Lleshaj: Asgjë s’krahasohet me kohën kur qeveriste lazaratopatia, imazhet që nxorrët do i kenë dhembur ndonjërit prej jush por janë shkatërruar, ju ndihmojmë me të tjera po të doni

18 Korrik 2020, 18:42Kronika TEMA

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike, e cila ka publikuar disa foto, duke thënë se është shtuar ndjeshëm mbjellja e hashashit.

Reagimi i ministrit Lleshaj

Kur Partia Demokratike flet për kanabisin, përkufizimi i hipokrizisë bëhet vetë PD. Themeluesit krenarë dhe shfrytëzuesit e paskrupullt të kryeqytetit europian të kanabisit, Lazaratit, e kanë humbur të drejtën morale për të drejtuar gishtin ndaj kujtdo në këtë vend për këtë temë, por jo vetëm për këtë!

Dy fotot e publikuara sot nga PD janë jo vetëm një fiasko në aspektin informativ, po edhe një tjetër shembull i radhës së PD nuk i intereson e verteta, po dizinformimi i publikut!

Policia e Shtetit ka shkatërruar prej ditësh jo vetëm dy parcelat në fotot e lodhura të PD, që mesa duket i kanë dhembur ndonjë kultivuesi a lidhjeje biznesore të vetë PD, por edhe dhjetëra parcela të tilla në të gjithë vendin.

Lufta frontale kundër kanabisit e ka shkatërruar në themel të gjithë ngrehinën kriminale të ngritur në vend, që nga kryeqendra në Lazarat, e deri në kthinat më të thepisura të maleve të Shqipërisë.

Sigurisht që ende ka e do ketë kokëshkretë që përpiqen të vijojnë veprimtarinë kriminale. Por shanset e suksesit për ta tanimë janë shumë afër zeros.

Angazhimi frontal i PSH dhe institucioneve të tjera shtetërore e kanë bërë kanabisin në Shqipëri një alternativë pa të ardhme. Në vitin 2019 në bregdetin italian u sekuestrua sasia më e ulët historike e kanabisit.

Të gjithë treguesit e nivelit të sigurisë në vend dhe ata të rezultateve në luftën kundër krimit, përfshirë kanabisin, janë në nivelet më të mira historike.

Asgjë nuk mund të krahasohet me kohën kur vendin e qeveriste lazaratopatia! Krahasimi i këtyre treguesve me kohën e qeverisjes së PD prodhon diferenca aq të mëdha, sa që vetë krahasimi i ngjan një abuzimi. Në fushën e sigurisë, mund të jesh më mirë nga koha edhe sikur të mos bësh asgjë.

Ndaj ne as nuk krahasohemi me trashgiminë e PD dhe as nuk shpërqëndrohemi nga tymnajat e saj dezinformuese. Lufta për çrrënjosjen përfundimtare të kanabisit vazhdon me intensitet maksimal dhe qytetarët ftohen të kontribuojnë me informacion, pasi kështu secili ndihmon për një Shqipëri më të sigurt.

Ndërkohë, PSH mund ta ndihmojë PD me ndonjë foto tjetër nga operacionet e saj kundër kanabisit, nëse kjo gjë ka vërtet ndonjë vlerë terapike për të.

 

4 komente në “Lleshaj: Asgjë s’krahasohet me kohën kur qeveriste lazaratopatia, imazhet që nxorrët do i kenë dhembur ndonjërit prej jush por janë shkatërruar, ju ndihmojmë me të tjera po të doni”

  1. Ed says:

    VAZHDO ME PUNEN E MIRE LE TE HANE MUT ATA ANTISHQIPETARET. GREAT JOB YOU ARE DOING KEEP IT UP

  2. qytetari says:

    Ashtu eshte Lleshaj,por nder te tjera, ke detyrimin e madh institucional,per te kujtuar paraardhesin tend ish min.brendshem Sajmir Tahiri, i cili ish ai qe i vuri gjoksin kryeqytetit te droges se Saliut,Lazaratit,ku aty dhe asnje kembe gazetari prej vitesh,nuk guxonte te futej,packa kakarisjet e tyre shurdhuese vec nga Tirana,kur ky Lazarat ish bere dhe problem nderkombetar si Medelini i Eskobarit dikur.Aktiviteti vjetor i Lazaratit llogaritej ne 4 miliard dollare.Dhe ku shkuan keto dhjetra miliarda,asnje ndjekje nga organet e specializuara te qeverise se´´ rilindjes´´,krah tyre dhe gazetaret me kakarisjet e njejta shurdhuese,ne llafehanet televizive,apo shkaravitjet neper gazeta,pa levizur bythet,nga karrigia.
    Vec kesaj si qytetar,kam ndjere ate, qe ministri Tahiri(te cilit i kam ndjere vepren,pa e njohur nga afer)e shndrroi policin nga ruajtes te kulles se erret ne mbrojtje te qytetarit.
    Dhe ndragheta e Vicidolit dhe e Cepanit,perhapur si kancer malinj deri ne qelize te institucionit pushtetor ne keto tre dekada,,arriti si gjithmone me armen e shpifjes,mbeshtetur nga frikacakeria patologjike e ps-es(larg bythes time) te largonin nga posti ministrin Tahiri.
    Kur vrases dhe hajdute te dimensionit kombetar historik si Sali,meta luli,etj.me krime qartesisht te dokumentuara,vazhdojne jeten te patrazuar,duke i u gezuar benefiteve te pa merituara dhe kriminale,ish min Tahiri,vazhdon me vite te endet dyerve te gjykatave,te cilat nuk kane arritur te vertetojne me dokumenta te besueshme, asnje akuze.
    Dhe ndragheta e kulles se erret vazhdon te zgerdhihet,kur arrin me ane te mekanizmave te saj,te ktheje gjyqin e z.Tahiri,ne pozicionin fillestar.
    Dhe kryeministri Rama,qe ben ´´trimin e marre te patriotit´´,karshi institucionit te jurisprudences europiane dhe me tej,vazhdon paturpesisht te mbylle gojen karshi vendimeve kriminale te ashtuquajtures drejtesi shqiptare,si dhe ne rastin e Tahirit,ku vecanerisht ai si kryeminister i detyrohet shume.
    Vecanerisht dhe ky episod e prezanton ne menyre shume eksplicite ate qe Shqiperia,vazhdon te jete nje shtet tallava,ku qytetari ndjehet i pasigurte dhe pa perspektive.

  3. Kuq e zi says:

    Zoti lleshi
    Kur flitet per nje polici qe i sherben atdheut nuk merret si njesi matse qeveria e kohes se lazaratit por ata te standarteve perendimore
    Shume u gezova qe ndermore vetingun ne polici
    Ajo qe me habiti ishin te dhenat ku 159 oficere te larte vetem 49 prej tyre kalojne vetingun dhe prandaj ky veting u ndrepre sepse demtohet imazhi i qeverise
    Pra me mire te mbrojme nderin e qeverise duke punsuar 100 oficere te larte te korruptuar ne polici?
    Pra perseris je i bindur qe ke gjetur njesine e duhur matse per policine qe drejton?

  4. qytetari says:

    Si gjithmone nje korrektese e palejueshme:
    Nr i komenteve qe vendosni ne siglen e shkrimeve nuk perkon me ate kur ekspozohet i tere shkrimi.
    Sipas jush 1=3.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje