Covid-19: Aprovohet medikamenti rus, vret 77,5% të virusit në 5 ditët e para

9 Korrik 2020, 10:43Bota TEMA

Një medikament i ri i zhvilluar nga një kompani farmaceutike ruse ka marrë aprovimin zyrtar dhe ka rritur shpresat për trajtimin e sëmundjes së Covidit.

Në testet klinike ka rezultuar se ai lufton mbi 77 për qind të koronavirusit në pesë ditët e para.

“Coronavir” tani konsiderohet nga të parët në vend, por edhe në botë, që mund të luftojë vetë virusin Covid-19, dhe jo vetëm komplikacionet që ai shkakton në shëndet, sikurse ilaçet ekzistuese.

Nga testimet klinike që nisën në fundin e muajit maj, ka rezultuar se “Coronavir”-i përmirëson gjendjen e pacienteve në 55 për qind të rasteve brenda 7 ditëve të para, duke eliminuar madje mbi 77,5 për qind të virusit në vetëm 5 ditë.

Në shumicën e pacientëve në rrezik të mesëm shëndetësor, medikamenti ndaloi riprodhimin e koronavirusit.

“Coronavir”-i është ilaçi i tretë i regjistruar nga autoritetet ruse për trajtimin e Covid-19.

Në fillimin e qershorit, “Avifavir”-i iu shpërnda spitaleve vendore dhe tashmë Ministria ruse e Shëndetësisë e ka miratuar për përdorim shtëpiak te pacientët e diagnostikuar në fazat e para.

“Ilaçi është shumë efikas dhe nga përvoja jonë, ka funksionuar edhe te pacientët në Kinë. Ai e eliminon shpejt virusin dhe ul temperaturën e trupit krahasuar me grupet që marrin trajtimin e zakonshëm.”

“Avifavir”-i pritet t’u prezantohet të premten vendeve të Amerikës Latine, ndërsa kërkesat nuk kanë munguar edhe nga vendet e Europës dhe Azisë Juglindore.

Në testet paraprake, medikamenti arriti të kurojë deri 90 për qind të rasteve me Covid.

13 komente në “Covid-19: Aprovohet medikamenti rus, vret 77,5% të virusit në 5 ditët e para”

  1. Poko says:

    Hallall ua befte zoti.Shpetoni njerzimin .

  2. qytetar says:

    o zot 77.5 % pse jo 78 % !!!!!!!!!!!!?????

    1. Petja says:

      77.5 dhe Jo 78 se si 0.5% eshte 40 000.000 njerez ne bote

    2. Petja says:

      77.5 dhe Jo 78 se si 0.5% eshte 40 000.000 njerez ne bote

    1. Varet nga lloji i bagetise says:

      Ideale nuk ka dhe vete idealja nuk ekziston

  3. Bbb says:

    Po e di Putini qe eshte vetem te 77.5% ….do i degdisi ne Siberi me duket

  4. misri says:

    ne vend te grurit ta jepni ket

  5. misri says:

    ne vend te grurit ta jepni ket

  6. Sibir says:

    Ne siberi asht fresk, peshk e gjelberim tani
    apo nuk jane edhe vashat ma tbukra atje

  7. Sibir says:

    Ne siberi asht fresk, peshk e gjelberim tani
    apo nuk jane edhe vashat ma tbukra atje

  8. Doc says:

    Mos u entuziazmoni kot, eshte mashtrim rus sikurse ilaci tjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje