Fotoja që po bën xhiron e rrjetit: Trump e vendosi maskën gabim?

14 Korrik 2020, 14:18Bota TEMA

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump është shfaqur për herë të parë në publik me maskë. Megjithatë, një foto që po qarkullon së fundmi në rrjet tregon se kreu i Shtëpisë së Bardhë nuk e kishte vënë maskën në mënyrë të saktë.

Në foto duket Trump me maskën vënë, gjatë vizitës në një spital ushtarak, por në fakt hundën e ka lënë të zbuluar. Gjithsesi, mbetet ende për t’u vërtetuar nëse fotoja e shkrepur nga vizita në spital është e “paprekur”.

Ngjyrat nuk duken si duhet, cilësia e figurës është shumë e dobët, dhe profili i gojës e mjekrës nuk duken si duhet.

Ne kemi përdorur mjete të specializuara të kërkimit në internet për të zbuluar se nga e ka origjinën fotografia, por nuk shfaqet në asnjë uebsajt lajmesh. Me sa mund të themi, ajo është përhapur vetëm në mediat sociale, shkruan BBC.

1 komente në “Fotoja që po bën xhiron e rrjetit: Trump e vendosi maskën gabim?”

  1. Cabal EU says:

    Ehe, sa jan gzu dobicat e Obames qe flasin shqip…lol!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje