VIDEO/ Sezoni turistik, Adrian Gurma për mediat kosovare: Fton pushuesit të zgjedhin Sarandën

18 Korrik 2020, 14:25Sociale TEMA

Kryebashkiaku Adrian Gurma, ka vijuar të promovojë qytetin e Sarandës, duke ftuar turistët e vendas, kosovarë, dhe të huaj që të pushojnë në këtë qytet.

Mengjesim e sotëm, Gurma ka dhënë një intervistë për televizionin kosovar RTK, duke folur se si është turizmi, pritshmërit, sfidat, dhe sa ka ndikuar pandemia e Covid-19 këtë vit në Sarandë.

Gurma ka falenderuar në mënyrë të veçantë bashkëadhetarët nga Kosova të cilët kanë zgjedhur gjithnjë Sarandën, edhe në ditët më të këqija.

Gjatë intervistës Gurma tregoi disa nga pikat kryesore që turistët kanë mundësi të vizitojnë në Sarandë, si “Manastiri i 40 Shënjtorëve”, Butrinti, Kalaja Lëkursit, Syri i Kaltër etj.

Në fund kryebashkiaku sarandiot, ftoi pushuesit nga Kosova të vijojnë të vizitojnë këtë qytet sepse gjithmonë do gjejnë një Sarandë ndryshe.

Më poshtë intervista e plotë e Adrian Gurmës për RTK.

1 komente në “VIDEO/ Sezoni turistik, Adrian Gurma për mediat kosovare: Fton pushuesit të zgjedhin Sarandën”

  1. Koco says:

    Si e ke katandisur ti Saranden mos prit pushues jo vetem kete vit por do kete pasoja per disa vite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje