A do të mbyllemi sërish për shkak të koronavirusit? Përgjigjet ministrja Manastirliu

13 Korrik 2020, 17:06Sociale TEMA

Me shtimin e rasteve pozitive me COVID-19 në vend, pyetja që po mundon qytetarët është nëse do të mbyllen sërish në karantinë apo jo.

Ministrja Manastirliu e ftuar në “Top Talk” ka folur pikërisht për dilemat e mbylljes, duke u shprehur se nuk parashikohet një mbyllje, por se gjithësesi duke parë numrin e lartë të rasteve ekspertët e shëndetësisë po bëjnë vlerësim dinamik në terren.

“Nuk parashikojmë mbyllje, por do ketë vlerësim dinamik gjithsesi nga ekspertët. 

Por dua të theksoj ndërgjegjësimin e individit në raport me situatën. Është ky një apel që duhet bërë nga të gjithë edhe nga mediat.

Qytetarët duhet ta kuptojnë përmasën e situatës. Ju bëj thirrje qytetarëve të mbajnë maskë në ambientet e mbyllura”, tha ajo

1 komente në “A do të mbyllemi sërish për shkak të koronavirusit? Përgjigjet ministrja Manastirliu”

  1. KORÇARI says:

    Po guxovi të bëjë mbyllje, do nisë vallja e Beogradit , e cila më tej do ti marë të gjithë zvarrë , sepse shkaku mund të jetë mbyllja, por do dalë më pas tallja e korrupsioneve, PPP-të, dhurimi i Jugut, vjedhjet etj , dhe këtë e dnë mirë atje lart, e dinë se nqs ndizet shkëndija e parë, është çështje kohë të gjigandohet Zjarri !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje