Tension në pankina, gjatë ndeshjes së mbrëmshme Verona-Inter 2-2. Pjesa e parë qe shumë e fortë, me ritëm të lartë. Nuk munguan as ndërhyrjet e ashpra.
Të dy trajnerët përjetuan momente nervozizmi. Rreth gjysmë ore pas fillimit të lojës, Kumbulla goditi Lukakun, çka e tërboi trajnerin Conte. Në anën tjetër, Juric u ankua te gjyqtari për protestat e kolegut të tij.
“E shihni çfarë faulli është?” – ka shpërthyer Conte.
Nuk ka qëndruar duarkryq Juric, i cili është ankuar te gjyqtari për reagimin e kolegut zikaltër.
Kjo i ka hedhur më tepër “benzinë zjarrit”, me Conte që është kundërpërgjigjur ashpër: “Juriç, mos na çaj k***n dhe mbylle gojën!”
Trajneri i Verona ka vijuar sherrin verbal: “Mbylle ti, po si guxon…”
Në fakt është dashur ndërhyrja e arbitrit të katërt të ndeshjes, që ka dëgjuar gjithçka, për të kthyer “paqen” mes dy trajnerëve dhe evituar ndonjë përplasje fizike, në kulmin e nervave.
keshtu pasurohen keta :
bejne sikur shahen dhe parate e basteve ne xhep
keshtu pasurohen keta :
bejne sikur shahen dhe parate e basteve ne xhep
duan të nënkuptojnë që nuk ishte e trukuar
boll konte boll se i dimë të gjitha
duan të nënkuptojnë që nuk ishte e trukuar
boll konte boll se i dimë të gjitha …