Nga Bledi Lumani
Mediet në Shqipëri, kur bëhet fjalë për vrasje e krime, apo për ngjarje të tmerrshme si ajo e Kombinatit, seç kanë një zell të habitshëm për të publikuar me detaje çdo gjë, pa e kaluar fare në filtër dhe pa i bërë pyetje vetes, kujt i shërben kjo.
Është kthyer në një garë të ethshme, kush publikon sa më shumë detaje, foto, video, dëshmi, qarje e ulërima familjarësh, pa pasur pikën e dhembshurisë se mund të lëndojnë njerëz.
Me rastin e Kombinatit, është kaluar çdo masë.
Në marrëzinë dhe çmendurinë e publikimit të detajeve “ekskluzive”, të enjten, shtatë ditë pas zbulimit të ngjarjes shokuese, ndërsa njerëzit ndodheshin para tavolinës për të ngrënë darkë, kanë arritur deri aty, sa të nxjerrin pamjet e Anisës së shtrirë në krevat, ndërsa dergjej e pajetë prej muajsh.
Jo vetëm kaq, por me një qetësi olimpike dhe pa pikën e ndjeshmërisë njerëzore, dhe injorancë profesionle, natyrisht, gazetarët shpjegonin si ishte vendosur trupi, drejt apo anash, se poshtë kokës kishte jastëk (a thua se do i kishin vënë gurë), se kishte edhe tri jastëkë të tjerë në dhomë, po që s’kishin lidhje me viktimën, se në krah kishte një karrige, po kishte edhe një leckë me uthull e një pjatë, dhe detaje të tjera të këtij lloji, që nuk përbëjnë asnjë interes për atë që ka ndodhur dhe as ndihmojnë për zbardhjen e tragjedisë, dhe nuk kuptohet pse duhen publikuar.
Për të mos folur pastaj, që një gazetare lexonte edhe një ditar, që thoshte se i përkiste Anisës dhe Blertës, gjë që së pari shkel privatësinë e tyre, pasi ditari është personal, dhe së dyti, është edhe shkelje ligjore, pasi kemi të bëjmë me një çështje në hetim dhe ditari është provë për prokurorët, jo për t’u lexuar si roman kujtimesh nëpër panele televizive. Dhe nëse ditari është vërtet i vajzave, ai që ua ka dhënë gazetarëve, duhet të ndiqet penalisht, pasi ka nxjerrë në publik prova të një hetimi.
Ajo që ka ndodhur me Anisën, Blertën dhe mamanë e tyre është një nga ato ngjarje që e tejkalon çdo logjikë njerëzore, dhe për këtë arsye, duhet të ketë një vetëpërmbajtje së pari njerëzore, e pastaj profesionale, sepse jo çdo gjë që publikohet është e dobishme dhe me interes për ngjarjen në fjalë.
Se fjala vjen, kujt i duhet publikimi i fotove e videove të viktimave shtrirë në krevat, me një mballomë të shkruar sipër, si ekskluzive!
Nuk përbën as lajm, as interes, as dhe ndihmon në zbardhjen e asaj që ka ndodhur. Thjesht trazon edhe më shumë plagët e të afërmve dhe atyre që i kanë njohur viktimat. Nëse nuk keni respekt e dhembshuri për ta, të paktën kini respekt për veten dhe profesionin!
Ik o ar se na e neverite me moralet e tuja e duke shar njerezit. ti i di tgjitha
Me mir te shajme te gjallet se sa te vdekurit o msgjyp … qe i dinke te gjitha ti.
ate pra thash, shajme kete loqen qe na paska bere hartimin e rradhesss
se te vdekurit si ka shar njeri
Po ti Bledi Lumani a je profesional?
Ti je treguar me pak
Profesionali ne kete histori nga te gjithe. analizo dhe pyete veten.
Vetem ti ske goje me fol
fjala media nuk eshte na fjalorin shqiptar
dhe shumesi i saj nuk dihet sakte mediet apo mediat etj
keta gazetare jane anti-shqip-tare
fjala media nuk eshte na fjalorin shqiptar
dhe shumesi i saj nuk dihet sakte mediet apo mediat etj
keta gazetare jane anti-shqip-tare
fjala media nuk eshte na fjalorin shqiptar
dhe shumesi i saj nuk dihet sakte mediet apo mediat etj
keta gazetare jane anti-shqip-tare
shyqyr qe je ti shqipetar por vetem se je pak k….
Me vjen keq por nuk merr vesh fare nga gazetaria ose nuk ke lexuar nje kronike te zeze nga asnje media boterore. Gazetaret shqiptar madje jane dembele e te avashte. Cfare drite eshte hedhur deri tani? Cfare faktesh kane deri tani? Je gazetar apo prift i nderuar Bledar?
Shkrim teper i sakte ..na e kane shpifur TV…Ca maskarenj qe i nxjerin me detaje cdo gje…paaftesi profesionale gjithandej…shumica e ketyre gazetareve me duken si kamarieret…e lokaleve sefte…( te reja)….nejse si kudo na mbyten shpifesirat…
Ke shum te drejte…na jan ber kokat lalat dhe hoxhat me na dal nga frigoriferi ndonje dit
Shume sakte, kjo tregon nivelin e ulet te medjave qe jane bere si ato grate e ndyra qe meren gjith kohes me thashetheme….
bravo bledo
bravo bledo
mor nga na mbiu ky gazetari qe shkruan keto se njehere dinte te vertetwtat e pathena, tani ka vendos qe media ka kalua cdo mase!!! ca po ndodh keshtu se paskemi ditur qe e vendos ky se ca duhet te ndodhi. ca made thua ti lumani te duket normale si ngjarje qe tmos shkruajne mediat. po ju shkruani perdite per nusen e cunit te sali berishes edhe sju thote njeri qe keni kalu masen. Kj ishte nje ngjarje qe smund te shmangej pa lajme. Po ti qe i quan knibal koleget e tjete a e ke kaluar masen????
O Boshllek menderor shqiptar!!!
1.RRIJUNI LARG KULTEVE ose me thjeshte BESIMEVE JO TRADICIONALE. eshte shume e rendesishme kjo qe po ju them. AJne shume te rrezikshem. Kjo qe ndodhi nuk eshte asgje ne krahasim me ate dem qe ato jane ne gjendje te shkaktojne.
2. Po tju vijne ne dere apo tu kerkojne te bashkoheni me ta MOS HYNI NE DEBAT Pergjigjuni se do pyesni Priftin apo Hoxhen per kete apo ate gje.
3. THUAJUNE SE SHKONI NE KISHE APO XHAMI DHE SE KENI NJE FAMILJE DHE KOMUNITET TE MADH.
JANE SHUME TE RREZIKSHEM.
JANE QINDRA KULTE KU NDJEKESIT KANE VRARE GRATE FEMIJET KANE PRERE GJENITALET DHE JANE VETEVRARE.
JANE TE PROVUARA DHE TE DOCUMENTUARE TE GJITHA I KENI NE INTERNET PO NUK BESONI
RRINI LARG TYRE NESE DONI TE JETONI JETEN
Jemi te mallkuar si vend dhe si njerez ne kte shoqeri prodhojm vetem bandita dhe kurva ishalla vendos ligj amerika ta shpori te keqen e ktit vendi….
Or po ku i gjetën kta gazetar dhe kto media fotografit dhe ditarin e të ndjerës? A nga ngel ndonjë i gjallë që ti padisë dhe ti bëj të paguajn dëmshpërblim për 7 breza kta korbat të zinj?
o allah ca shkrimi, si me e pa sshkrujt gjyshja ime. oo cna ka gjet, katastrofe kur kan dhe budallenjte kompjuterrrr