Pse PD ka rënë në kurthin e Ramës

11 Korrik 2020, 10:52Politika TEMA

Nga Endri Tafani

PD ka rënë në kurthin e Ramës. Të dalësh kundër listave të hapura në një moment kur duket qartë që ka një vullnet popullor për ndryshim të Kodit Zgjedhor, do të thotë të pozicionohesh si një forcë politike antidemokratike që synon vetëm karrigen.

Me 7 janar, Nisma Thurrje dorëzoi në Kuvend një peticion me firmat e 50.000 qytetarëve me kërkesën për ndryshimin e Kodit Zgjedhor dhe kishte një draft për lista të hapura. Dukej qartë që kishte një vullnet të popullit për ndryshim.

Një javë më vonë, në 15 janar, PD ulet në tavolinë me PS dhe firmos marrëveshjen politike ku nuk flet fare për ndryshim sistemi dhe bie dakort me PS për t”a ruajtur atë siç është.

Justifikimi se sistemi është i mirë siç është dhe fundi i fundit nuk ka as kohë për te bërë ndryshimet kushtetuese ishte qesharak siç po e tregojnë dhe ngjarjet e fundit.

Kohë ka gjithmonë boll. Ashtu siç ndodhi në 2008 kur ndryshimet Kushtetuese u bene brenda natës. Ashtu sic po ta thotë troç tani Rama dhe Murrizi. Kohë ka gjithmonë.

E kam thënë më parë që PD duhet të insistonte në tavolinën politike të 15 janarit për ndryshime në Kodin Zgjedhor.

Duhet të ngulte këmbë aty dhe t”ua bënte të qartë shqiptarëve që ishte Rama që nuk i donte listat e hapura. Në këtë mënyrë loja e tanishme e Ramës do ishte evidente për të gjithë.

Në janar PD nuk veproi siç duhet dhe këshilltarët dhe analistët pranë saj e justifikonin atë qëndrim. Nuk duhej bërë. Shok i mirë është ai që të kritikon kur e ke gabim dhe jo ai që të justifikon për to.

Ironikisht tani PD del në sytë e qytetarëve si forcë antidemokratike që mendon vetëm për karrigen.

Shpresoj t’u ketë vlejtur si mësim. Nëse prapë nuk vënë mend por do përdorin justifikimin e radhës, atëherë bëjnë mirë të përgatiten dhe për justifikimin e radhës për humbjen në 2021.

5 komente në “Pse PD ka rënë në kurthin e Ramës”

  1. Z says:

    Pse PD ka rene ne kurthin e Rames? Pyetje me idiote dhe qe tregon se sa larg realitetit jane Shqiptaret! Te gjithe e ddime qe Luli pret levizjen e Rames per te bere levizjen e tij! Me mire nje kocke se hic!

  2. Politikan nga halli says:

    Nuk ka rene PD-ja ne kurthin e Rames. Nuk ka sesi nje parti e mbyllur pa demokraci te brendeshme pa vizion per te ardhmen, pa asnje virtyt njerzor te bjere ne kurth. Ajo thjesht ka rene ne nje grope ku askush perpiqet per ta ngritur. Hapja e konkurences politike eshte nje detyrim qe Rama dhe PS-ja ja kane ketij populli dhe si me te ndergjegjshem qe jane po e bejne.

  3. Loni says:

    Ku kane tru babalet mor aman…

  4. Www says:

    Sidoqoftë, ky tipi përpiqet të mbrojë lulkën dhe lulkat e tij, pasi nuk “duket sikur”, por është e ditur që lulka nuk ka dashur asnjëherë dhe nuk do lista të hapura.
    Po ashtu, PD, veç emrit nuk ka asgjë demokratike, jo sot, por që nga krijimi.

  5. PD says:

    Po cfare kurthi thua o xhan?!
    Saliu dhe kullufi qe shet per lider deri tani ishin poshte tavolines se Rames. Tani qe Rames si hyjne me ne pune as si lavire, ja la Murrizit poshte tavolines, ti bejne gojore atij.
    PDne e mbyten Mumja dhe kullufi qe shet per lider. Ka vdekur. Ne fund te fundit pasi e vodhen si parti, i vodhen emrin, e kaleruan me shpellaret, me Shkerdhen, Shkerdhite e kunat, ne fund e mbyten po vete. Po vete Sali kerma sic beri me ushtrine, me financat, me detin, me drejtesine, me Remazi Hoxhen dhe gjithe Shqiperine qe hodhi ne humneren e 1997 dhe sot qe eshte duke i dale shpirti nga bytha, bredh akoma me shishe benzine ne dore qe ta percelloje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje