Përgjysmohet numri i rasteve me Covid në Kosovë

15 Korrik 2020, 20:52Rajoni TEMA

Në Kosovë ka rënë numri i rasteve të reja me koronavirus. Autoritetet shëndetësore bënë të ditur se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 119 raste të reja pozitive me Covid-19, një shifër dukshëm më e ulët sesa ato të ditëve të fundit ku numri i të infektuarve e kalonte shifrën prej 200.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë në Kosovë bëri të ditur gjithashtu se 4 persona të tjerë kanë humbur betejën me jetën në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total të viktimave në 122.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje