Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Të zgjedhim rrugën e energjisë së pastër

9 Korrik 2020, 15:52Bota TEMA

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres u kërkoi të gjithë drejtuesve të zgjedhin rrugën e energjisë së pastër në planet e tyre të rimëkëmbjes ekonomike post-COVID-19, duke iu kërkuar të eliminojnë qymyrin dhe mbështetjen për energjitë fosile.

“Të angazhohemi sot se nuk do të ketë përdorim të ri të qymyrit, dhe t’i japim fund të gjitha financimeve të jashtme të qymyrit në vendet në zhvillim “, theksoi ai në një mesazh video për ministrat e disa vendeve të mbledhura nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (AIE).

Duke folur gjatë një samiti të tranzicioneve drejt një energjie të pastër, të organizuar në internet, Guterres nënvizoi se qymyri nuk ka vend në planet e rimëkëmbjes ekonomike post-Covid-19.

“Sot, do të doja t’u bëja thirrje të gjithë drejtuesve të zgjedhin rrugën e energjisë së pastër për tri arsye, shëndetin, shkencën dhe ekonominë”, nënvizoi ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje