Rama: Me hapjen e listave ndalohen koalicionet parazgjedhore, kërcënimet e PD-së s'na mbajnë dot peng

10 Korrik 2020, 13:44Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama deklaroi se me hapjen e listave ndalohen koalicionet parazgjedhore.

Në një komunikim me gazetarët Rama pati dhe një përgjigje për PD e cila kërkon sa më shpejt kalimin në Kuvend të marrëveshjes së “Zgjedhores”.

“Kërcënimet nuk e ndihmojnë procesin, peng PS-në dhe Kuvendin nuk e merr dot askush nga jashtë kuvendit”- tha Rama.

“Marrëveshja e 5 qershorit u realizua si rezultat i gatishmërisë sonë, që bëmë çdo lëshim. Unë kam qenë edhe në opozitë, por është hera e parë, që marrëveshjen e bëri si donte opozita nga ‘A’-ja te ‘ZH’-ja duke shkelur mbi veten tonë.

Unë nuk kam më shumë respekt për ata që janë jashtë se ata që janë brenda parlamentit. Nuk është këmba ime në një këpucë sot për shkak aritmetik që na çon ne në konkluzionin që duhet të hapim listat, por është bindja jonë, që populli kërkon diçka që duhet t’ia japim atë që kërkon.

Nuk kam unë dëshirë që të vazhdoj të pikturohem si njeriu që do të kontrollojë gjithçka, do listat e mbyllura. Por koha do e tregojnë se nuk janë recetë çudibërëse. Unë besoj që mundësia që qytetarët të kenë edhe një zgjedhje preferenciale në listën e deputetëve në subjektin politik që zgjedhin është absolutisht detyrim në këto kushte.

Nevoja e një lidhje me direkte dhe një pranie më të madhe të të zgjedhurve pranë zgjedhësve mund të shërbehet më mirë, kur deputeti e di që rikonfirmimi i tij do të varet nga mendimi i qytetarëve.

Patjetër që listat e hapura e bëjnë të pamundur formulën aktuale të koalicioneve, se i bie që të kemi në një fletë votimi, llogariteni, artimetikisht, 40 parti këtej dhe 40 andej, nga 35 kandidatë në Tiranë, një fletë votimi që do të ishte një qilim nga universiteti deri te monumenti i Skënderbeut. Por kjo nuk do të thotë se kemi ndonjë tendencë apo qëllim që të pengojmë marrëveshjet, kjo është cështje e tyre.

Opozita jashtë parlamentare ka zero alibi për të kërkuar apo pretenduar garancitë, se është pjesëmarrje në proces. Ideja se hapja e listave prish marrëveshjen është një çmenduri. Kërcënimet nuk e ndihmojnë procesin, peng PS-në dhe Kuvendin nuk e merr dot askush nga jashtë kuvendit, as me forcë as me shantazhe.

Rrugët e padenja për të garantuar shumica për ta çuar sistemin drejt ndonjë ndryshimi që do të prodhonte rënie të cilësisë së demokracisë, por që të diskutosh si problem hapjen e listave dhe ta konsiderosh cenim të integrimit është marrëzi”, tha Rama. (TemA)

17 komente në “Rama: Me hapjen e listave ndalohen koalicionet parazgjedhore, kërcënimet e PD-së s’na mbajnë dot peng”

  1. Doktoresha says:

    Te lumte! Sa me shpejt hapjen e listave! Keshtu lulka dhe mona do hane nje top byreku te madh! Ha ha

    1. Gjergji says:

      Suksese per listat e hapura dhe jashte kualicionet?

      1. ben says:

        Vec korese se veriut dhe kines, ne cilin vend te botes ndalohen koalicionet???????

        1. Zigur Qarri says:

          @ben
          Ne USA

    2. Endri says:

      Ok sh mire! Hapi listat urgjentisht!

    3. Gjergjj says:

      Per arsye personale e familjare, kam qene antar i PD-se. Jam zhgenjyer nga Sali Berisha, te cilin e adhuroja. As njehere nuk kam votuar per PS. Por ne se votohet me lista te mbyllura dhe koalicuon me LSI, i bej thirrje gjithe mbrshtetesve te PD, te votojne per PS, me qellin qe PD te shkaterrohet fare dhe te ribehet ajo qe ka qene. Ky Luli, dhendri i xhafes qe bente ligjin ne repartin special si sekretar i partise se punes, dhe mbante qendrim ndaj nesh, me “biografi”. Paradoksi me i madh, Xhafa – kryetar i PD. Prandaj uroj qe kjo e quajtura PD te shkermoqet. ?

  2. kusheriri i ridvanit says:

    Shiko mor punetori i like floririt mos e provoko kinezen e rruges elbasanit
    se ta ben ate qe nuk thuhet
    Je ngjitur pas karriges si Salihi i tropojes dhe gjalle dhe ti nuk ik
    Ju betohem se ai vend me karagjoz vrases e hajdut si keta 30 vjet nuk behet
    Reformen o Ram beje si e do populli jo luli atij boll ja theve karin me 16 milion eiro dhe kunatin
    ja dhjeve ne ero e dollar,per vehte e per shoket ke vjedhe sa te duash,tani dhe po ju amniston
    Ramsi pastaj ne te semes

  3. Pyka says:

    U nxeh cjapi,mjekërhollë. Çohu kecush dhe shko në shkollë???????

  4. Cudia says:

    Per cilin popull e ke fjalen zoti Rama qe ka hallin e PDse…? PDja nuk ka asgje nga pas pervcse hurin e Sales. Boll me idiotesira. Populli do lista te hapura dhe kaq mjafton duam njerezit qe njeh populli per kandidate dhe jo ato qe njeh teto Sofka ne parti.

  5. Suka says:

    Vertete mendoni se Rama esht dakort per hapjen e listave?.Ai mashtron.E din se Amerika dhe Europa e kam mbyllur ate problem qe ne qershor.

  6. cipini says:

    Eshte deshira e shumices se popullit nga cfare shikojme ne perdite kudo qe bejme muhabet e diskutojme. Pra le te behet e pelqen apo jo Lul bytha me gjithe debilat e partive te “vogla”(parti jo egzistente) qe jane prezent perdite tek SHQUP-i.

  7. Kuq e zo says:

    Nqs se hap listat do kesh mandatin e trete
    Natyrisht jo me kajmak e pjetra qe humben pa kundershtar
    Listat e hapura do pastrojne krejt fundrrinat qe e quajne veten particka
    Jam kurioz sa vota do marre mona, mediu,duka,shehu &co

  8. lenci says:

    Ramkeeee! Si cecua do e firmosesh, nuk ke nga shkon. Leri llafet per militantet dhe opinionistet virtuale. Keta te fundit se shpejti do ngelen pa pune dhe…nga lavderimet per ty do kalojne ne sharje.

  9. Reforma në drejtësi says:

    Le nam! Po pse firmose marrveshjen ! Ua mêsoj sala të gjithve mashtrimin dhe pabesinë ! Ske nga ja mban ! Do votosh marrveshjen e lulkës si çeçua ! Të fala likes!

  10. Marie says:

    Hapi listat Ed,mos u lekund hic,lerini qelbaniket me perrallat qe intrigojne cdo dite!,fitoren e keni te sigurt,

  11. Ajet Delaj says:

    Kryeministri Rama eshte nje politikan koherent qe ju referohet sondazheve te tije qe i ben te sakta. Nuk mundet dhe nuk e ben Rama nje ligj apo nje levizje qe del qarte kunder pritshmerise publike.
    Mandej perse politika duhet te kembengule ne lista te mbyllura kure mbi 80% e popullit duan lista te hapura. Mandej marveshja me PD zbatohet 100% dhe vetem shtohen listat e hapura, votimi i diaspores e administrimi apolitik, ceshtja e kualicioneve.
    Per ceshtjen e koalicioneve eshte thjesht spekullim pasi listat e hapura pothuaj e perjashtojne koalicionin ne praktike jo ne parim pasi kete e provoje Shpend Ahmeti me Ramush Haradinaj ne Kosove ku i pari doli rruar qethur.
    Nese realisht prishet apo jo nje marveshje nga ana e Rames une them qe PO ajo qe prishet eshte marveshja me Berishen e 2008.
    Zgjidhja e deputetit nga populli eshte nje hap i madh pozitiv perpara ne zgjedhjen e nje pushteti legjitim dhe perfaqesues ne njeren ane por ben të mundur qe lista qe paraqet partia pra Kryetari të jete sa me dinjitoze pasi renditjen e ben votuesi e nese votuesi nuk e gjen veten të perfaqesuar të lista e nje kryetari voton partine e kandidatin ne listen tjeter prandaj eshte shume me demokratike se nuk po them gje per mundesine e votimit të diaspores pasi besoj se ato i dine të gjithe pervec atyre qe e duan fitoren me thes mielli.
    Reflektimi I Rames realisht duhet pershendetur e mbeshtetur pasi procesi I hapur I drejte transparet e gjitheperfshires eshte ne sherbim të Shqiperise e Shqiptareve.

  12. arb says:

    Kualicionet jane një pengesë e madhe dhe një shtërngatë Korrupsioni kur Një Grup Parazitësh Politik për Qëllime përfitimi Detyron Palën Tjëtër duke ia çuar litarin në grykë po s’bëre ç’far dua unë të rrëzojë nga Pushteti ç’farë janë këta lloj legenash që Një Pakicë Spiunash dhe Servilash të Zhëvasin haptas Pasuritë Kombëtare dhe të Popullit duke Përdorur Pushtetin e Mafies ! Listat e Hapura është Një hapë Madhorë Drejtë Demokracisë dhe me Referendumë Popullorë do të jetë 95 % Ndakortë 5 % të Hajdutëve të Degjeneruarëve Sahanlëpirsëve me Pushtet që me Diplloma Fallco me Spiunime dhe me Servilllëqe kanë Uzurpuar duke Mashtruar Vjedhur Zhëvatur dhe Elektoratin e Tyre këta Lloj Spihunash dhe Servilash iu ka dalë Boja ! ✌️

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje