Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur n/kryetarit të grupit të CDU-CSU së Bundestagut gjerman Johann David Wadephul i cili foli për ndryshimet kushtetuese për hapjen e listave të propozuar së fundi nga opozita dhe që kanë marrë miratimin e maxhorancës në parim.
Në një konferencë për shtyp Rama tha se deklarimi i Wadephul ishte zhgënjyes në planin etik, pasi sipas kryeministrit, s’mund të flitet me të dëgjuar.
Gjithashtu Rama tha se koalicionet as nuk do të ndalohen dhe nuk mund të ndalohen, ato thjeshtë do të jenë si në çdo vend të Europës, ku partitë kanë liri të grupohen dhe të paraqiten me kandidatët e tyre, sikur bën CDU-ja me CSU-në.
“Nuk jam në dijeni të një deklarimi të ministrit (gjerman) do ta shoh. Por nuk ndryshon. Gjermania është një pikë referimi e mbarë botës. Deklarimi i zotit David Wadephul ishte zhgënjyes në planin etik, i zhbalancuar në planin politik.
Është një mik i mirë i Lulzim Bashës dhe i imi, kam një komunikim të vazhdueshëm me të dhe e çoj për të ndihmuar në lehtësimin e marrëdhënieve politike.
Çmoj edhe faktin që është europian i palëkundur dhe vizionit për Ballkanin Perëndimor. Respekti dhe mirënjohja për çdo orë.
Deklarimi i djeshëm nënçmon parlamentin e Shqipërisë, sikur të ishte noter pa të drejtë fjale. Jemi 100% dakord që duhet miratuar, por nuk mund të jetë kusht për të ndaluar parlamentin të shkojë përtej saj për të demokratizuar më tej zgjedhjet, ky është nxitimi në planin institucional.
Në planin etik, ishte zhgënjyes sepse nuk mund të flitet me të dëgjuar, por me fakte të verifikuara. Ai nuk e ka sajuar, por e ka dëgjuar se nisma kushtetuese ndalon koalicionet, kjo është e pavërtetë.
Koalicionet as nuk do të ndalohen dhe nuk mund të ndalohen, ato thjeshtë do të jenë si në cdo vend të Europës, ku partitë kanë liri të grupohen dhe të paraqiten me kandidatët e tyre, sikur bën CDU-ja me CSU-në. Ai mban krahun e opozitës jashtë parlamentare“- tha Rama. (TemA)
eshte e thjeshte – i hapur do te thote :
dil hapur ne popull dhe vleresohu.
Por jeni te pabesueshem dhe e dini qe populli nuk ju don .
Edhe Enveri i kishte votat e SOVRANIT.
Edhe ai ne kuvendin popullor nga deputetet e zgjedhur nga sovrani i miratonte ligjet.
Jepi Edo, se per sa kohe qe ka akoma injorante qe i hane llogjet tua, do kalerosh mbi kete LLUM.
Shume e drejte.Zoteria te gjykoje sipas rregullave demokratike,qe respektohen ne vendin e tij,dhe jo sipas tifozllekut,qe ka ndaj nje personi qe braktisi parlamentin,me shprese se keshtu ja dhuronin qeverine,sic i dhuruan partine,dhe tani kerkon te vere kushte,pa patur asnje ze ne kapitull.
Wadephuli eshte vellai i Grosrukut dhe kunati i Doris Packut,berishist i thekur…
Nuk e di a e keni vene re: jane leshuar ne shkrime anti Ed Rama kudo ne komente?! – kuptohet si nje detyre partie, – a thua se kjo do ti beje qe te fitojne zgjedhjet.
Harrojne se njerzit kane llogjike, tru, sy, veshe, memorje dhe e kane shume te qarte se kush jane dhe cfar duan: qesharaku Lul, e pacipa Monik, shtangisti Ilir, krimineli Sali, e me rradhe zagaret e tjere anti shqiptar…