Veliaj inspekton punimet për transformimin e Bulevardit “Zogu I”: Do të jetë rruga më me vlerë në Tiranë”

13 Korrik 2020, 13:41Sociale TEMA

Bulevardi “Zogu I” po merr një pamje të re dhe brenda vitit do të transformohet në një hapësirë të madhe publike, me sheshe e fasada të unifikuara në të dyja anët. Një investim i cili pritet t’i japë një impuls ekonomik të gjithë zonës, që lidhet me Bulevardin e Ri. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj inspektoi sot punimet në terren dhe falenderoi qytetarët për bashkëpunimin.

“Ky është një nga projektet më të vështira të Bashkisë së Tiranës. Nëse Bulevardi i Ri ishte një hapësirë e pabanuar, ku çdo gjë mund të bëhej nga e para, kjo është një zonë e banuar prej vitesh, ku janë bërë improvizime – dikush një tendë, një tjetër një shtesë apo një sajesë mbi çati. Por, ka ardhur koha të kemi uniformitet, ndaj falenderoj 99% të banorëve që janë treguar bashkëpunues”, tha Veliaj.

Ai theksoi se shumica e do progresin dhe të bukurën, prandaj shprehu besimin se edhe ajo pakicë e vogël do të bëhet bashkëpunuese. “Për sa kohë që shumica do progresin, do të bukurën, estetikën, do të duhet që të bashkëpunojmë të gjithë. Me ligj fasadat janë pronë e Bashkisë së Tiranës – ti ke pronë private pjesën brenda të shtëpisë, por fasada është pronë e bashkisë. Ndaj, për sa kohë që bashkia, institucionet publike dhe 99% e banorëve bashkëpunojnë, jam i sigurt se edhe ai 1% i mbetur do jetë pjesë e këtij bashkëpunimi”, nënvizoi kryebashkiaku.

Projekti i Bulevardit “Zogu I” është konceptuar si një miks hapësirash publike, ku nuk do të mungojnë edhe aktivitetet ekonomike. “Kemi fituar një pafundësi hapësirash. Mjafton të shihni me sy të lirë se vetëm nga heqja e kangjellave te Ministria e Drejtësisë, te Fakulteti i Shkencave dhe te materniteti i vjetër i Tiranës, kemi fituar disa hapësira. Njerëzit do të shikojnë një kombinim mes një bulevardi totalisht të transformuar dhe një rruge me kalldrëm modern; do të shohin dyfishim të trotuareve, sepse duam që të ketë një rrugë shopping-u, një hapësirë ku qytetarët të kenë mundësi të pinë një kafe, të konsumojnë produkte të ndryshme, të ulen e të hanë në një restorant. Do të jetë ndoshta rruga më me vlerë në qytet”, tha ai.

Ndërkaq, projekti i ri krijon edhe një lidhje mes Bulevardit “Zogu I” dhe Bulevardit të Ri, ku do zhvendosen institucionet dhe bizneset e mëdha të vendit. “Do kemi një lidhje me Bulevardin e Ri, pasi deri dje ishin si dy hapësira me cilësi ndryshe nga njëra-tjetra. Tani cilësia është e njëjtë, ndaj nuk do të dallohet fare kur kalojmë nga pjesa e Tiranës së vjetër tek ajo e Tiranës së Re. Tirana ka 100 vite me këtë bulevard, e tani do ketë 100 vite të tjera me një bulevard totalisht të transformuar. Në gjysmën e dytë të vitit, kur do të nisë zhvillimi në zonën e Bulevardit të Ri, me zhvendosjen e zyrave, bankave, institucioneve dhe korporatave të vendit, besoj se Bulevardi “Zogu I” do të jetë një pikë takimi i shkëlqyer mes polit të Tiranës rezidenciale dhe polit të Tiranës Fin-Tech”, tha Veliaj.

Ai shtoi se Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me familjen mbretërore, do të realizojë zhvendosjen e monumentit të Ahmet Zogut në një hapësirë më dinjitoze. “Ne do të kemi një zhvendosje, e dakordësuar kjo edhe me familjen mbretërore, të monumentit të Ahmet Zogut, në një prej shesheve që krijohen përgjatë bulevardit”, sqaroi Veliaj.

Kryebashkiaku siguroi të studentët se ashtu siç Fakulteti i Shkencave të Natyrës fitoi një hapësirë të re nga heqja e kangjellave, ashtu do të transformohen edhe fakultetet e tjera. Projekti parashikon rehabilitimin e 34 objekte dhe fasadave përreth Bulevardit. Aty do të mbillen edhe pemë të larta, lule e shkurre dekorative, për t’i dhënë një pamje krejt tjetër të gjithë zonës.

6 komente në “Veliaj inspekton punimet për transformimin e Bulevardit “Zogu I”: Do të jetë rruga më me vlerë në Tiranë””

  1. Bravoooooo Erjon Veliaj ! ❤??✍?? , por ama ? parardhesi yt Luli Basha , vertet 4 vjet ne krye te Bashkise Tirane fjeti gjume dhe nuk boni asgjo , por ? “ndertoi Tramin Kinostudio – Kombinat” dhe tani i rre menja me u bo kryeminister ??? duke “harrue Rrugene Kombit , shitjen e detit Greqise , 4 Martiret e Deshmoreve te Kombit , vjedhjet ne Bashkine Tirane , vjedhjen e votave kur u bo kryebashkiak i Tiranes

  2. Sa punëtor ky Eri.. says:

    Sa punëtor ky Lalka…
    Po mbulon mutin me shurrë.
    E bëri Rama dhe tha do jetë i pavdekshëm si Blv, hapni arkivat.
    Dhe del ky tani rikonstrumsion total pa kaluar 15 vjet hap nje gropë dhe hedh 20 milionë €.
    Aaaaapoo nuk bëhet Rilindje me 99 joooo.
    Si duket këta po behen gati për rotacion dhe mqs Rama po ikën ky do me i zu vendin.
    Nderojini dhe enrin PS
    Bëjani Partia e 99.
    Dhe mqs te gjithë janë te te 99-tave ftoni dhe Saliun,Ilirin, Monikën Lulin dhe kompani.
    Dhe bëhuni partia e varfërimin dhe shkatërrimit te Shqiptarëve

  3. On says:

    40 milion km beje…..

  4. spata says:

    Nuk kuptoj konceptin se kujti duhet ti vihet emri nje rruge ,parku ,sheshi apo statuje . Zogu i I ,heroj i demokracise ,sheshi NenTereza ,rruga Bardhyl,N.Frasheri ,Universiteti I .Qemali , pazari i camit e shume e shume te tjera .Sigurishte qe me pas doti takoje ,large qofte kur te na lere Saliu ,Meta ,Rama ,Luli ,Mona e Nano .Statuje ne krahe te Skenderbeut e Saliut me mbishkrimin . Shateroj komunizmin me te eger ne planet .Parku me peme floriri per nder te Metes . Nje dem qe nga penisi rrjedh bira Tirana ,ne nder te Rames . Nje buste burri me pantallona te grisura ne te ndenjura ,pernder te Lulit. Nje bust ku nje grua nudo digjet per popullin ,per nder te Monikes , dhe nje shishe e madhe Dimal ku na gryka dalin cigaret puro Havana ne nder te Nanos .E keshtu ata qe do te ringjallen pas 3 shekujsh do te hutohen me keto mbrekulli te botes shqiptare .

  5. KAPTERR BUJAR ÇIBANI says:

    LALI ZDROMSI LEKU, TË QIFJA RRACËN HAKDUT I QELBUR.
    TI O SHKËRDHATË DUHESH VARUR NË LITAR QË PAGUAN KURVAT ME LEKËT TONA , BYTHQIRË I SORRËS SË ZEZË QË AS XHEBRAILI NUK E DO ,POR NA I LA PESHQESH KËTU NË TOKË.
    TI ,RAMA ,BALLUKU, SPIROPALI, SALI MUTI, LIKE FLORIRI, LLUSH SHALËTYMI , DAMIAN GJIKNURI, AHMETAJ, DUHET T’JU LIDHËSH ME NËNJË MUR DHE T’JU RRAHËSH ME SHKOP PE THANE TË LAGUR, ÇDO DITË, DHE PASTAJ NË PLAGË T’JU HEDHËSH KRIPË TË TRASHË ,LIMON DHE UTHULL.
    JA KËTË MERITONI JU SHKËRDHATA…

  6. pa vlere says:

    Jeni bere dhe ju si Berisha njehere e nje kohe.
    Si thoshte E.Rama atehere per Berishen; rruge, rruge, rruge..
    Tani qe ta freskojme pak memorjen, ai bulevard u be nga Edi Rama dhe nuk zuri vend asnjehere.
    Natyrisht qe nuk u be lire!
    Gjate gjithe kohes ka patur probleme. Gjithmone!
    Edi Rama thoshte eshte ne garanci per 20 vjet. Dhe sapo mbaroi garancia, behet prape I ri nga socialistet.
    Kesaj radhe nga usta Veliaj!
    E keqja eshte se ketu asnjeri nuk denoncon vjedhjet e paraardhesit.
    Shembull: vjedhjet e tmerrshme dhe pakufi te Xhelal Mziut. Vjen kryebashkiaku socialist dhe fillon tenderat e rinj te rrugeve skandaloze (qe kane kushtuar miliona euro), per ti bere perseri duke mbuluar pergjithmone vjedhjet e paraardhesit!
    Per tu kthyer te z.Veliaj, nuk e imagjinoj qe te denoncoje paraardhesit, por nuk e kuptoj; perse I zgjasni kaq shume punimet, si psh parku rinia, apo bulevardi, etj .. thjesht qe te rrisni vleren e tenderave?!?
    Sepse qe punohet shume pak, ate e shikojme perdite dhe nuk eshte e nevojshme te pyesesh askend!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje