Skenar horror për shumë amerikanë: Donald Trump humbet zgjedhjet presidenciale në nëntor – dhe refuzon të largohet nga Shtëpia e Bardhë. Të paktën ai nuk dëshironte ta përjashtonte këtë në një intervistë në TV.
Presidenti amerikan Donald Trump mund të mos e pranojë një humbje të mundshme në zgjedhjet e 3 nëntorit. I pyetur në një intervistë për Fox News nëse ai do të pranonte fitoren e sfiduesit të tij Joe Biden, Trumpi tha: “Ja ta shohim. Tani për tani nuk mund të them të them thjesht jo.” Duke shtuar: “Këtë do t’jua them kur të vijë koha.”
Megjithë vazhdimin e pandemisë së Coronës Trump e ka refuzuar mundësinë e votimit përmes votës postare. Ai ritheksoi në intervistë qëndrimin e tij se përmes votës postare mund të “manipulohen” zgjedhjet edhe pse deri tani ai nuk ka asnjë provë konkrete për këtë dyshim.
Demokratët në opozitë e akuzojnë Trumpin se i përdorur paralajmërime të tilla për të justifikuar veten në mënyrë që të mos e pranojë rezultatin e zgjedhjeve. Demokratët nga ana tyre janë pro votimit postar, sepse shpresojnë se në këtë mënyrë do të marrin pjesë në votime edhe më shumë mbështetës të tyre.
Veprim i pashembullt
Në historinë e re të Shteteve të Bashkuara nuk ka ndodhur kurrë që një president të refuzoi të japë dorëheqjen pas humbjes zgjedhore, edhe nëse rezultati i zgjedhjeve ka qenë i ngushtë. Prandaj nuk është e qartë se çfarë do të ndodhte në një rast të tillë. “Jam i bindur që ushtria do ta nxjerrë atë me forcë nga Shtëpia e Bardhë,” tha kohët e fundit kandidati demokrat për president Biden .
Sipas anketimeve aktuale Trumpi është qartësisht përpara. Por deri sa të zhvillohen zgjedhjet ka akoma tre muaj e gjysmë dhe parashikimet e demoskopëve ishin të gabuara edhe para fitores së Trumpit në vitin 2016. (DW)
kush ju lajmeroi ju debila, Clitoris apo Obama…
Gopi satom i lajmeroi. Trapist katunar. Ik laj pjatat tani.
Nuk e di kush i lajmeroi keta debilat e gazetes por ti debili me lart ja ku e ke linkun e intervistes me ze dhe figure
https://youtu.be/W6XdpDOH1JA
True that! Fake news ne USA dhe mediat Kazan ne Shqiperi jane ber normale! Sad but true!
Keto perralla ishin dhe ne 2016 duke thene se Trump nuk do t’i pranoje zgjedhjet..!!
Demokratet mendojne se do t’i fitojne zgjedhjet, eshte heret dhe entuziazmi I tyre eshte njesoj si ne 2016 ku mendonin se do te fitonin, por kesaj rradhe eshte ndryshe Trump do te fitoje me thelle sepse me mire Ai se sa te vije ne pushtet llumi i Amerikes qe po shkaterron dhe kerkon anarki ne emer te pushtetit.