Pas ftesës së Ramës që të takohet me Lulin dhe Monën në Këshillin Politik ditën e hënë, PD njoftoi se do të çojë aty Gaz Bardhin.
Kjo ka shkaktuar hutim tek demokratët, për të cilët Karmina poston shpjegimin e Qim Pekës:
“Kjo është një lëvizje taktike e PD, për të nxjerr bllof Edi Ramën, i cili ka një strategji të denigrimit të Lulit.
Vendi ku do të mbahet takimi ka shumë dhoma dhe korridore të paqarta se ku të çojnë dhe taktika e Ramës është që të tërheqë Lulin në një nga ato dhmat dhe të bëjnë pazar bashkë.
Kjo do të krijonte paranojën se po përsëritet 2017-a.
Për këtë arsye, dërgimi i Bardhit në këtë takim, e çarmatos Ramën, pasi pikësëpari nuk e konsideron përballje burrash, dhe së dyti, nuk ja mban ta fusë vetëm në ndonjë dhomë, se nuk dihet si del.
Në këto kushte taktika e Lulit është perfekte.
Ai do të rrijë në prapavijë të presë rezultatet e bisedimeve, dhe pastaj të dalë.
Po ashtu Monika do dërgoj Tit Vasilin, i cili ka detyrë të mos bëjë asnjë marrëveshje me Ramën.
Fakti që Rama shkon në takim me Gaz Bardhin dhe Tit Vasilin, nga ana tjetër është një fitore e madhe e PD-së, pasi Luli kështu e rrit nivelin e përfaqësimit të tij.
Ai shkon në takim vetëm me kancelaren Merkel dhe presidentin Trump.
Nuk mund të shkojë me Edi Ramën.
Kjo lëvizje bëhet në një kohë kur në Maqedoni kanë përfunduar zgjedhjet dhe Rama kërkon të ndihmojë Zaevin, por pas këtij takimi, faktori shqiptar në Maqedoni duhet ta kuptojë se duhet të flasë me Lulin.
Sidoqoftë e sigurtë është që Ramës do t’i mbetet dhoma bosh, pasi Luli nuk do trokasë kurrë në derën e tij.
Po të dojë, le të mbyllet me Gaz Bardhin aty.”
undefined