËRISË , sepse je SUPER i SAKTË !! Me KOSOVËN MOS u merr fare , sepse ja fut kot më kot , dhe e SHAN KOT HASHIM THAÇIN duke e AKUZUAR kot më kot sikur HASHIM THAÇI ?? ATDHETAR do të “SHESI TROJE” të KOSOVËS !!! TRADHËTAR dhe ANTISHQIPTAR është Albin UDB Kurtoviç , bashkë Isa BANDIT Mustafën , HAJDUTIN e LDK TRADHËTISË . SA për Politikën 30 Vjeçare të BANDAVE të PD, PS , LSI , PDIU , PDBNJ , PR , PAA , PAD ETJ ETJ ETJ ETJ ETJ ETJ DOBIÇA dhe PROSTITUTA të kamufluara në Parti Politike , ke shumë të drejtë i DASHUR AVOKAT SPARTAK NGJELA !!!!

  10. Vlesh says:

    Mire Taku, mire! E gjete!

  11. rexha 10 says:

    NUKE KA JUSTIFIKIM ME TE BUKUR SE SA TE HEQESH ME LIGJE DOBICIN E SALIUT LULZIM BASHEN DHE DOBICIN E FLORIRIT EDVIN RAMEN.KJO DO TE BEJE QE TE KERKOJNE NE POPULL BESIMIN.PORE DUKE E PARE SE SI JANE TALLUR ME ATE POPULL DO FILLOI LOJA QE TE ELEMINOJNE NJERI _-TJETRIN.LULI SHKONE NE HOLLANDE ,KURSE EDI GJITHMONE RRUGEVE ME MIKUN E TIJE FLORIRIN.

  12. Tani says:

    Professor jeni Idealist. Po doli sic thoni ju professor do ju kerkok falje.

  13. Arber iliri says:

    Ngjela e ke gabim qe barazon ramen me bashen.Rama eshte shpresa e vetme e nje lideri shqiptar patriot e te mencur.basha eshte zgjatim i Berishes nje fatkeqesi nese fiton zgjedhjet.zere se ka fitu saliu.vendi do shkoje prapa.

  14. Shoku i Linzit says:

    O Taku,pse e dredh dhe nuk thua te verteten.Listat e hapura nuk i duan Edhe Europa dhe amerikanet.Nuk eshte halli tek Kacafracet,Basha,Rama dhe Meta,se keta i kane ne dore dhe i shtypin me bythe,po te duan.Qellimi eshte qe te mos hyjne ne prlament e qeveri elemente trima,me karakter e te ndershem.Te cilet neser mundet te kene guximin dhe dalin kunder iteresave te tyre ne rajon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje