Gjermanët, për një politikë më të rreptë të azilit në BE

13 Korrik 2020, 22:45Bota TEMA

Sipas një sondazhi të publikuar nga gazeta gjermane Welt am Sonntag, shumica e qytetarëve gjermanë mbështesin një politikë më të rreptë të Bashkimit Evropian kur bëhet fjalë për dhënien e azilit dhe dëshirojnë të parandalojnë hyrjen e paligjshme të azilantëve në BE.

Sipas gazetës, 59 përqind e të anketuarve votuan në favor të ndryshimeve në sistemin e përbashkët të azilit të BE-së, gjë që do t’i parandalonte azilkërkuesit të hynin në territorin e Unionit në mënyrë të paligjshme në të ardhmen.

Në vend të kësaj, pjesa më e rrezikuar e asaj popullate do të sillet direkt nga kampet e refugjatëve në rajone të krizave, raporton portalit Politico i Brukselit.

Një skenar i tillë u kundërshtua nga 30 përqind e të anketuarve, ndërsa 11 përqind ishin të pavendosur.

Aktualisht nuk ka një konsensus më të gjerë në BE për një politikë të përbashkët të imigracionit, shkruan portali, duke përmendur se, nga të gjitha vendet anëtare të BE-së, Gjermania ka marrë numrin më të madh të azilkërkuesve nga kampet e refugjatëve në Turqi.

2 komente në “Gjermanët, për një politikë më të rreptë të azilit në BE”

  1. american16al says:

    U merziten shpejt gjermanet me emigrantet , !!! Na cane bbythen me moral per te mbeshtetur refugjatet muslimane..!!!Le te vazhdoje ti marre e tu shikoje hajrin..

  2. altin isufi says:

    Tani u kujtuan gjermanet per rregulla me te forta azili????? Kur u mbush gjermania me arab?????Do ta shohim racen ne zhdukje gjermane pas disa dekadash, kur do mbizoteroje ngjyra e erret e lekures.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje