Monika Kryemadhi: Fëmijët e mi do jetojnë në Shqipëri, por do kenë shumë armiq, se Iliri dhe Monika kanë shumë armiq

10 Korrik 2020, 09:31Politika TEMA

Një nga sfidat e LSI dhe kryetares Monika Kryemadhi është kthimi i shqiptarëve të larguar në vitet e fundit nga Shqipëria.  Por brenda kësaj sfide ajo ka edhe një sfidë familjare. Në emisionin “Hard Talk” nga Roland Qafoku në grupin mediatik Fjala, Kryemadhi tha se do të synojë dhe realizojë që tre fëmijët e saj të jetojnë dhe ndërtojnë jetën e tyre në Shqipëri.

-Cili është çelsi i artë për të arritur sukses?

-Besimi që kanë njerëzit te LSI-ja dhe unë do bëja çdo gjë për fëmijët e mi. Dhe çdo prind do bëjë çdo gjë për fëmijën e tyre. Një 18-vjeçar nëse i tjotë prindit “unë dua të jetoj në Shqipëri”, dua të shkollohem këtu, dua të ndërtoj të ardhmen time këtu…

Fëmijët tuaj do jetojnë këtu?

-Sigurisht që do jetojnë këtu. Çuni im do të martohet me shqiptare dhe do të jetojë i lumtur në Shqipëri.

-Nga e dini ju që do të martohet me shqiptare?

-Ma thotë ai, nuk e them unë. Fëmijët e mi mund të jetojnë shumë më mirë jashtë sepse do vlerësohen se janë fëmijët e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, por do jetonin shumë nën tension këtu në Shqipëri sepse armiqtë e Monikës, armiqtë e Ilirit, do ishin armiqtë e tyre. Miqtë e Monikës dhe Ilirit në politikë nuk do ishin kurrë miqtë e tyre.

-Cili është gabimi juaj i madh?

-Të bësh Edi Ramën kryeministër.

E kanë bërë votat e LSI-së në 2013. Dhe përveç kësaj të qënurit luajal në ekstrem ndaj Edi Ramës, është po përsëri… Nuk mund t’i qëndrosh luajal një njeriu që nuk është besnik.

-Çfarë note i vini Bashës lidhur me besimin?

-Unë s’kam pse ta vlerësoj fare me notë, unë nuk jam zysha e Bashës. Bashën e vlerëson elektorati me votë. Monikën e vlerëson elektorati. Basha përfaqëson PD, unë përfaqësoj LSI-në. Secili nga ne, punon për partinë e tij. Personalisht unë e besoj me 10 zotin Basha.

-Se zoti Meta ka thënë se ai gënjen dhe për orën.

-Unë kam orën time, nuk pyes zotin Basha për orën.

-A keni frikë se mund të zhgënjeheni nga Basha ashtu siç u zhgënjyet nga Rama?

-Pse do zhgënjehem unë? Nuk zhgënjehem nga asnjë njeri. Zhgënjimi politik ndodh për shqiptarët. Nëse Basha do zhgënjejë, do zhgënjejë PD-në në rradhë të parë, elektoratin e tij. Por jam e bindur që çtensionimi i situatës politike, krijimi i një sistemi politik, do ta bëjnë që shqiptarët nuk kanë pse të zhgënjehen por do gjykojnë me votë çdo njeri që nuk mban premtimet.

-Zonja Kryemadhi, pse duhet t’iu besojnë dhe t’iu votojnë juve shqiptarët?

-Unë e kam shumë të thjeshtë për t’a thënë këtë gjë. Nëse dikush nuk ka punuar apo nuk ka votuar me LSI-në, mjafton t’i drejtohet dikujt që ka votuar për LSI-në, dikujt që ka punuar me LSI-në dhe do të thotë që të jesh pjesë e LSI-së nënkupton të jesh pjesë e një familjeje. Dhe njerëzit e një familjeje kujdesen shumë për njëri-tjetrin. LSI-ja kujdeset për njerëzit e saj. LSI-ja ua jep shansin njerëzve të saj. Por problemi tani është që LSI-ja do dalë jashtë njerëzve të saj.

Sot LSI-ja do ia japë shansin të gjithë shqiptarëve sepse ka ardhur koha që shqiptarët të kenë një shans për të ecur përpara dhe jo vetëm për të pasur shansin për një vend pune dhe për të marrë një lëmoshë. LSI-ja ua ka dhënë shansin shumë të rinjve dhe të rejave dhe çdo i ri dhe e re që ka dëshirë të realizojë ëndrrat e tij e gjen veten në LSI. Ne na ka dalë nami që i fusim njerëzit në punë, ne na ka dalë nami që e mbajmë fjalën, keshtu që mendoj se slogani ynë më i mirë është “Takoni ata që kanë jetuar me LSI-në dhe do të kuptoni se kush është LSI-ja.”

7 komente në “Monika Kryemadhi: Fëmijët e mi do jetojnë në Shqipëri, por do kenë shumë armiq, se Iliri dhe Monika kanë shumë armiq”

  1. Yt says:

    Po cne??? Ju bastarde muti keni miq….perse armiq…dhe Amerika ju do shume…dhe populli ju do…kur do zhdukeni o rrace e QELBUR….

  2. spata says:

    Qe je rrote gomarice kete e dine te gjithe .Leri femijet atje ku jane .Shqipratet se kane zakon te cfryjne dufin me femijet por me ata qe i shkatojne tragjedite . Ti mos ki frik se edhe me grat ( ka patur vetem raste te shkeputura u kundershtaret vetem i kane perdhunuar ) shqiptaret nuk marrin hak .Ruaj Floririn .Ai si do ti hedhi gjithe keto pashtersira qe ka bere .
    Te rekomandoj ,sic ta kam thene dhe me pare ,beja topin Metes e shko jeto me femijet ne nje vend te keq large pislleqeve qe ke beri .Po te doli ndonjehere emri ,nga organet e drejtesise, futja Metes dhe ke per te shpetuar .

  3. Albanian till I die says:

    Na thuaj ku i mer ti 150.000 pound ne vit per te paguar shkollimin e 3 femijeve te tu ne Angli, se edhe une me Angli jetoi, por nuk mundem te çoi nje femije ne universitet, e jo me 3 femije siç ben ti, me ato rroga qe merni ju ne shqiperi????……ju duheni vare familjarisht, se e keni vjedhur Shqiperine deri ne kocke, plehra njerez..

  4. H says:

    Sikur Mos kishit vjedhur pasuritë e popullit, nuk do kishit asnjë armik. Fëmijëve tuaj do i dalin nga hundët vjedhjet tuaja. Urrejtja ndaj padrejtësive është e përjetshme , ajo nuk zbutet kur ndrrohen stinët.

  5. Ilir says:

    Femijet e Enverit u plaken e s’u hyri gjemb ne kembe, kete ju e dini Monicé! Ju pse keni frike per femijet tuaj?! C’eshte kjo frike kur ju I keni bere vetem te mira shqiptareve?! Ju pra…ju djeg, sepse e dini mire c’keni bere. Kujtoj Fatos Nanon dhe batutat e tij per monice… “doktorreshen”.

  6. Flora says:

    Do ishte mire per te provuar LSI te ishte maxhorance ne qeverin tjeter.mendoj se si njerez qe kan kaluar telashe do punojne per te ndryshuar opinion.Duhet provuar se sna gjen gje te provojme edhe ate.

  7. rexha 10 says:

    NUKE THUHET ARMIQE MOJE ANALFABETE ,SEPSE NUKE KE PSE I NDANE NJERZIT KESHTU.ZATEN JENI MESUAR ME GJUHEN E XHUNGLES KU JETON KUSHE ESHTE ME I FORTI.JE DHE KRYETARE E LESHE E LISE . THUHET:NE POLITIKE NJERZIT NDAHEN ME IDE TE NDRYSHME QE KANE.UNE DHE BAFTIARI KEMI SHUME MIQE ,PER KEMI 0 NJERZE TE TJERE QE BEJNE PJESE NE POLITIKE QE NUKE NA DUAN.:
    MOTIVI ESHTE SE NE TE DY NUKE KEMI VJEDHUR AQE SHUME SA KANE VJEDHUR TE TJERET QE S’NA DUAN . E KENI KTHYER POLITIKEN NE NJE LUFTE TE NDARE NE MIQE E ARMIQE PER INTERESA PERSONALE NE TE GJITHA DREJTIMET.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje