Ish-këshilltari për Siguri Kombëtare i Donald Trump, John Bolton, tha për BIRN se Serbia dhe Kosova mund të jenë tërhequr nga një pikë ku një marrëveshje për t’i rregulluar marrëdhëniet mes tyre ishte afër për t’u arritur. Frika e shoqëruar nga një shkëmbim i mundshëm i territoreve është “e ekzagjeruar”, tha ai, dhe zbuloi se zyrtarë “seriozë” evropianë ishin duke shikuar në këtë ide.
Nga Ivan Angelovski
BIRN u ul për të biseduar me John Bolton të premten, më 10 korrik, pas publikimit të librit të tij shpërthyes në fund të qershorit “Dhoma në të cilën ndodhi” që ka të bëjë me kohën e tij në Shtëpinë e Bardhë.
Dialogu Kosovë- Serbi pritej të rifillonte të shtunën (më 27 qershor) por kjo u shty për shkak të Samitit të 10 korrikut në Paris. A mendoni se dialogu do të sjellë ndonjë rezultat?
Sigurisht duket se palët janë tërhequr nga qëndrimet në të cilat ka pasur një pritje më të madhe se ato do të mund t’i afrojnë dallimet dhe mund të ndodhte që të kishim një mundësi t’i shohim çështjet të adresuara por tani është e mundur që ta kemi humbur këtë mundësi.
Por unë mendoj se koha e ka bërë të qartë për të dyja palët se nuk do të mund të arrijnë përparim në sferat e tyre respektive derisa problemet të zgjidhen në mënyrë të kënaqshme.
Ju keni thënë se ideja për shkëmbim territoresh (mes Kosovës dhe Serbisë) ishte e pranueshme për administratën e SHBA-ve…
Unë u pyeta për këtë dhe përgjigja që dhashë ishte politika e administratës (së Trump)- se nëse vet palët ndjejnë se si pjesë e një zgjidhjeje të përgjithshme do të kishte kuptim përshtatja e territoreve, Shtetet e Bashkuara do ta mbështesnin atë. Dhe unë mendoj se kjo politikë është një qasje e shëndoshë.
(Ish- sekretari amerikan i Shtetit) James Baker dikur ka thënë rreth kontestit Izraelito- Arab: nuk mund ta duam paqen më shumë se vet palët. Nëse Kosova e Serbia do të pajtoheshin për shkëmbim territoresh si pjesë e një zgjidhjeje të përgjithshme, a munden që dikush nga jashtë qoftë nga Shtetet e Bashkuara apo diku në Evropë, t’u thotë atyre që kjo zgjidhje nuk është e kënaqshme? Unë nuk mendoj kështu.
(Emisari i Trump për dialogun Kosovë – Serbi) Richard Grenell ka thënë se kjo në fakt ishte ideja juaj…
Ai në të vërtetë nuk e di se për çka po flet. Në kohën për të cilën po bëhet fjalë edhe evropianët ishin duke shikuar në këtë opsion, dhe disa nga ta patën saktësisht të njëjtën pikëpamje. Unë e kuptoj brengën e të tjerëve në Ballkan se nëse ndryshohen disa kufij të gjithë kufijtë tjerë janë në rrezik. E kuptoj çka po thonë ata por mendoj se kjo frikë është e ekzagjeruar.
Dhe sërish, unë parashtrova pyetjen: cila është alternativa? Nëse palët arrijnë vet një marrëveshje, a do të ndërhyjë Evropa e t’u thotë “Jo jo, kjo zgjidhje nuk është e mirë për ne”? Nuk mendoj kështu. T’u thuash palëve se nuk mund të shikoni në rrugë të ndryshme në përpjekje për të arritur marrëveshje paqësore.
Brenda Kosovës, brenda Serbisë një shkëmbim territoresh do të ishte kundërthënës te të dyja palët, por qartësisht për arsye të ndryshme. Por nëse liderët menduan se kjo ishte mënyra për të arritur marrëveshje dhe mund t’i bindin parlamentet respektive, unë nuk mund ta kuptoj se të tjerët nga jashtë thonë se nuk do t’ju lejojmë ta bëni këtë.
Thatë se keni folur me “evropianë seriozë, sikur Tony Blair, që ishin përfshirë në këtë përpjekje”. Në çfarë cilësie po fliste Tony Blair me ju?
Ai ka një institut që merret me zgjidhjen e kontesteve ndërkombëtare, por ne gjithashtu kemi folur me përfaqësues të qeverive evropiane. Bashkimi Evropian, siç ndodh shpesh, nuk ishte unanim në këtë pikëpamje, por kishte evropianë mjaft seriozë që i bindën ekspertët e Departamentit të Shtetit dhe Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve, se ia vlente që ta lejonim që procesi të ecte.
Ne ishim larg të qenit të sigurt se, me të gjitha pengesat tjera, do të mund të arrihej një marrëveshje totale, dhe siç mund ta shohim sot kjo nuk ndodhi, por përparimi i negociatave nuk u prek negativisht nga ideja e shkëmbimit të territoreve. Kjo krijoi hapësirë për Serbinë dhe Kosovën që të eksplorojnë më tutje. Dhe, e dini, dështimi është gjithmonë një mundësi dhe dështimi është ajo çka kemi këtu. Dështim i vazhdueshëm.
Por pse Tony Blair do të ishte i interesuar në këtë? A e pagoi dikush për të lobuar për njërën ose palën tjetër?
Jo, nuk mendoj se ai po përfaqësonte dikë përveç institutit, ai ka qenë i përfshirë në procesin paqësor në Lindjen e Mesme, ka qenë i përfshirë në negociata tjera ndërkombëtare, qartësisht diçka për të cilën ai ka përvojë gjatë kohës sa i ishte kryeministër (i Mbretërisë së Bashkuar), dhe ishte menduar, mendoj si nga Serbia ashtu edhe nga Kosova se do të ndihmonte në disa kanale joformale që diskutimet të vazhdonin.
Arsyeja pse po ju pyes është sepse ai ishte këshilltar i Aleksandar Vuçiqit, dhe nuk e dimë se si ishte paguar. Pra është logjike të mendosh se Tony Blair nuk do të bënte diçka gratis.
Nuk e di, mendoj se instituti i tij bën punë gratis por nuk e kam pyetur për faturën financiare kur kemi biseduar. Kurrë nuk e kam pyetur.
A është Ballkani i parëndësishëm për administratën Trump?
Jo, mendoj përkundrazi. Mendoj se jemi fokusuar në përpjekjet e bëra nga Rusia për të shkaktuar probleme në Ballkan. Jo domosdoshmërisht për t’u kthyer në ditët e Luftës së Ftohtë por qartësisht për ta shtrirë dhe forcuar ndikimin rus në rajon i cili mendoj se do t’i dëmtonte interesat amerikane, por edhe interesat e vet shteteve të Ballkanit.
Ju asnjëherë nuk e vizituar rajonin.
Shpresoja shumë ta bëja këtë sepse mendoja se kishte mundësi për një marrëveshje ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, por ka shumë vende ku nuk kam shkuar. Dhe shumicën e kritikave që i kam marrë si Këshilltar i Sigurisë Kombëtare ishte se po udhëtoja në shumë vende. Kjo ishte një zonë e cila konsideroja se nuk po merrte vëmendje adekuate amerikane në administratën Trump dhe në administratën Obama më parë.
Pra, nëse do të kisha qëndruar më gjatë, mendoj se mund t’ju garantoj që do të merrte më shumë vëmendje.
Një gjë që nuk e përmendni në librin tuaj është grusht-shteti i dyshuar në Mal të Zi (në vitin 2016). Nëse Rusia tentoi ta rrëzojë një qeveri evropiane, mund ta imagjinoj se kjo do të kishte qenë një pjesë e rëndësishme e një libri që merret me marrëdhënie ndërkombëtare. Mendoni se grushtshteti në fakt nuk ka ndodhur?
Shikoni, mendoj se ekzistojnë gjithfarëlloj aktivitetesh të mundshme të rusëve në Ballkan që shkaktojnë shqetësime të mëdha. Ka rrëfime rreth pagesave të politikanëve evropianë nga ana e rusëve por edhe në shumë fusha tjera. E dimë që rusët kanë provuar të ndërhyjnë në zgjedhjet e Amerikës kështu që nuk kam ndonjë dyshim rreth përpjekjeve të rusëve për ta rishpërndarë ndikimin e tyre në vendet në të cilat gjatë ekzistencës së Bashkimit Sovjetik e kishin këtë ndikim.
Shikoni historinë dhe shikoni gjeografinë e Ballkanit, nuk ka dyshim se rajoni është një shënjestër dhe kjo është një shqetësim i madh për mua.
Marrëveshja Greqi – Maqedoni e vitit 2018 ndodhi në kohën tuaj. Cili ka qenë roli juaj në këtë, nëse keni pasur ndonjë rol?
Roli im personal ka qenë shumë i vogël, por kjo ishte një mundësi që të takohem me ministrin e jashtëm të Greqisë i cili mendoj se ka punuar fort nga pala e tij që kjo çështje të zgjidhet. Kjo u zgjidh dhe pastaj qeveritë ranë, ndoshta për shkak të kësaj çështjeje të emrit e cila ishte shumë e ndjeshme në të dyja vendet.
Por për mua kjo ishte një lloj shembulli: ky ishte një kontest që ekzistonte që nga shpërbërja e Jugosllavisë. Më kujtohen ditët kur erdhëm tek emri “Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë (FYROM) i cili ishte qesharak, thënë më së buti. Njerëzit duhej të ishin në gjendje ta bënin këtë.
Kjo mori shumë kohë. Kishte çështje të rëndësishme nga të dyja palët. por erdhi deri te një zgjidhje e suksesshme e cila më thotë se nuk ka arsye pse edhe problemi Serbi-Kosovë nuk mund të zgjidhet. Një nga arsyet kam menduar se ndoshta koha si tërësi po zhvendosej në Ballkan dhe duhet të jemi optimistë dhe të përpiqemi ta kapim mundësinë.
Duket se Bashkimi Evropian e ka lënë anash SHBA-në pas asaj “mundësie fotografimi” të dështuar, siç e quani takimin që nuk u mbajt kurrë në Shtëpinë e Bardhë me Grenell. Çka mendoni, a është SHBA tani e lënë anash?
Mendoj sinqerisht se jemi në periudhë të fushatës zgjedhore këtu për katër muajt e ardhshëm. Një pjesë e madhe e botës do të mbetet e anashkaluar në përpjekje për t’u fokusuar në atë se kush fiton në nëntor. Mundtë jetë edhe për shkak të telasheve të Hashim Thaçit me Tribunalin që duhet të zgjidhet më shumë diçka më përpara se diçka të bëhet e mundshme në të ardhmen.
Si e shihni kohën e publikimit të kësaj aktakuze? Që kjo ndodhi pak përpara atij takimi në Shtëpinë e Bardhë? A ishte kjo pjesë e asaj që BE tentonte t’i lë anash Shtetet e Bashkuara?
Nuk kam ndonjë dëshmi për këtë. Nëse do të kishte dëshmi, do të doja ta dija. Shikoni, ka të tillë në Bashkimin Evropian që nuk i duan Shtetet e Bashkuara të jenë të përfshira në asgjë në Ballkan dhe e gjitha që mund të them është se më vjen keq për këtë, ne kemi një interes atje, ne metë vërtetë kemi interes që të shohim stabilitet në Ballkan. Ne do të donim të punojmë me Bashkimin Evropian dhe ne nuk pajtohemi domosdoshmërisht vetëm BE e di cilat janë përgjigjet.
A e ka humbur Vuçiq tani aleatin më të madh?
Nuk mendoj se është humbur ndonjë gjë. Mendoj se jemi thjesht në një periudhë kur shumë përpjekje në botë do të mbesin anash.
Duke lexuar librin tuaj, duket se gjithçka që Trump bën ndërkombëtarisht disi luhet në dorën e rusëve. A është e njëjta gjë edhe me Ballkanin?
Mendoj se ai nuk i bën gjërat në mënyrë sistematike. Nuk mendoj se ai e kupton plotësisht cilat interesa amerikane janë në rrezik në shumë konflikte dhe mendoj se Ballkani është një zonë komplekse të cilën ai asnjëherë nuk e ka studiuar me shumë kujdes. Prandaj Ballkani nuk mori kurrë vëmendjen adekuate. Por ajo që iu tha këshilltarëve ishte se, për shkak se Amerika ka interesa të rëndësishme atje, ne duhet të përpiqeshim t’i plotësonim.
Kur do vij aji moment qe kjo administraze idjote te qerrohet nga politikberja amerikane! Ketyre po u plas zemra qe nuk po ndahet kosova!? Kosova eshte shtet i pavarur! Nese nuk e njeh Serbia pune e madhe! Nese Evropando ta fus serbine ne BE le ta fus poqese e la Kroacia! Njr byth Maqedonia per nje mut emer dhe beri namin ndersa Kosoves i dueht dhene territor! Le ta kerkoj Kosova si kush qe te fizoj dicka sic thote serbi e ti matr presheven dhe bujanocin si kusht per ta njohur Serbine!? Pse jo? Kur eshte ok qe serbia te kete kerkesa te tilla perse jo koaova?!! Evrope kurva keshtu ka qene pro serbeve histirikisht! Kujtoni ngjarjet e vizit 1912 e para e pas tij te kuptoni sesa te poshter kane qene serbet e greket qe donin ta coptonin shqiperine dule ardh ne durrrs serbet e greket duke bllokuat nga deti Vloren dhe qeverinebe te madhit Ismail qemali! E kur mendon sesa gjak eshte derdhur atehere e aot dalin ca plehta si thaci e rama dhe i lepin bythen nje koqe si vucic thjesht se ua kanr zene koqet me dere si te korruptuar dhe kriminele! Mutrit!!?por po i lane kosocaret le ta coptojne kasoven dhe ne tr semes vafshin edhe ata! Por nuk e besoj! Beni marrevshje me serbet menreciprocitetbpor jo per kufinj!
Tony Blair eshte keshilltar i Rames, gjthashtu. Si me Vucicn dhe Ramucin , Tony Blair tall bithen me ta dhe ngroh xhepat me taksat e shqipka reve te varfer.
–
Sa per Koqoven, a puna e tyre, kane flamurin e tyre, gjuhen e tyre, fene e tyre , kulturen e traditen e tyre.Cpune ken ju arnautet e Edroganit me Koqoven e Turqise-Serbise?!
Jevgjiti mou…mos i “qaj” hallin Kosoves e Albaneve…por Haxhiut te Sofies qe po ju kthen Erdogani ne…hale..(megjithese era m…vinte qe kur e kishit ju gabelt e Anadollit per Kishe)…..dhe jo vetem kaq..kini mendjes se mos ju vij ne Selanik se e ka ndare mendjen..tju ja shkerdhej…Gjyshet Mamat..Grate e Motrat…si dikur kur ju shkrrdhyen 500 vjet…qe nuk lane kembeleshe te Egjeut pa “biruar”….te fala matufit…
Haha po dalin petet e lakrorit hapur tani …u!!
Jo more qfar, pas asaj ideje jan deklaruar akardemiket koqevar Daciq dhe Qosiq, hiqja edhe ndonje hajn farmerkash, kryetar komune, dhe anal-ist.
Ideja e shkembimit të territoreve del se paska qenë e Serbve dhe disa Evropianve! Këta per te fshehur doren që hedh gurin vendosen në levizje “mbeshtetsit” dhe agjentet e tyre në Kosove e Shqipëri per te akuzuar Shqiptaret dhe USA per tradheti, e per te sabotuar tryezen e bisedimeve ! Kjo shpjegon edhe akuzat ndaj Thacit dhe UCK! Te Fala Albin Kurtit dhe Sali Berishes…
tonyn ndihmoj ne çlirimin e kosoves tani donte shkembimin e saj t’i kthente borxhin serbis loje me 2 porta keshilltari i edvinoviç
Alan Campbell nuk ka qene keshilltari i Toni Bler qe nga 2003-shi. Po per Toni qelbesiren i kam dy fjale. Ky nazist i ndyre u ka derguar policet naten familjeve me femije te vegjel te emigranteve dhe i ka kthyer koli ne vendet e tyre. Tamam si gjermanet merrnin cifutet. I merrte naten vetem me rrobat e trupit dhe i dergonte me avione te qelbur me gardiane burgu dhe i kthente ne vendet e origjines. Kete ma kane thene shume familje shqiptare qe jane terrorizuar nga policia e Toni Blerit.
Toni eshte socialist – marksist si Rama…ose pjelle e komunizmit si socialistet, innit?
Anglezet moterqir si historikisht , e mori dhe ky drogmeni jon keshilltar ca koh , tipik shkerdhat e degjenerume hecin me teorin antishqiptarve nacionalizmi streha maskarenjve , ky salopari qe morem me thonj te pa prer nga parisi dhe e bem kryetarin e partis fashiste te rilindjes , ky hecen me kto teori dhe fle si kopil me toni bletin qe kerkon te naj fus mas shpine , prandaj dhe ky pis ishte per ndarje te kosoves esht bashkuar me teorin e ish kshillrarit te vet toni blerit dhe me dashnorin e zemres vuçiçin , nuk na u ndan antishqiptaret ja qifsha kurven kto 30 vjet , i vum edhe ne krye te shtetit ja dorzuam te terz ktyre bythqirave pa moral si saliu edi tosi luli e iliri e kompani interesat komtare prandaj ka 30 vjet shkojn punet mut ne kte vend.
O Fredi shko e korr grurin mos u mer me shkenc.
shko ne klase te pare..
edhe toni i blere?
tanja ke thene shume me nje fjali
Ose mediat ose ky mustaqemi po genjejne.Njehere u trumbetua deklerata e tije se ishin Thaqi e Vucic pas idese se skembimit.
Marreveshja I intereson te dy paleve, por me shume Serbise, e cila e ka si kusht per tu futur ne Europe, c’ka e pret se shpejti.
Kosova nuk ka pse ngutet, por te mos I beje asnje lesim Serbise ne kerkesat e saj te drejta.
Serbia eshte cliruar nga Turqia ne 1815 dhe vetem pas 63 vitesh eshte njohur nga kjo e fundit , ne Konferencen e Berlinit ne 1878.
Ne nuk duhet te kemi si prioritet njohjen nga Serbia, e cila eshte finalja, por njohjen e viktimave e demeve te kryera, kthimin e dokumentacionit zyrtar ( sic eshte ai kadastral ) e bankar.
Vetem pasi ti kete shlyer Serbia te gjitha detyrimet te kalohet ne njohje reciproke, e jo si veprohet tani sa ti luteni asaj per njohje, sikur kjo ti sherbeje vetem Kosoves, a thua se Serbia doli fituese nga lufta dhe tani po kerkon shperblim.
Best emigranti. 10/10
Nuk po shof Thacin e Ramen ne kete interviste.PD te dali te thote eshte i blere BOLTON
AKOMA SI NE KOHEN E XHAXHIT CDO GJE QE SHKRUHET ESHTE VERTETE HEDHE KY PENSIONISTI NJE SHASHKE DHE TUREN TE TERE KOKAT E MEDHA TE GJEJNE FAJTORET
Këtë që bëri Rama me Kosovën tani,e ka bërë para 100 vjetësh Esat Toptani.Ishte vrasja e tij nga Avni Rustemi që shpëtoi Shqipërin nga ndarja e territorit shtetror te 1912-ës ndërmjet Jugosllavisë dhe Greqisë.E njëjta gjë duhet të kishte ndodhur edhe me Ramën,por Avni Rustemët kan vdekur pergjithmonë,tani ka vetëm militantë partish.Paradoksale është,se këtë ndarje e ka denoncuar më së shumti nje serbe,që në 2018 ën!
“Kryetarja e Komitetit të Helsinkit në Serbi dhe njëra ndër mbrojtëset më të zëshme të Kosovës, Sonja Biserko, denoncoi në 2018-ën skenarin për shkëmbimin e territoreve, ku treshes Vuçiç-Thaçi-Rama u qëndronte nga pas, njeriu hije Soros. Këtë herë ai po vepronte përmes djalit të tij Aleks Soros, duke zhvilluar takime të shpëtshta si në Prishtinë, Beograd e Tiranë.Në të vërtetë, Beogradi gjatë gjithë kohës ka kërkuar partner në Tiranë dhe më në fund e ka gjetur atë: është kryeministri shqiptar Edi Rama. Ato bisedime (për ndarjen) filluan para dy vitesh kur Rama ishte në Nish, por këto atëbotë e zbuluan Ëashingtoni dhe Londra», deklaroi Biserko. Më vonë, shtoi Biserko, idesë për ndarjen e Kosovës iu bashkuan dhe një sërë figurash prominente nga Perëndimi, siç është Wolfgang Petritschi, i cili punon për një zyrë avokatore që lobon për qeverinë serbe, pastaj Tony Blair, ish-ambasadori amerikan në Beograd, Cameron Munter, Aleks Soros, por edhe Ivan Vejvoda, Jelena Miliq, Ivan Krastev… Të gjithë këta emra tërhoqën vëmendjen te projekti i ndarjes. Kjo tani nuk është më marrëveshje mes Thaçit dhe Vuçiçit , përkatësisht Vuçiçit dhe Ramës, por ka edhe konotacion të ri ndërkombëtar. Deri së fundi për këtë nuk ka pasur përkrahje nga bota e jashtme”.
undefined
“Cili jeni ju z.Blair?”
Te pangopur deri ne vdekje…per para shkoni nga te fryje era…dallkauk ne karakter! Keshilltar dhe me serbet,keshilltar edhe me shqiptaret z.Blair!
Ke mbroni ju z.Blair ne kete mes, ku ka hapur konflikt interesash? Shqiptaret?! Mire na e beni…”ju meritojme”!
Mos luani me fatet e kombeve te vogla…do digjeni vete nje dite… Haram parate e taksapaguesve shqiptare!