Pronari i një lokali në zonën e Sukthit në Durrës është gjobitur me shumën e 1 mln lekëve të rinj pasi ka organizuar dasmë në lokalin e tij në kundërshtim me protokollet e sigurisë kundër koronavirusit.
Policia bën me dije se janë sekuestruar edhe pajisjet që përdoreshin për të bërë muzikë në ambientin e këtij lokali.
Njoftimi:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve për zbatimin e protokolleve të sigurisë nga subjektet e ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, proceduan penalisht shtetasin:
E. K., 39 vjeç, banues në Sukth, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë se në lokalin në pronësi të tij kishte organizuar dasmë, duke mos respektuar distancimin fizik ndërmjet personave, si dhe kishte prishur rendin dhe qetësinë publike me zhurmat e krijuara nga volumi i lartë i muzikës.
Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar pajisjet që përdoreshin për të bërë muzikë në ambientin e këtij lokali.
Ndërsa ISHSH-ja vendosi masë administrative 1.000.000 lekë, për këtë subjekt.
hahahahahhaha po me veglat muzikore cfare paten? Eshte njesoj sikur te sekuestrosh krevatin sepse aty jepte seks kundrejt pageses punetorja e seksit. Hajde polici idiote hajde.
Mos e merni seriozisht,ashtusi morem largimin e Ilir Metes nga presidenca per shkeljet e kushtetutes. Edhe ky i lokalit do coi ne vendin e duhur gjysmen e fitimit nga dasma dhe c’do gje do te jete ne rregull. Te gjitha kishin qene brenda rregullave,por s’ishte ne rregull metri me te cilin u maten distancat, Ishte ngaterruar cm me inxhin,
Ku eshte kjo policia te vije te kontrolloje zhurmen qe bejne lokalet
Brwnda pallateve apo ngjitur me to ne Sarande more aman. Dhe kur shkon i thua bejne si te forte e te tregojne orarin dhe deren. Duhet te shkosh tu thuash vete se policia ha e pi qyl ne keto lokale, ose ngroh xhepin, se ndryshe nuk ka si shpjegohet qe personat pronare apo menaxhere te ketyre lokaleve as qe pyesin per njeri. Vetem pushime nuk behen keshtu. Presim dhe turiste ne, genjeshter e madhe. Ketu eshte eshte vesh kujen.