Tmerri i Vlorës me katër emra nuk vë mend dhe kërcënon gardianët, e pëson rënd

13 Korrik 2020, 00:30Kronika TEMA

Klejvis Gjahtari, Erion Gjatari, Eri Gjata apo Erion Sula, i cili ka shumë emra të ndryshëm së fundmi është dënuar me mbikëqyrje të veçantë për një periudhë 3-mujore, pasi ka kërcënuar gardianët e institucionit ku vuante dënimet e tij.

Në vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier, sipas të cilit, gjyqtari i çështjes e cilësoi si të ligjshme kërkesën e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Tiranë, Agim Ismaili, për kalimin nën regjimin e mbikëqyrjes së veçantë për këtë person për një periudhë 3-mujore.

Mësohet se shkak për këtë vendim është bërë pasi, Gjahtari ka kërcënuar dhe tentuar të godasë fizikisht një punonjës të burgut, në momentin kur ky I fundit nuk ka pranuar kërkesat e njëpasnjëshme të të pandehurit Brenda ambienteve ku ai vuan dënimin.

Duke pasur edhe mbështetjen e të burgosurve të tjerë, Gjahtari jo vetëm e ka kanosur dhe fyer punonjësin e shërbimit, por ka tentuar edhe ta godasë atë me një mjet të ftohtë që e mbante në dhomën e tij.

Menjëherë, ndaj të burgosurit Gjahtari janë ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura procedimore, dhe pas vlerësimit të të gjitha veprimeve dhe shkeljeve ligjore të kryera prej, në cënim të rendit dhe sigurisë së institucionit të vuajtjes së dënimit ku ai qëndronte, është parë e arsyeshme kalimi në mbikëqyrje të veçantë në I.E.V.P Fier për një periudhë 3-mujore.

I arratisur pesë vite më parë nga burgu, Klevis Gjahtari, i cili kishte në përdorim edhe tre emra të tjerë, ishte në kërkim për një sërë veprash të rënda penale, që nga vrasja, plagosja, pengmarrja e grabitjet me armë, u arrestuar disa muaj më parë në zonën e ‘Ujit të Ftohtë’ në Vlorë.

CV-ja e pasur kriminale e Klejvis Gjahtarit

Rezulton se vetëm gjatë vitit 2016, ai ka kryer një sërë veprash të rënda penale, kryesisht tek Uji i Ftohtë, zonë të cilën e njihte mjaft mirë, për shkak se jetonte aty pranë.

Sipas Policisë, Klevis Gjahtari është dënuar me 4 vite e 10 muaj burg nga Gjykata e Vlorës, por ai ka mundur të largohet nga burgu i Kavajës, pas dënimit për “armëmbajtje pa leje” dhe “kanosje”.

Largimi i tij nga vendi i qëndrimit në Kavajë, përpara se të transportohej në qeli, ka ardhur në rrethana ende të paqarta nga policia.

Para se të merrte dënimin e mësipërm, gjatë një seance gjyqësore të zhvilluar në Vlorë, në tetor të vitit 2011, ai ka kërcënuar trupën gjykuese të drejtuar në atë kohë nga ish-kreu i Gjykatës së Vlorës, Artur Malaj.

Në maj të vitit 2016, është autor i ngjarjes së ndodhur në ‘Plazhin e Ri’, ku në bashkëpunim me shtetasit D.Rrapaj dhe A.Gjatari, kanë marrë me forcë në mjetin e tyre shtetasin Y.K., duke e kanosur atë me armë zjarri.

Sipas Policisë, Klevis Gjahtari është autor i ngjarjes së ndodhur në tetor të vitit 2016 në lagjen “Pavarësia”, ku për motive të dobëta, në një lokal ka plagosur me armë zjarri shtetasin F.M.

Po në tetor të vitit të kaluar, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, në bashkëpunim me shtetasin O.Shehu, i kanë vjedhur me dhunë shtetasit F.M. automjetin tip “Audi” dhe kanë tentuar ta vrasin atë me armë zjarri.

Policia e Vlorës bëri të ditur se është dokumentuar edhe ngjarja e ndodhur në dhjetor të vitit 2016, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, ku Gjahtari në bashkëpunim me persona të tjerë, i ka marrë me dhunë në rrugë shtetasit V.F. automjetin tip “Benz” në pronësi të këtij të fundit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje