Skënder Brataj: Vala e parë e koronavirusit nuk ka ikur, pandemitë zgjasin me vite

18 Korrik 2020, 09:25Sociale TEMA

I ftuar në “Provokacija”, kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj foli për situatën e Covid-19 në vend.

Brataj theksoi se vala e parë është ende prezente, ndërsa e krahasoi Covid-19 me viruset e tjera në të kaluarën.

“Janë faktorë që ndikojnë në shkatërrimin e virusit siç është vera. Të fundit janë shkatërruar. Ne i kemi dhënë mundësi të shpërhapjes së menjëhershme.

Virusi nuk e dimë sa do të rrijë. Në historinë e pandemive ka pasur sezone edhe vite. Ato të mesjetës kanë zgjatur 6-7 vjet. 

E fundit, gripi spanjoll ka zgjatur 2 vjet. Mund të zgjasë ky si grip dhe ndërkohë i vjen sezonaliteti i gripit të zakonshëm që e përkeqëson gjendjen. Do ti shtohet edhe një ushtar tjetër në krah. 

Vala e parë nuk ka ikur, e kemi prezent. Zakonisht këto të fundit kanë qenë vala e parë 6-7 muaj, pastaj të tjera deri në zhdukjen e tij”, u shpreh ai.

I pyetur nga Mustafa Nano, nëse do të ketë situata dramatike në spitale, Brataj tha se nuk e beson një gjë të tillë.

Unë mendoj se jo se midis kësaj që thamë vazhdon të jetë përqindja e personave që shërohen shumë të lartë. Vazhdon të ketë njerëz të infektuar që nuk shfaqin shenja”, deklaroi ai.

1 komente në “Skënder Brataj: Vala e parë e koronavirusit nuk ka ikur, pandemitë zgjasin me vite”

  1. Genta says:

    Deri tani nuk te kisha share.

    O plehre o mashtrues. O terrorist.

    Vetem vrere nga goja. Pandemia nqs mund te quhet e tille ka kaluar qe para 30 ditesh.

    Turp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje