Deputeti Ralf Gjoni, me anë të një statusi në rrjetet sociale i është përgjigjur deputetit të CDU-së në Bundestag, Johan Uadephul, pasi ky i fundit tha se parlamenti shqiptar duhet të votojë Reformën Zgjedhore pa asnjë ndryshim.
Ralf Gjoni shprehet se deputetët shqiptarë që duan të ardhmen e vendit në BE do të votojnë për një sistem me lista ta hapura, si një kërkesë e popullit shqiptar.
Postimi i Ralf Gjonit
Pergjigje Deputetit te CDU-CDU ne Bundestag, Johann Wadephul
Parlamenti shqiptar nuk eshte zyre noteriale e marrëveshjeve jashte institucionale qe rehabilitojne lidere te vjeteruar anti evropiane e te korruptuar. Shqiperia ka nevoje per nje reforme elektorale te vertete qe i pergjigjet aspiratave te popullit shqiptar qe deshperimisht kerkon demokraci.
Dhe ju siguroj si juve, ashtu edhe CDU-CSU se ne si deputete te pergjegjshem e pro evropiane kemi ndermend te luftojme deri ne fund per nje sistem elektoral me lista te hapura qe kenaq deshiren e mbi 80% te popullit tone te cilit i ka ardhur ne maje te hundes ne status quone ne vend.
Ralf Gjoni
Nenkryetar i Komisionit te Puneve te Jashtme
Nuk jam i sigurte ne se eshte pergjigje e duhur apo jo, por per nje gje tjeter jam i sigurte, qe pergjigja stonon shume nga ana diplomatike. Nuk eshte gjuha qe perdor nje diplomat i larte kjo qe ka perdorur Ralfi. Qofsha i gabuar, por mua me duket gjuhe tipike e nje politikani te rendomte shqiptar.
Kjo me kujton luften qe bente PPSH kur u prish me Kinen!E perse ky Ralfi u dashkerka ti ktheje pergjigjie ketij deputetit te CDU ! Kete nuk e kuptoj
Edhe citon qe Parlamenti Shqipetar nuk eshte zyre noteriale edhe i shkruan kur dihet qe ai s’jka gje ne dore per ndalimin apo votimin pro,vetem ne q.se blen te paudhet e sharlatanet qe ironia i ka futur ne ate salle jo se e meritojne por per te treguar se sa te prapambetur qe jemi!