Zonjes Jonida Baci,
Drejtoreshe e Pergjithshme
A.T.P.
Tirane
Duhet te jete rast unikal ne bote kur nje Institucion shteteror si ai qe drejtoni, ka zbuluar nje ligj i cili pengon zbatimin e ligjit!
Megjithese javen tjeter, trashëgimtaret e familjes Bungo “festojne” njezet e pese vjetorin e aplikimit prane Instituconit tuaj per kompensimin financiar te pronave, gjer me sot nuk kane marre asnje cent.
Natyrisht, strategji e juaj per te mos i kompensuar ish- pronaret sa jane gjallë kerkon kohe por gjithesesi ne shumicen e rasteve ia ka arritur qellimit.
Edhe per rastin ne fjale nuk keni bere asnje perpjekje per ta fshehur strategjinë tuaj.
Njezet e pese vjet, me nje durim per t’u admiruar, nuk moret parasysh as lutjet, as kerkesat, as aplikimet, as ligjin… sepse ishit te bindur qe do te vinte ajo ditë.
Dhe ajo dite erdhi.
Pas njezete e pese vitesh kater trashëgimtaret vdiqen dhe i fundit qe ka mbetur gjalle eshte ai qe po u shkruan keto rreshta.
E nderuar drejtoreshe.
Ne te kundert, ju siguroj se asnjeri nga pronaret , te cilet edhe sot e kesaj dite quhen ish-pronarë, nuk e ka lidhur shpresen per kompensimin e pronave me vdekjen e drejtueseve te ATP-s .
Konflikti i sajuar nga Institucioni i juaj eshte komik.
Njezet e pese vjet te shkuara, sipas vendimit tuaj, trashigimtaret do te kompensoheshin fizikisht per 1500 metra truall dhe financiarisht per 6500 metra te tjere.
Vendimi i pare u zbatua ne vitin 1994 ndersa vendimi i dyte, i se njejtes ditë, gjere me sot nuk eshte zbatuar!
Pse …?
Sepse ne vendimin e pare per kompensim fizik e vleresuat truallin 120.000 lek per meter katror, ndersa ne vendimin e dyte, per kompensimin financiar, te njejtin truall e vleresuat 120 lekë per meter katror !!!
(Nderkohe qe aplikimi i yne eshte bere shume vite me pare se te ndryshohet ligji )
Ne vijim te llogjikes suaj, ne jo vetem nuk duhet te marrin asnje cent por duhet te kthehen)
Lidhur me kete konflikt jane zhvilluar disa gjyqe.
Edhe gjyqi i shkalles se pare edhe gjygji i Apelit eshte fituar nga trashëgimtaret.
Madje ne Vendimin e Gjykates se Apelit eshte shkruar e zeza mbi te bardhe: “ Vendimi eshte i ekzekutueshem “
Mirepo per juve kjo nuk ka asnje rendesi.
Mesa duket Instuitucioni i juaj ka nje status special dhe ndryshe nga e gjithe administrata shteterore shqiptare nuk e sheh të arsyeshme të zbatojë ligjin.
Zonja drejtoreshe, ku e gjeni kurajon?
Rekursi ne Gjykaten e Larte nga juristet tuaj nuk mund te marre ne mbrojtje shkeljen e Ligjit .
Apo ndoshta jeni te bindur se kur t’i vije radha shqyrtimit te ceshtjes ne Gjykaten e Larte, afersisht pas tridhjete vjetesh, do te kete vdekur edhe trashegimtari i fundit, domethene une?
Ne te vertete nuk eshte se i keni bere edhe aq keq llogarite, pak vite me ndajne nga te tetedhjetat .
Mirepo sikur te mos keme vdekur gjere atehere dhe te rroj me shume se 150 vjec…
Si do t’ia beni ?
Apo Gjykata e Strasburgut nuk do te jete shkrire?
Leka Bungo
Neqoftese kerkoni ta zgjidhni njehere e pergjithmone çeshtjen e kompensimit te pronave ne Shqiperi beni thjeshte ate qe bete me ne.
Perderisa e keni ne dore ta ulni çmimin e truallit nga 120.000 lek ne 120 lekë, uleni edhe me shume cmimin , ç’ju kushton?
Nje meter katror te vleresohet 2 qindrka, keshtu qe per te kompensuar te gjithe ish- pronaret e Shqiperise nuk do t’u duhen me shume se 750 000 lekë te vjetra .
Edhe juve, edhe Gjykatat, edhe ish- pronaret shpetojne njehere e pergjithemone nga nje komedi qe ka nisur tridhjete vjet me pare.
Po kush sbato ligje aty mor aman shteti me i korruptuar ne bote politikane te pa afte politikanet kriminela .te kam dhjere moj Shqiperi sa te kesh keto maskarenj te poshter te gjith si PD PS LSI KAKE…sdua me ta pa surratin…
Enver plehra na beri nje me morracaket brekegrisur qe i kishin rene kasmes tere jeten. Na I ropi pronat e na beri si gjithe te tjeret. Po keta te sotmit jane akoma me keq, keta ta marin token e t’a bejne hotel me pese yje per macen
O Leka Bunga!
Pse merzitesh o njeri?
Jetojme ne demokraci dhe keto ligje dhe administrata kemi krijuar!
Por ti je mesuar me administraten komuniste,qe sot merrte vendim gjykata dhe neser merrte leket apo pronen qytetari!
Jooooo,Leka,nuk vjen me komunizmi dhe ti ben mire te durosh edhe ca,qe kur te vdesesh,trashegimtaret e tu do marrin edhe …Noc Rrokun!
Si duket ti nuk paske degjuar gje per korrupsionin,kete lloj grasoje speciale,qe sot lyen rrotat e shtetit qe te mos kercasin!
Lyeje rroten Leka,ndryshe harroje lekun!
Jonida Baci eshte nje zyrtare e pavlere, pa dinjitet dhe e paafte per postin qe mban. Morali i saj dhe i institucionit qe ajo drejton eshte i tille qe nuk kane lene dhe nuk lene vendim gjykatash qe iu kthen pronat pronareve reale pa i ankimuar dhe pa bere rekurs. Nga ana tjeter, shume vendime gjykatash qe iu kane dhene tokat e huaja banditeve ( sic ishte rasti i Rrumit te Shijakut ) nuk i kane ankimuar sepse kane marre para. Kur e pyeti nje i afermi im se perse do ta ankimonin vendimin e gjykates qe i kthente atij pronat e trasheguara dhe me dokumente te qarta te arkives se shtetit shqiptar, kjo zonje iu pergjigj se ne e kemi rregull te brendshem qe i ankimojme te gjitha vendimet e gjykatave qe rrezojne vendimet tona. Pra, pavaresisht bindjes se saj juridike ( nese ka vertete ndonje fare bindje apo njohuri juridike ) kjo zonje dhe institucioni i saj i ankimojne vendimet e gjykatave dhe i zvarrisin pronaret reale prej 3 dekadash. Keta jane t’iu vesh flaken ne mes te Tiranes.
O leka bunga une qe po te shkruaj jam dhe une pjesetar ke pronat e tuja jam pjesetsr i SABIRE BUNGES DHE KEMI 25 vjet qe nuk kemi mare asi kokerr leku e jo ma prona ti ato leke qe i ke mare i ke mare me te pa drejte sepse ju keni kryhe hajdutin e pronave AUREL BYLYKBASHIN qe ka na ka mare llixhat me tapi fallco turp te keni
Po pse Shqiperia ta ka fajin ty more gomar qe paska politikane te pa-afte e kriminela. A mos valle i vuri Shqiperia keta politikane neper karriket e pushtetit? A nuk ishin juve qe e ngritet Enverin ne piedestalin e kombit duke e krahasuar me Skenderbeun? A nuk ishit po juve qe i shkuat pas Sali maskarait qe ju vrau e ju vodhi ato pak lecka qe ju kishin mbetur? C’faj te ka vendi ty qe e shan, kur duhet te shash veten tende dhe ato qe te rrine prane, qe u shkoni mbrapa politikaneve te korruptuar.
Persa kohe qe ne ate vend ka dele si puna jote, asnje vendim gjykate nuk do zbatohet qe te na kthehen pronat qe na u moren me force prej atyre politikaneve qe njerez si puna jote i perkrahet dhe vazhdoni ti perkrahni edhe sot. Me nje fjale nuk duhet te dhjesim Shqiperine, por njerezit dele si puna jote.
Zoti Leka,
pse ju vjen juve çudi qe paskeni 25 vjet. Une kam plot 27 vjet. Keshtu qe ka edhe me keq. Ju ne fakt keni te drejte pasi keni vajzen diku dhe mendoni qe duhet te jeni te privilegjuar. Ne fakt jo. si te gjithe. Por pr nje gje keni te drejte, ata te qeverise deputete, ministra i moren per vete. Tani do presim mbase edhe 25 apo 27 vjet. Na bene ish pronare Leka e kupton apo jo P.D na beri ish pronare………………………………..
Shumë mirë e ke thënë! PD na ish-pronarë. Në fakt edhe Enveri pasi na shpronësoj, ish-pronar na bëri!
rast unik jo unikal jo po unipel
rast unik jo unikal jo po unipel ….
Prona eshte e shenjte or taj ulerinte vampiri komunist sali neper mitingje,dhe ne te shkretet e hengrem me te vertete se prona do shkoj tek i zoti…
Mirpo prona u be e shenjte kur hajdutet e familjes berisha,meta munika e rama e soji e sorollopi politikes,vodhen e pervetsuan pronat e te tjereve….
Keta u bene pronar pa pasur prona pa gjyqe me nje vkm,ndersa pronari i vertete gjyq me gjyq e paguaj avokat e dreq e te bir dhe ngelen lypsar…
Prona asht e shenjte or taj
sakte komenti
Dy jane arritjet me te medha te komunisteve shqiptar:
1- Krijimi i njeriut te ri me moral te larte komunist, gje qe u realizua gjate periudhes se ndritur 1944-1990.
2. Krijimi i pronarit te ri, hajdutit te pafre te prones se tjetrit. Kjo u realizua gjate periudhes akoma me te ndritur nga 1991 e deri me sot.
Por per qetesine tende shpirterore, i dashur zoti Bungo, dhe sidomos, qe ti te ikesh nga kjo bote pa pasur ndonje merak, te siguroj qe kete periudhen e dyte shoket e pavdekshem komuniste e kane cimentuar per merak dhe nuk ka matrapik qe mund ta shkaterroje. Te rrojme vete.
O Leka,pse shqetesohesh kaq shume?
Po ky eshte shteti yt,o Leka dhe nuk eshte i Enverit!
Ja psh,vajza jote drejton VETINGUN,por ka pas koke edhe 36 akuza per korrupsion etj,por akoma vazhdon te gjykoje te tjeret,qe jane shume here me te PASTERT se ajo!
Ja ky eshte shteti i vajzes tende!
Jo te gjitha do t’i gezoni ju,o Leka!
Mos u merzit z Lenka ! Me kete shtet me keta politikan.tejet te koruptuar.kete do presesh ! I ndyshojne ligjet sipas interesave te tyre , nje administrat e mbushur me militant qe u sherbejne vetem padroneve.Sa drejtues ka ndryshuar A T P dhe per.merta jane ritur.ne.pergjegjesi per merita te klaneve.Jam nje ish pronar i poshteruar nga kjo QEVERISIE !
O Leka,pse shqetesohesh kaq shume?
Po ky eshte shteti yt,o Leka dhe nuk eshte i Enverit!
Ja psh,vajza jote drejton VETINGUN,por ka pas koke edhe 36 akuza per korrupsion etj,por akoma vazhdon te gjykoje te tjeret,qe jane shume here me te PASTERT se ajo!
Ja ky eshte shteti i vajzes tende!
Jo te gjitha do t’i gezoni ju,o Leka!
Ne ndonje shtet , ku ata qe i bejne ligjet nuk i tremben aspak ndonje ligji shteteror, jeta ngjason me jeten e atyre qe dikur hanin ne grazhdin komunist por tani gezojne qe te kullosin neper fushat e lirise pa asnje limit .
Ata shtetare te meparshem nuk na i zhduken as dokumentat e pronesise , por keta te sotmit vertet na i morren dhe i tjetersuan pronat reale duke na kthyer ne dore vetem letrat- dokumenta !
Pyes : A nuk egzistojne akoma njerezit me psikologji komuniste tek nje shtet pa ligje komuniste ?!
EGZISTOJNE , sepse nuk ka ndonje ligj qe te ju marre atyre , minimumi pensionin e pleqerise , kur ata bejne shkelje ligjore te vetedijshme .
Kujt i qahesh?Nuk kuptohet fare.Njesoj sikur Gebelsi,te ankohej se nuk kishte liri shtypi.
te pakten enveri nuk i dogji kartat e tapive por i konservoi por keta tani i dogjen dhe vodhen duke nxjere vkm cdo qeveri….per ti tjetersuar …??,!!!
Shko merja.Argites,Sales dhe Metes.Bej edhe nje drame,per heroizmat e tyre.
Po keshtu e njejta gje ndodh dhe me familjen time. Babai im eshte 84 vjec dhe kane vite qe e sjellin verdalle. E shikon z.Rama se cbehet ne institucionet tuaja te ATP-se. Turp te keni qe nuk zbatoni ligjin ne rradhe te pare ju si qeveri.
Zogna drejtoreshë, të vraftë zoti , dhe të taftë një paralizë që Mos mundesh të përtypësh ushqimin. Të dërgoftë perëndia një kancer në 80% të organeve. Fëmijët tu bëfshin prostituta tek bidonvili i bombeit. Mos paç një ditë me buzëqeshje në jetë. Të ndjektë Ky mallkim I “ sinqertë” deri në ditën e mbarimit të botës.
Ibiem samarit te degjoi gomari, keshtu i thone kesaj. Ne se zonja nuk do ta kishte zbatuar nje ligj te qeverise se saj, sit do ishte duke shitur banane. Ku eshte kryeministri dhe gjith stafi tije, perse nuk flet kryeminstri per kete, sigutisht qe dhe vet kryeminstri pret te vdedi pronari surrelit, qe te fitoje pronesine. Mut ata qe e kishin, mut keta qe e kane, e mut muti ai qe do e mari pushtetin. Mua mu larguan nga jeta prinderit, dhe nuk muaren asnje çentez nga pronat, tani un brezi trete, po na vjen rradha per tek te shumtit, dhe pronen tone e gezon shteti me qiradhensin. Keta jane njesoi te gjithe. Ky shtet konfirmohet si hajdut i popullit, me presidentin qe kemi, ketu fillon e ketu mbaron. Ngushellime per veh’te dhe per te gjith pronaret, ta gezojne ish pronaret e rinj dhe parlamentaret qe na çane veç karet.
Keto lloj maskarenjsh pjelle neperkash vetem Zoti kur tiu jape hakun dhe prej Atij kur te marrin vesh fjalen Drejtesi. Me ne kane bere dhe do te bejne cfare te duan!!!!
Po kjo sesht as kukull qe ti thuash, per tek vendi punes. Keshtu eshte kur vihen punonjesit me parti apo me leke, aftesia dhe perfomanca te tregojne sa nivel kane. Keshtu beri PDja, keshtu po ben PSja, dhe kjo akoma me keq se, po i ben drejtora e kancelare me shkollen e gjuheve te huaja, anglisht , kinezçe e serbisht qe futja kot. Zonja ngrof vendin dhe mer rrogen per mashalla, sa per unen e popullit varja, vijne zgjedhjet dhe jspin disa emra ne gazete per pronar e ish pronare nje kaçurrel, dhe populli dele, qe shkon e voton. Pirdhi ne te, si do ti veje filli mo i dhjefsha tëmë.?
Pershendetje z.leka. Une jame edhe me keq pronen time e gezon nje deputet i PD. (Z.HASA) dhe ne DALIM DEBITORE ME SHTETIN. nga llog. e bere ne ATP
Shqiperi te kam dhjere qe ste mora vesh nje here
Derisa ne shqiperi nuk ka parti te djathte qe te mbroj interesat e pronarve kjo pune kshu do shkoj.te gjitha partite qe erdhen ne pushtet donin vetem te vidhnin pronat.pronaret i shikojn si te deklasuar ose me sakte si rival.grabiten privatizuan fallcifikuan dhe kur skishin rrugdalje dhe vrane si e si te grabisnin.dhe BE paftyresisht nuk e vendos si kushtin e pare qe nqs nuk fillon vetingu te pronat nuk ka hapje.me keqardhje nuk shikoj as srite ne fund te tynelit.
Edhe administrata e PS ashtu si ajo e PD me pare u ka dhene pronen dhe kompesuar ate financisrisht zaptuesve te tokave, se sa viktimave te tyre . Edhe ne I kaluam 25 vjet tallje pas vendimit per kthim dhe kompesim te prones sone.
Leka Bungo mos u kap me drejtoreshen, nuk e ka krijuar ajo ligjin. 25 vite me pare thuhej “” TOK E ZANUN “” Ky lloj ligji nuk hiqet para se ata qe e krijuan te dalin para drejtesis.
Po pra, edhe Mero Bazeja mbron kete qeveri, eshte gati te jape jeten per partine.
I Surprised Brent Rivera With A Custom iPad Pro Mural – Tik Tok
Pse nuk i permend edhe ata qe ishin para kesaj,se kjo eshte e fundit ne kazanin e corbes saliut qe rrembeu sa mundi per vete dhe cecenet qe ti i mbroje…
Shko se te jep monika nga tokat qe i lane prindrit….
Cudi me ju zotni Leka, edhe jeni elbasanlli edhe i doni pronat në Elbasan?
Po pse a kanë vdekë hajnat që ju me i gëzu tokat e juaja?
Jo bre burrë atyre pronave ti vini përqark dhe e keni zor, ju dhe gjithë ato familje të Elbasanit, e jo më me i gëzu.
A e kujton cfarë loje të bukur lujti kryeministri me atë diabetikun që i gjuajti me vezë në parlament?
Ajo veza ishte një shenjë falenderimi për tokën që kryeministri pa pikën e turpit ja kaloi me VKM,
përvec dhe ndonjë falenderimi tjetër me zarf, se cfarë s`ndodh këtu.
Kështu mendoj që është më e drejtë që të mos sulmoni zonjën në fjalë e cila është vetëm një e verbër që për
interesin e ditës zbaton ligjet që kanë krijuar Sala, Fatosi dhe Edi, keto bashkë me jenicerët që mbajnë nga pas.
Këto janë shkaktarët e tragjedisë që ndodh me pronarët e ligjshëm shqiptarë.
Po nuk u vunë para bankës së drejtësisë për këto krime këto hajdutë, Shqipëria do shkojë vetëm për keq.
Z. Leka nje analize shume e drejte per temen qe trajtoni. Eshte shprehur edhe nga te tjere me siper qe per vehten e tyre ata i kane marre te gjitha kompensimet per pronat si nga ana fizike ashtu edhe financiare, per popullin e thjeshte zbatohet thenia: ” SA TE JESH DO TI KESH, SA TE RROSH DO TI KERKOSH”.
Edhe sikur te perdoret krejt buxheti i shtetit tone, nuk do te mund te shperbleheshin dot krejt pronaret.
Ulja e çmimit te prones dhe shtrirja ne shume vite e kompensimit finaciar jane te paevitueshme.
Eshte e pavend ta shtrosh problemin si personal me nje drejtoreshe.
Edhe vet zoti Leka Bungo, po te kishte ne dore buxhetin e shtetit dhe hallet e shtetit tone te varfer, nuk do te sillej ndryshe.
Ata qe duhen shperblyer jemi ne, por te mos harrojme se edhe ata qe duhet te paguajne jemi po ne.
Durim, respekt dhe jete te gjate zoti Bungo!
Edhe fisi im ka pasur goxha prona, nuk morem as edhe nje meter te tyre dhe as shpresojme te fitojme gje, sepse ne Shqiperi ”Ligjin e ben Maliqi”! Kush i sherbeu partise fashiste te PD – se, moren jo vetem tokat e trasheguara, por grabiten edhe ato qe nuk i takonin!
KJO eshte e temerrshme! Dikush u kompensua me 120 000 lek/m² sipas VKM-se per vleren e tokes ne vitin perkates, e pastaj çdo vit vlera e tokes vjen duke u ulur me VKM.
Shifini me radhe VKM-te, nga viti 2006 – 2007 – 2008 – 2009 e ne vazhdim deri sot, se si ka variuar sipas interesit vlera e Truallit nga viti ne vit.
Eshte e temerreshme, qe nje qytetar me banese dhe truall rreth baneses qe para pavarsise apo prej 100 e kusur vitesh, apo prej 80-te e kusur vitesh, (oborr te pa percaktua me siperfaqe ne dokumentin Hipotekor) por te percaktuar me kufitaret, vuan dhe vuan, e nuk e zgjidh dot regjistrimin e truallit ne ish ZRPP, sot ASHK.
Eshte e temerrshme, kur nje shtetas shqipetar, eshte larguar nga fshati ne vitet 1992 -1999 drejt zonave urbane per nje jete me te mire, ka blere toke me letra dore nga nje shites mbasi shitesi qe e kish fituar sipas Ligjit 7501 akoma nuk ishte paisur apo nuk eshte paisur me dokument pronesie (Por ama e ka blere), dhe sot kur legalizohet ndertimi mbi te, shitesi qe e kish fituar sipas Ligjit 7501 dhe e ka regjistruar ne
ish ZRPP, sot ASHK, behet shites per te dyten here duke u shpronesuar si parcele ndertimore (Keshtu u be me ligjin e legalizimeve te vitit 2006,
e ne vazhdim, qe anulloj Ligjin Nr.9304, date 28.10.2004 per legalizimet te botuar ne fletore zyrtare nr.90, date 9.12.2004). Kusuret i paguan “I ZIU POPULL, QE NUK MERR VESH SA GJERA BEHEN NE EMRIN E TIJ”.
Por a ka patur mundesi qe sot te mos kish asnje pronar pa u kompesuar? Mendoj se po. Fjala vjen, per shembull, ne Shengjin, i gjithe bregdeti deri ne Kune, ka qene kenete, pra shtet dhe nuk ka qene fond i tokes bujqesore. kjo zone, sot eshte zhvilluar shume me godina hotelerie pa fund. si e kane perfituar token ndertuesit? Ndoshta jane kompesuar ish pronare, por per vleren qe ka ndoshta do ishin komensuar shume pronare. Nese keneta eshte ndare per toke buqesore, te shifet zbatimi i ligjit 7501 per token dhe VKM-te ne zbatim te tij, se kush, sa dhe si eshte perfituar dhe nese ka shkelje ligjore te perdoret per kompesim duke bere llogarite zbritese per ata qe e kane perfituar ne menyre te pa ligjeshme.
Ligji 7980 i vitit 1995, nuk lejon shitje trualli pa u kompesuar pronaret, perveç truallit te objekteve te privatizuara. Çfar kusuri ka populli i gjore te paguaj per paaftesi apo abuzim te atyre qe bejne Projek-Ligje, dhe atyre qe bejne Projekt-Vendime qe ja drejtojne mbledhjes se K.M, ose te atyre qe i miratojne ligjet ne Komisione dhe me pas ne Parlament.
Prandaj Z. Leka Bungo, mos u merzit. Une nuk kam qene e nuk jam pronar, por jam pjese e asaj shtrese te madhe (ndoshta 80-85%) te shoqerise shqipetre, qe kemi paguar e do paguajme, ndoshta edhe disa breza pas nesh, PA AFTESITE dhe IDIOTESITE e Politikaneve tane, dhe te “Specialisteve Teper te Kualifikuar” qe ata kane vendosur ne krye te ketyre Institucioneve.
undefined