FOTOT: Drini i Zi, atraksion i ri turistik

13 Korrik 2020, 10:01Turizëm TEMA
FOTOT: Drini i Zi, atraksion i ri turistik

Turistë vendas dhe të huaj po zgjedhin Drinin e Zi si një destinacion turistik për t’u eksploruar.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka publikuar pamje nga ky atraksion turistik teksa shprehet se edhe pse është ende pak i njohur, vizitorët po shtohen nga dita në ditë.

“Drini i Zi buron prej Shën Naumi në Maqedoni dhe ngjitet lart duke gjarpëruar me shumë degëzime nëpër fshatrat e Dibrës, duke krijuar panorama të mrekullueshme”, shprehet Klosi.

Drini i Zi buron nga Liqeni i Ohrit, nga një lartësi mbidetare prej 695 m, ndërsa del nga territori i Maqedonisë së Veriut në afërsi të qytetit të Dibrës në lartësi mbidetare 476 m. Gjatësia e përgjithshme e lumit është 149 km, dhe brenda Maqedonisë së Veriut lumi është i gjatë 56 km.

Lumi rrjedh në veri në drejtim të qytetit të Dibrës në një zonë malore, ku pastaj e shënon një pjesë të kufirit të Maqedonisë së Veriut – Shqipëri, për të kaluar pastaj në territorin e Shqipërisë. Pranë qytetit të Kukësit Drini i Zi bashkohet me Drinin e Bardhë duke formuar lumin e bashkuar Drini që ka derdhje në Detin Adriatik.

1 komente në “FOTOT: Drini i Zi, atraksion i ri turistik”

  1. Hija says:

    Antraks turistik?!?!?!?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje