Kreu i diplomacisë europiane: "Srebrenica" një faqe e errët europiane, i papranueshëm lavdërimi i autorëve

11 Korrik 2020, 17:43Rajoni TEMA

Josep Borrell, kreu i diplomacisë europiane, e cilësoi atë që ndodhi në Srebrenicë 25 vjet më parë, si “faqen më të errët të historisë moderne europiane”.

“Faqja e errët e historisë moderne evropiane u shkrua në Srebrenica 25 vjet më parë. Në fillim të viteve 1990, integrimi evropian përparoi, dhe shtetet e ish-komunizmit iu drejtuan Perëndimit dhe Brukselit për të ndërtuar shoqëri demokratike paqësore dhe të prosperuara në kontinentin tonë. Luftërat dhe shkatërrimet që pasuan ndarjen e Jugosllavisë shkatërruan jetën e njerëzve në Ballkanin Perëndimor.

Në korrik 1995, në kodrat përreth Srebrenicës, më shumë se 8,000 njerëz, kryesisht djem dhe burra, u vranë sistematikisht. Populli i Srebrenicës, i cili mbështetej te Kombet e Bashkuara dhe statusi i qytetit si “zonë e mbrojtur”, përkundrazi, u bë viktimë e genocidit. Këto mizori para gjykatave ndërkombëtare u përcaktuan si gjenocid, dhe faktet e asaj që ndodhi janë të qarta për të gjithë ne sot”, tha Borrell në një kolanë tij dedikuar pikërisht Srebrenicës.

“Ne i kujtojmë ngjarjet në Srebrenicë si një pjesë tragjike të historisë sonë të përbashkët evropiane. Të mësuarit nga e kaluara do të thotë të përdorim atë që historia na ka mësuar; të ndërtojmë një të ardhme më të mirë bazuar në një kuptim të përbashkët të historisë sonë”.

Ai thekson se si spanjoll mund ta kuptojë mjaft mirë ndikimin shkatërrues të luftës dhe sa e vështirë është të përballesh me të kaluarën.

“Familja ime kujtoi gjallërisht ngjarjet e Luftës Civile Spanjolle dhe vuajtjet e atëhershme. Vetëm pas përfundimit të diktaturës në 1975, Spanja filloi të ndërtojë një komunitet të bazuar në pajtimin, demokracinë, lirinë. Perspektiva për t’u bashkuar me një projekt evropian ishte thelbësore për suksesin e Spanjës”, shkruan Borrel, i cili nuk pranon që për Srebrenciën të spekullohet nga ata që u përfshin në krim, deri në lavdërimin e autorëve.

“Njëzet e pesë vjet më pas,  Srebrenica po përballet me të kaluarën e saj dhe revizionizmi i fakteve historike dhe retorika nxitëse po bëjnë dëm. Lavdërimi i kriminelëve të luftës është i papranueshëm”, shkruan Borrell.

Ai kujton se ndërtimi i Bashkimit Evropian që në fillim është një projekt qëllimi i të cilit është të kapërcejnë tragjeditë e së kaluarës, dhe se integrimi i Ballkanit Perëndimor është një pjesë e rëndësishme e këtij projekti.

“Kur flasim për shtegun për në BE, ne theksojmë elementët kryesorë si sundimi i ligjit dhe bashkëpunimi rajonal. Këto nuk janë fraza ose teknika boshe”, shkruan Përfaqësuesi i Lartë i BE-së.

3 komente në “Kreu i diplomacisë europiane: “Srebrenica” një faqe e errët europiane, i papranueshëm lavdërimi i autorëve”

  1. Ilir says:

    Ja një spanjoll qe po flet drejt me ne fund…

  2. V.F.L.P says:

    Mbeshtetje ne forcat e tua , jo mbeshteje tek Kombet e Bashkuara.Kombet e Bashkuara nuk bien pothuaj se kurre ne nje mendje qe te ndihmojne.

  3. Iliria e bashkuar says:

    Europa pastron faqen e nxire kur te regullohet problemi i Shqiptarve ne Europe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje