Projekti për teatrin e ri, Robert Ndrenika: Në asnjë centimetër të tij s'do të ketë ndërtime të tjera dhe as kulla

22 Korrik 2020, 15:05Sociale TEMA

Artisti i madh shqiptar Robert Ndrenika ka zbuluar detaje të Teatrit të ri Kombëtar që pritet të ndërtohet.

Në një prononcim për gazetaren Fatmira Nikolli, Ndrenika është shprehur se është njohur dje me projektin pasi e kanë thirru në zyrë, regjisori Altin Basha, drejtori i teatrit, Hervin Çuli dhe inxhinier Bejleri.

Ai falënderon Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit dhe Partinë Demokratike pasi siç thotë ai të gjitha vërejtjet e tyre i ka gjetur të rregulluara në projektin e teatrit të ri.

Ndrenika thekson se në asnjë centimetër të tij, nuk do të ketë ndërtime të tjera dhe as kulla.

Dje më thirrën regjisori Altin Basha, drejtori i teatrit, Hervin Çuli dhe inxhinier Bejleri, në një zyrë arkitekture dhe pashë skicat dhe projektin e ndërtimit të teatrit të ri.

U kënaqa shumë. Me këtë rast dua të bëj një falënderim (për dijeni edhe të mikes sime, gazetares Fatmira Nikolli) dua të falënderoj Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit dhe Partinë Demokratike, sepse gjatë gjithë kohës që unë pashë këto skica si edhe projektin e teatrit të ri, pata parasysh vërejtjet dhe sugjerimet që kanë bërë Aleanca dhe PD-ja, duke dashur që në projekt, të jenë të pasqyruara të gjitha vërejtjet e tyre për teatrin.

Të gjitha këto vërejtje i gjeta të rregulluara në projektin e teatrit të ri. Për shembull, në të gjithë territorin e teatrit, në asnjë centimetër të tij, nuk do të ketë ndërtime të tjera dhe as kulla.

I gjeta të pasqyruara në atë projekt të gjitha kërkesat e tyre përveç njërës “që teatri do bëhet, aty ku ishte, por do bëhet shumë herë më i mirë nga sa ishte”. Teatri i ri, do të jetë me kushte bashkëkohore si shumë teatro europianë.

Me respekte të ndërsjella,
Robert Ndrenika”

12 komente në “Projekti për teatrin e ri, Robert Ndrenika: Në asnjë centimetër të tij s’do të ketë ndërtime të tjera dhe as kulla”

  1. eli says:

    Respekte te kesh o njeri i madh!

  2. GAZETARJA says:

    Ate mos harroni juve , falenderoni dhe prape falenderoni Partine Demokratike dhe ata dy dallkauket e aleances , shyqyr Zotit te madh qe i kemi dhe qe na shpetuan nga Covid 19, ! Po per te thene nje fjale te mire per ata qe mezi e arriten kete , Jooooo ! Jo se ju degjon ai shalengjituri dhe pastaj lere lere se cju gjen ! Ju largon dhe pastaj jua lyp prap ! Aman aman ju beri Luli nga aktore te merituar te ketij populli qe ju ka adhuruar , ne aktore estrade !!

  3. Tironci says:

    Robeeeeeert, nuk duam Theater tjeter, por te ndertohet ai qe prishen. Ate theater nuk e kishe ndertuar as ti dhe as baballaret e tu nga vunoi. Kupton, duam te ndertojne ate qe prishen ne mes te nates si bandite. Ti erdhe ne tirone dhe e gjete ate, u fute brenda dhe strehove koken tende dhe fitove para duke luajtur brenda tek ai, bile luajte edhe role duke share sa e sa personalitete Shqiptare, si Qazim Mulletin etj. Kur erdhi demokracia shkove dhe i kerkove falje Shik Mulletit per ato qe pate thene e luajtur kunder babait te tij. Pra e ke dredhur sa ne nje dege ne nje tjeter. Tani leri keto se ske as moshe. Duam ate theater qe e prishet ne mes te nates dhe esgje tjeter. Besoj se eshte shume e thjeshte.

    1. Na myten cecenet says:

      Nga menyra si shkruan,jo vetem nuk je tironas,por nuk paske mesuar hic prej kur ke ardh ne Tirone.Tironasi ka qene njeri i qejfit dhe i kultures dhe ka pare gjithmone perpara,kane qene abanxhinjte qe kane pas hap probleme.Se nga menyra si flet dukesh nga ata qe kane ardh,kur deti u be kos dhe e bon Tironen : toke e xanum.

      1. Tironci says:

        Hahahhahaha,
        Nigjo ktu ti dhe tgjith ata qi kan menu e shkrujt per mu.
        Un jom tironc 24 karat dhe jom nga ajo familje qi e kon themelu tironen.
        Tashi meqe ju e donit mket gjuhe po ju shkruj qi ta merni vesh tgjithe , se ene robertin e njof, dhe i kom fol me tdrejt, si qytetar e jo si ju katnaret e ardhun qi skeni pa kurre bot me sy po erdhet mtirone e kujtut se shkut ne mors. Po deshen thiater mot tmodh le ta bojn diku tjeter pse me e bo aty e me prish kulturen tone. ate thiater e ka ndertu italia sic ka ndertu edhe bashkine e tirones , pse se prishen ene ate? apo hotel dajtin, spitalin ushtarak, e shume e shume si numroj dot.
        qillimi ishte me i prish e me bo kulla, por u ngritn tironcit e intelektualet dhe u ndalun kullat. kaptoni ju apo jini akoma me idealin e partise, se per nje ven pune shisni gjithe familjen bile ene gjyshi e gjyshja duhet me dal nbulevard per miting. Turp tkini.

    2. Tirons i vjeter says:

      Per ke teater e ka fjalen, per ate bordellon qe ndertuan Italionet ne 1939? Ah ty tka ngel radakja tek shpijat e cerpicit dhe halet jashte ned fund te oborrit.

  4. Alleanca per mbrojten e tallashit says:

    Ndrenika,nder me te medhenjte qe ka nxjere skena shqiptare..,
    S’te ka lezet ky rrol.
    Mos e perly emrin tend te madh me ato qe permende.
    Respekt

  5. Po pse e fute pd nekete histori kur dihet qe ata jane kunder cdo gjeje qe ben Rama . Qendro ne art i nderuar dhe leri partite says:

    ..ajo sishte teater ….

  6. Nje qytetar i thjeshte says:

    Jam plotesisht me komentuesin “Tironsi ” Ju faleminderit per respektin e dashurine e historise e kultures Shqiptare . Haram ketyre bastardeve dhe krimineleve te politikes se sotme SHQIPTARE me kete palo kryeminister ( dore e forte) Rrofte mbreti, poshte mbreti ,…rrofte mbreti,……..ah Ju shembelltyra e shemtise njerezore,………………. turp te te quaj KRYEMINISTRIN e vendit tim,……… oh sa turp ,…oh sa i poshteruar qe ndjehem , qe si nje bandit i lindur dergon skuadrat e shkaterrimit ne 4 te mengjesit,……………kaq dhe kupton permbajtjen e ketij personazhi historik,………

  7. “ Tironci vjeter “ na I thoka:-Theater says:

    “ Tironci “ qe Teatrit i thote :-Theater !!.
    Ene masanej do me tregu se ka na paska ardh I modhi Ndrenika !!!.Halla halla,qe ju mort muti shalet mer debila,kur doni me gjyku ene Ndreniken !!!.

  8. Oooo Tironci te fala samarxhinjeve says:

    Atje luhej teater por nuk ishte teater , ishte stalla e kashtes per ushtaret te epshur , PRA KUPTOJE O I TRASH se ATJE LUHEJ TEATER POR NUK ISHTE TEATER , ..

  9. lona says:

    Vetem ne Shqiperi artistet mendojne se teatri eshte i tyre,idiotizem i pashembullt.Teatri eshte prone e shtetit,e popullit dhe artistet duhet te merrin rroge nga te ardhurat qe krijojne me shfaqjet….Pse u dashkan te pyeten artistet se cka do te ndertohet aty pare,a jane ne rregull keto.Ai teater qe do ndertohet aty eshte xham dhe beton ,per mua nje katastrofe e re ne Tirane.Ndoshta ata kullat do ja shtojne hieshine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje