Pa shkuar ende në Këshill, Tit Vasili i LSI vendos kushte: Asnjë lëshim Edi Ramës, të huajt të hapin sytë

20 Korrik 2020, 09:02Politika TEMA

Opozita jashtëparlamentare thotë se marrëveshja e 5 qershorit nuk do të preket.

I ftuar në emisionin ABC-ja e Mëngjesit nënkryetari i LSI Petrit Vasili, anëtar i Këshillit Politik deklaroi se do të kërkojnë në mbledhjen e sotme votimin e menjëhershëm dhe pa asnjë ndryshim të marrëveshjes së 5 qershorit.

Ai tha se ndërkombëtarët kanë qenë të qartë, duke theksuar se ata tashmë nuk janë më me Ramën por me interesin e Shqipërisë.

Vasili deklaroi se sistemet zgjedhore nuk mund të miratohen me gjysma, pra një pjesë e listave të hapura dhe një pjesë të mbyllura.

“Komisioneri për Zgjerim ka qenë shumë i qartë. Ka kërkuar që të votohet marrëveshja e 5 qershorit pa asnjë ndryshim. Ne kemi një parlament të njëanshëm që nuk ka çfarë flet.

Edi Rama nuk fiton më por asnjë lëshim nuk mund t’i bëhet Edi Ramës.  5 qershori janë rregulla të barabarta loje. I vetmi që nuk e lejoi depolitizimin ishte ai. 

Në këtë mes bëhet fjalë për rregulla. Edi Rama ka vetëm 30 qershorin bosh që të fitojë lojën pa kundërshtar.

Ne e kemi bërë punën tonë si opozitë, por ndërgjegjësimi i ndërkombëtarëve për të njohur Ramën ka bërë një ndryshim. Ligjet nuk janë llastikë por dispozita të qarta. Sistemet zgjedhore nuk mund të bëhen me gjysma.

Ne kërkojmë të votohet marrëveshja e 5 qershorit. Ajo nuk preket. Kodi Elektoral është një i tërë dhe firmoset nga ata që kanë përfaqësuar partitë e tyre që në fillim. Shqipëria është një vend me anti-sistem. Marrëveshja e 5 qershorit nuk preket”, tha Vasili.

Këshilli Politik do të mblidhet sot në orën 11:00. Kjo lëvizje erdhi me propozim të presidentit Ilir Meta duke arritur në dakordësinë e palëve. PS ka deklaruar se në tryezë përveç anëtarit të përhershëm Damian Gjiknuri, do të jetë edhe kreu i qeverisë Edi Rama.

Ndërsa në radhët e opozitës krah Vasilit dhe Bylykbashit do të ulet edhe sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi. Edhe opozita parlamentare do të vijë me dy përfaqësues, Rudina Hajdari dhe Myslim Murrizi.

4 komente në “Pa shkuar ende në Këshill, Tit Vasili i LSI vendos kushte: Asnjë lëshim Edi Ramës, të huajt të hapin sytë”

  1. Milan says:

    O kok bole ti sa te shohesh qe do hyje gjigandi do te shpetoje shurra

  2. Alidemsi vjeter says:

    FYTYRMUT….

  3. Agimi says:

    Peço mos bëjë trimin, se do i themi Monës të të rrahë.

  4. ce says:

    pse eshte bere si Ver llapa ky Tit shkolleshumi i leshitlikes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje