Lajmet e rreme të tërheqjes nga Shqipëria, reagon Vodafone Albania

16 Korrik 2020, 13:41Ekonomia TEMA

Vodafone Albania ka reaguar në lidhje me një lajm të rreme, që nisi të qarkullojë sot në disa media, mbi mundësinë  e tërheqjes së  kompanisë Vodafone nga Shqipëria.

Deklarata e Vodafone:

Vodafone u njoftua sot mbi disa spekulime që po qarkullojnë në tregun Shqiptar, mbi mundësinë e tërheqjes së kompanisë Vodafone nga Shqipëria.

Vodafone mohon kategorikisht këtë lajm.

Vodafone është një prej investitorëve të huaj më të mëdhenj dhe të qëndrueshëm në vend. Së fundmi, kompania ka zgjeruar aktivitietin e saj me blerjen e operatorit fiks Abcom dhe aktualisht po nis një plan investimi në infrastrukturën e rrjetit, me vlerë 500 milion Euro, investim ky që do të ndryshojë rrënjësisht cilësinë e shërbimeve fikse dhe TV për klientët shqiptarë.

Vodafone konfirmon angazhimin e saj në tregun shqiptar, si një prej tregjeve kyçe të Vodafone në Europë.

Official announcement by Vodafone Albania

Vodafone notes the press speculations that are circulating in the Albanian market regarding a potential exit of the company from the market.

Vodafone strongly denies these speculations.

Vodafone is the largest and most consistent foreign investor in the country.

Vodafone recently acquired the largest Albanian Broadband company ABCOM, and is currently underway in executing a very significant 500 million Euro infrastructure investment plan which will materially change the quality of fixed and TV services to the benefit of all Albanians.

Vodafone emphasizes the commitment to the Albanian market as part of its core European Operations.

2 komente në “Lajmet e rreme të tërheqjes nga Shqipëria, reagon Vodafone Albania”

  1. Santa Quaranta says:

    Pse te terhiqet??! Para dy oresh desha te blej nje karte SIM dhe m`a ofruan me 15 mije lek te vjetra ne dyqanin Vodafone!! Ka oferte brenda tha…..

  2. Altin says:

    Vodafone Albania eshte hajduti nr 1 ne Shqiperi . Prej vitesh e vitesh aplikon tarifa skandaloze dhe as autoriteti konkurrences as Autoriteti Komunikimeve Elektronike dhe Postare nuk e ndalojne dot . Keta hajdut nxjerrin nga vendi yne e teasportojne me avion milona euro qe vijne nga tarifat super te shtrenjta. As top ch as klan asnje tv nuk i investigon se i mbane me reklama . Ministrat shqiptare kane punesuar me rroga te majme ose kane dakortesuar kontrata per te aferm te tyre dhe mbylli syte para tarifave te larta qe aplikon ky operator . Imagjinoni nje telefonate drejt Vodafone Al eshte 50 lek nga Amerika drejt Shqiperise ndersa ne drejtimin e kundert eshte vetem 5 lek . Interneti tarifohet me Mb sikur te jete qumesh jo sinjal elektronik . Sa me shoejt te shporren nga shqiperia keta hajdut aq me pak leke do harxhojme ne si klienta qe na mabaron oferta brenda dites . Biznesin duhet ta bejne me konkurence te ndershme shqiptaret dhe jo te huajt hajdut me cizme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje