VIDEO: Kuksianët rrezikojnë jetën çdo ditë, banorja: Më thonë kosovarët “a je tranu oj loke”

19 Korrik 2020, 19:03Sociale TEMA

Një pamje e tillë, ku qytetarët kalojnë trafikëndarësen për të kaluar në anën tjetër rrugës së Kombit janë të përditshme

I ri apo i moshuar nuk ka rëndësi. Rrezikun e ndërmarrin përsipër të gjithë. Shtëpitë, pronat, tokat bujqësore madje edhe varrezat janë të ndara nga Rruga e Kombit dhe pa akses dytësor.

Kjo për një asrye. Në zonë nuk ka mbikalime dhe nënkalime.

“E kemi vënë veten në rrezik nuk kemi çfarë të bëjmë.  Nuk ka as mbikalim as nënkalim”, thotë një banore.

“Më thonë kosovarët a je tranu oj loke a, s’jam tranu, po s’kam ku kaloj. Një mbilkalim duhet me e vonë”, shprehet e revoltuar një tjetër banore.

Janë dy lagjet e Kodër Lumes e Rexhepaj në Kukës që përballen me këtë rrezik. Banorët nuk kanë reshtur së kërkuari zgjidhje.

“Se kush e ka fajin, ne duam të vejë rrugën dytësore siç e ka gjithë bota”, thotë një banor, ndërsa të tjerë paralajmërojnë me bllokimin e rrugës nëse nuk merren masa.

Javët e fundit kompania koncesionare po mbyll me barriera metalike të gjitha shtigjet që kishin akses në autostradë, por sërish pa u krijuar banorëve në këto zona mundësinë për të lëvizur.

4 komente në “VIDEO: Kuksianët rrezikojnë jetën çdo ditë, banorja: Më thonë kosovarët “a je tranu oj loke””

  1. Timi says:

    Kërkoni llogari Lulit që nuk ka lënë nënkalime. Duhet të ishin në projekt.

  2. Beni nji ure kalimi per kembesoret aty ,
    madje disa ura Mbikalime te cilat behen brenda nji Jave
    konstruksion metalik,
    Hekuri .
    –Diku tjeter kjo rruge uk ishte marre ne dorezim nga Shteti
    pa u kompletuar me Mbikalimet – por kjo tregon Politikanet e Vjedhjeve
    qe kane perfitu Miljonat dhe kan bere mender mut qe te hane.
    Kjo eshte vepra e mashtrimit ,
    e salih mutit dhe bash putanes
    qe shpartalluam Miljardat nga buxheti peer kte lloj rruge !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    ————–
    Eshte trupe qe ky shtet sot kom ben Sehirxhiunn
    Modele mundet te gjeni kudo ne Autostradat e Europes
    sepse eshte turpi i Botes te shikosh kto pamje ,
    qe tregojn pikerishte ate Ppergjegjesinee ndaj jetes te ktij Shteti
    qe shikon se si torurohet qytetari e fshatari

  3. standartet e rrugeve says:

    Te tilla koncesione nuk mund ti jepen kompanive qe mjafton te kene lidhje me qeverine dhe mund te marrin cdo gje
    Ne keto koncesione duhen kompani me pervoje . Koncesionari i tanishem, pervec mbikalimeve, duhet te beje tualete cdo 25-30 kilometra , ashtu sic ka gjith bota.
    A ka drejtori rrugesh, a ka ministri infrastrukture qe te interesohet se cfare mbulon koncesionari ??

  4. I papami says:

    Rruga e Kombit eshte korrupsioni me i madh i qeverise se saliut. Kane hequr gjithe urat dhe mbikalimet dhe leket i kane fut ne xhep. Ja pse nuk ka nenkalime/mbikalime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje