35-vjeçari nga Kavaja i zhdukur prej 7 marsit, gjendet i groposur në Shkup

23 Korrik 2020, 11:07Kronika TEMA

Trupi i pajetë i një personi që rezultonte i zhdukur prej disa javësh në Shqipëri është gjetur në Maqedoninë e Veriut.

Identiteti i viktimës është Riku Beu, 35-vjeç, i cili së bashku me familjen ishin banues në Kavajë, në fshatin Kryevidh.

Trupi i 35-vjeçarit është gjendur i groposur në periferi të Shkupit, ndërsa është identifikuar nga familjarët e tij.

Autoritetet shtetërore në Shkup kanë kryer të gjitha verifikimet, në bashkëpunim edhe me homologët shqiptarë.

Analiza e ADN-së dhe materiali gjenetik i marrë nga trupi i pajetë, rezulton se përputhet me shenjat e gishtave të Riku Beut.

Kujtojmë këtu se policia shqiptare, por dhe ajo maqedonase, e kanë pasur të skeduar 35-vjeçarin Riku Beu dhe dispononin gjurmë të gishtave të tij.

Trupi i Rikut ishte gjetur prej disa ditësh, por vetëm pesë ditë më parë një polici njoftoi familjen, e cila u nis për në Shkup.

Krahasimi i ADN-së në trupin që u gjet i groposur në Shkup, përputhet me shenjat e gishtave të Riku Beut, i cili rezultonte i humbur që prej datës 7 mars 2020.

5 komente në “35-vjeçari nga Kavaja i zhdukur prej 7 marsit, gjendet i groposur në Shkup”

  1. Kim-été says:

    Ne i dergojm kokain Maqedonis së Veriut, ndërsa ajo na kthen eshtra të vitit 2020. Të vihet në dijeni ambasada Amerikane.

    1. Andibushatsi says:

      A !!!
      Mendova se mos ka shku me ba kurs per hoxhe,

    2. Kapshtriq Topemadhi says:

      Po pra e ka tjeter kush ne tutorizim ( patronazh) Maqedonine e Veriut… sherr semaforesh ci qi t’emen.

  2. Leo says:

    Iku dhe riku k.deri gjynaf ishte dhe xhihadist prej kavaje

  3. Ishte myslyman praktikant ? says:

    Muslumanet te rojne vete dhe nga nje per dere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje