VIDEO: Reshjet e shiut nuk ndalin qytetarët e Kosovës drejt bregdetit, radhë të gjata në Morinë

18 Korrik 2020, 09:08Sociale TEMA

Pika kufitare e Morinës u ngarkua që në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune.

Edhe pse një mot me reshje shiu, qytetarët e Kosovës nuk janë ndalur as këtë fundjavë për të pushuar në bregdetin shqiptar.

Pavarësisht pandemisë, mëngjesi i sotëm shënoi një tjetër rekord me qytetarë e mjete që hyjnë në Shqipëri përmes Morinës.

Të preferuarat mbeten qytetet bregdetare.

Vetëm në dy orë, në Morinë kanë hyrë me shumë se 15 mijë qytetarë.

Policia kufitare, e cila punoi me kapacitet të plotë të sporteleve, vijoi procedurën e përshpejtuar të kalimeve për shkak të fluksit të lartë të automjeteve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje