Nga Ferdinand Dervishi
Pak ditë pas takimit në Moskë me Stalinin (23 mars 1949), Enver Hoxha ka realizoi një ceremoni të pazakontë në dhomën e tij.
Ai thirri aty anëtarët e delegacionit që kryesonte duke ju lutur përfaqësuesit sovjetik të përsëriste lajmin për disa dhurata të bëra nga Stalini.
Ishin kuti cigaresh, orë dore, copa stofi për të qepur pantallona apo xhaketa dhe më tej disa produkte ushqimore, si havjar, sallam, çokollatë etj.
Sot pjesa e produkteve ushqimore mund të tingëllojë e habitshme, por në këtë periudhë, sa duket këto ishin produkte luksi jo vetëm për nivelin ekonomik të shqiptarëve por edhe për vetë sovjetikët.
Jemi në vitin 1949, në Shqipëri ka njerëz të uritur dhe pavarësisht se udhëheqjes së lartë komuniste apo funksionarëve shtetërore nuk u mungonte gjë, sërish dhuratat ushqimore duken të justifikueshme.
Pjesa që nuk mund të përtypet lehtë është ajo e mbajtjes së produkteve ushqimore me vete dhe më tej transporti për në Shqipëri, që mund të kërkonin disa ditë kohë.
Ideja e dhuratave të tilla ishte dhënë nga Ambasadori Sovjetik në Tiranë Dimitri Çuvahin më 28 mars 1949, kohë kur delegacioni shqiptar ishte ende në Moskë.
Dhuratat janë lëvruar me vendim të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Sovjetik më 2 prill 1949 dhe u janë dhënë pjesëtarëve të delegacionit nga një diplomat, pak ditë më pas, më 6 prill.
Këtë thonë dokumentet që po sjellim në këtë shkrim, të marra dhe të përkthyera nga përmbledhja “Faktori Sovjetik në Evropën Lindore 1944-1953”.
DOKUMENTI 1
Kërkesa e ambasadorit
Nr: 19
Raporti i të dërguarit të Bashkimit Sovjetik në Shqipëri, D. S. Çuvahin, K. D. Veviçkin dhe P. А. Bushuev për V. А. Zorinin për dëshirën e dhënies anëtarëve të delegacionit të Qeverisë shqiptare të dhuratave nga Qeveria Sovjetike(1).
Моskë
28 mars 1949.
SEKRET
Shokut. V. А. Zorin
E konsideruam të nevojshme, sipas shembujve me delegacione të shkuara, t’u japim anëtarëve të delegacionit qeveritar shqiptar dhuratat e mëposhtme:
Enver Hoxha – mbajtëse cigaresh e artë, 2 kuti me havjar (3 kilogram), 3 kilogram sallam, 5 shishe me vodkë, 5 shishe me shampanjë, 20 paketa me cigare, 2 kilogram çokollatë, 2 copa mëndafshi dhe 1 copë stofi të leshtë për pallto grash.
Spiro Koleka — orë e florinjtë “Pobjeda” me zinxhir, 1 kuti me havjar (2 kilogram), 1,5 kilogram sallam, 3 shishe me shampanjë dhe 3 shishe vodkë, 10 paketa me cigare, 1 kilogram çokollatë, 1 copë stofi të leshtë për pallto grash.
Koço Theodhosi — takëm shkrimi i bërë me gurë të Uralit, 1 kuti me havjar, 3 shishe me vodkë, 10 paketa me cigare, 1 kilogram çokollatë.
Xhaferr Spahiu — një kuti me kapak të pikturuar (miniaturë me ngjyra), 1 kuti me havjar, 3 shishe me vodkë, 10 paketa me cigare, 1 kilogram çokollatë.
Shinasi Dragoti — një kuti me kapak të pikturuar, 1 kuti me havjar, 3 shishe me vodkë, 10 paketa me cigare, 1 kilogram çokollatë.
Nexhip Vinçani — një kuti me kapak të pikturuar, 1 kuti me havjar, 3 shishe me vodkë, 10 paketa me cigare, 1 kilogram çokollatë.
Kërkojmë udhëzimet tuaja
1.S. Çuvahin,
2.D. Veviçkin
3.А. Bushuev
AVP RF. F. 021. Op. 36. P. 22. D. 22. L. 27.
ORIGJINAL.
DOKUMENTI 2
KRYETARI i KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË BS
1.Stalin(2)
DREJTORI MENAXHUES I KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË BS
2.Pomaznev
KËSHILLI I MINISTRAVE TË BS
3.Pomaznev
AP RF. F. 3. Op. 64. D. 46. L. 1.
ORIGJINAL.
Dhënia e dhuratave
(1)- Shpërndarë V. Molotovit, L. Berias, N. Bulganinit, G. Malenkovit, A. Poskrebishevit, A. Vishinskit, M. Meshnikovit, A. Zverevit.
Cm. dok. N: 19.
(2)- Më 6 prill të vitit 1949 Zëvendës Drejtori i Protokollit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të BS, P. Bushuev ka shkruar në raportin e tij. “Sot në orën 15:00 unë vizitova delegacionin qeveritar shqiptar dhe u prita nga Kryetari i Këshillit të Ministrave, Enver Hoxha. Unë e lajmërova atë se më ishte ngarkuar t’u jepja anëtarëve të delegacionit qeveritar shqiptar në emër të Qeverisë Sovjetike dhuratat e poshtëshënuara:
Enver Hoxha – një mbajtëse të artë cigaresh, 2 copa mëndafshi dhe 1 stofi të leshtë dhe një shportë produktesh ushqimore.
Spiro Koleka – një orë të florinjtë “Pobjeda”, 1 copë mëndafshi dhe një shportë produktesh ushqimore.
Koço Theodhosi – një kuti me kapak të pikturuar (fragment nga ilustrimi i ‘Përralla për peshkatarin dhe peshkun’) dhe një shportë produktesh ushqimore.
Vasil Kati — një kuti me kapak të pikturuar (fragment nga ilustrimi i ‘Pranë bregdetit’, sipas vargjeve të Pushkinit) dhe një shportë produktesh ushqimore.
Xhaferr Spahiu — një kuti me kapak të pikturuar (fragment nga ilustrimi i ‘Dy Ivanët e djalit të ushtarëve’) dhe një shportë produktesh ushqimore.
Shinasi Dragoti, — një kuti me kapak të pikturuar (fragment nga ilustrimi i “Rusllani dhe Ludmilla”) dhe një shportë produktesh ushqimore,
Nexhip Vinçani, — një kuti me kapak të pikturuar (fragment nga ilustrimi i “Panfolovët”, një grupi luftëtarësh që në Luftën e Dytë Botërore u dëmtuan gjermanëve në afërsi të Moskës një numër të madh tankesh) dhe një shportë produktesh ushqimore.
Pasi më dëgjoi, Enver Hoxha ftoi në dhomën e vet të gjithë anëtarët e delegacionit dhe më kërkoi që të përsërisja lajmin për dhuratat në prezencë të tyre. Unë këtë e bëra dhe ua dhashë atyre personalisht dhuratat e sipërpërmendura.
Në emër të anëtarëve të delegacionit, gruas së tij dhe vetes, Enver Hoxha më porositi që t’i përcillja Udhëheqjes së BS mirënjohjen për dhuratat.
(AVP RF.F. 021. Op. 36. P. 22. D. 22. L. 28).
DOKUMENTI 3
Vendimi i qeverisë sovjetike
Vendimi i Këshillit të Ministrave të Bashkimit Sovjetik për dhuratat e delegacionit të Qeverisë së Republikës Popullore të Shqipërisë.
1.Moskë
2 prill 1949.
SEKRET
Këshilli i Ministrave të BS
VENDIM
Nga 2 prill 1949. Nr: 1273-454s
Moskë, Kremlin
Për dhuratat e delegacionit qeveritar të Republikës Popullore të Shqipërisë, Këshilli i Ministrave të Bashkimit Sovjetik
VENDOSI:
1.T’u jepen në emër të Qeverisë së BS, përfaqësuesit të Këshillit të Ministrave të Republikës Popullore të Shqipërisë, Enver Hoxhës, një mbajtëse e artë cigaresh, Kryetarit të Planifikimit të Shtetit, Spiro Koleka, një orë e florinjtë “Pobjeda” me zinxhir të florinjtë. Zv/ Kryetarit të Planifikimit të Shtetit, Koço Theodhosi, një takëm shkrimi të bërë me gurë të Uralit. Zv/ministrit të Tregtisë, Vasil Kati, një kuti me kapak të pikturuar, Zv/ministrit të Industrisë, Xhaferr Spahiu, një kuti me kapak të pikturuar. Zv/ministrit të Punëve Publike, Shinasi Dragoti, një kuti me kapak të pikturuar, Zëvendësshefit të Shtabit të Përgjithshëm (të Ushtrisë) Nexhip Vinçani, një kuti me kapak të pikturuar.
2.Veç këtyre, anëtarëve të delegacionit, t’u jepen dhurata për gra (copa mëndafshi dhe leshi) dhe disa produkte ushqimore (havjar, çokollatë, vodkë, shampanjë) në shumën e përgjithshme prej 11.000 rublash.
3.Të detyrojë Ministrinë e Financave të BS, (shokun Zverjev) të ndajë nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave të BS dhe t’i japë Ministrisë së Punëve të Jashtme një shumë të duhur për pagesën e dhuratave të numëruara më sipër në pikën 2.(ABC News)
Jeni shume te ndyte qe merreni me keta gjjera te pavlera .
cfare lidhje kane me ne keta thashetheme !!!!!!!!!!!!!
KAZAN PLEHRASH jeni .
Hengri Enveri ca çokollate sovjetike dhe la me barre Nexhmijen, pastaj erdhi çokollata kineze dhe doli Pranvera ?
Edhe sikur te jene te verteta per cfare hyjne ne pune pervecse per te denigruar shqipetaret.
Pse o Mero i pranon keta zuzare ne gazeten tende? Nuk e kupton sa ta peshtirosen me idjocite e tyre?!! Tamam kazan pleherash nga gazetare pa dinjitet, njerez servile pushteti dhe te peshtire qe kerkojne qimet per ti bere tra per te harruar bemjat e ketyre politikaneve dhe pushtetareve te sotem qe jane bere te neveritshem si hajdute me cizme dhe mashtrues te kalibrit nderkombetar.
Po ptse veni kaq large merrni me te vdekur .E keni degjuar cfare tha bodigardi i Berishes per dhuratat qe i jepnin dhe si ju ture kur harroi nje cante dhurate ne amerike .Po deshet pyesni edhe per Nano qylaxhiun .Edhe Luli nuk besoj te kete blere 2 ore dore 10000E Dikush ja ka bere dhurate Sikur e ulet shume pazarin shkruani per te gjallet
Në raport thuhet që kjo praktikë është ndjekur edhe për delegacione të tjera. Madje do thoja që shqiptarët nga ana e tyre, për dhurata kanë pase dorë të rëndë . Sixhade që në tregun e huaj kapnin vlerë disa qindra USD. Plus pastaj rakia, konjaku etj. Tani të kthehemi pak te konteksti. Nxirrni ca dokumente nga “varri” që nuk kanë asnjë vlerë historike . Shkruaj ndonjë gjë për tokat që Saliu ja dhuroi Fazlliçit. Bëj edhe ndonjë shkrim për pjesën e detit Shqiptar, dhuruar me një të rënë të lapsit Grekëve. I ka dhuruar sallam thotë autori. Këtu po dalin gjykatës e prokurorë, të gjithë me dhurata. Ma dhuroi njeri, ma dhuroi tjetri . Jo sallam, po vila e makina. Sa e keni ul pazarin o gazetarë ! Shikoni cigaret e Manush Myftiut , e nuk shikoni milionat e Gjin Gjonit.
Mir mer mir Enveri boni xhboni popullin e vet e majti me pun buk e shkoll per 50 vjet , po shikoni GJIN GJONIN dhe politikanet sot po ja u shkerdhejn nonen, po ju fusin ne purg si bira kurve per 100 mij lek korent dhe vet tallin bythen me milionat qe ju kan vjedhu juve opull dallkauk andertal , mos u merni me kte bythqirin kaloçin se ky mer 200 mij lek te vjetra per artikull , injorant dhe debila gjen me tonelat ne kte vend kaluç suma dhe tregon historit e ktyre dallkaukve qe duan te shajn Envetin , Por ENVERIT as tek Kari nuk i vin kta bythqira pa vler se ishte burr shteti nuk mendonte per te vjedhur per vete por mendonte te bente shtet dhe per ket popull , pisa mjeran.
KALIT TE DHURUAR NUK I SHIHEN DHEMBET
– Mesazhi kryesor i nje praktike te zakonshme diplomatike dhe disiplines se rrepte financiare shteteror e
Ne prag te vizites se ish- ministrit te Jashtem te Shqiperise Z. Reiz Malile ne Spanje njoftohem se isha zgjedhur si perkthyes dhe gazetar i Delegacionit te tij , pjese e te cilit ishte edhe Zevendesministri i Tregtise se Jashteme, Konstandin Hoxha, ish nuk I xhaxhit tim Elez Dega dhe zyrtare te tjere.
Ne nje takim teknik dy dite para nisjes me therret ne zyre Reizi per udhezimet perkatese bashke me ish- zevendesministrin e Jashtem Z. Ksenofon Nushi
Pasi mora udhezimet ai thirri shefin e finances per dhuratat qe do ti beheshin Mbretit te Spanjes Lartemadherise se tij Juan Carlos dhe bashkeshortes se tij Mbretereshes Sofia…
Ai u nervozua keqazi, cka nuk ishte ne natyren e tij, kur Shefi i Finances i thote se akoma nuk kishin konkluduar me Ministrine e Financave per dhuratat.
Pa me pyetur kush, une nderhyj dhe pasi kerkoj leje i sugjeroj qe disa jave perpara gjate nje vizite ne Ndermarrjen Artistike “ Migjeni” ne Tirane me nje grup te Shoqstes se Miqesuse Spanhe- Shqiperi kisha pare nje statuje te Gjergj Kastriotit Skenderbeu ne filigran ( argjend ) me nje vlere rreth 21 mije leke te vjetra dhe me siguri ne Biblioteken Kombetare do te kishte dokumente e leterkembime te Skenderbeut me mbretin e Napolit dhe ate te Spanjes, qe e kishte nen patronat.
Si Reizi edhe Ksenofoni e mirepriten kete sugjerim dhe brenda 24 oresh u zgjidh kjo ceshtje….
Ne castet e fundit para audiences me Mbretin spanjollet Juan Karlos njoftohemi nga Protokolli Mbreteror nepermjet Ministrit te Jashtem si audienca do zgjaste 30 minuta pasi Juan Carlos kishte audience me Emirin e Qatarit.
Ne momentin e dorezimit te dhuratave, Mbreti Spanjoll u mahnit nga dhuratat dhe talenti i duararteve te Migjenit si dhe nga leterkembimet midis Skenderbeut dhe parardhesve te cilet I shfletoi duke i hedhur nje veshtrim diagonal.
– Shiko Zoti Malile, popujt tane kane qene shume me afer kur me gomarin e Sancho Panchos duheshin muaj per te arritur tek njeri- tjetri se sa sot kur Tirana dhe Madridi jane dy ore larg njeri tjetrit me aeroplan…
– Tangoja vallezohet dyshe Lartemadheria juaj, ia kthen Reizi duke shtuar se ajo vizite do ta shkurtonte edhe me largesine midis dy shteteve…
Dhuratat i pranon efhe Mbreti, por kur ato zgjedhen mire bejne te lere te prese edhe nje Emir te nje shteti qe noton mbi matte, ben qe edhe filigrani te spostoje “ Arin e Zi”.
Fakti qe edhe lideri i nje superfuqie boterore qe perballoi peshen me te madhe te Luftes se Dyte Boterore, si Stalini dhe suita udhehqese e saj nuk mund te bente dhurata me vlere simbolike si kuti zbukuruese, sallami, vodka apo nje a dy steak cigaresh … pa miratimin e Keshillit te Ministrave dhe Ministrise se Financave eshte deshmi e nje displine e rregulli te rrepte qeverisjeje qe nuk linte hapesire per korrupsion.
Al Caballitos regalado no se le miran los dientes, thone spanjollet.
Pra, kalit te dhuruar nuk i shihen dhembet !
FERDINAND DERVISHI
ROBT E MOTREN KU TI KESH .
ORE PLEHRS ,
PUNA E GAZETARIT ESHTE PUNA ME PLEHER QE EKZISTON .
ME MIRE PASTRUES RRUGESH SE GAZETAR!!
PLEHRA ,PERHAPNI VEQ MASHTRIME ,GENJESHTRA TE EPROREVE TE TU , DHE PRAPAGANDE .
O PLEHRS.
Mire e thot QYTETARI.Jini vertete kazan plehrash.Me kete shkrim prej injoranti,kerkohet te denigrohen figurat e medha boterore si ajo e Stalinit,qeverise se tij dhe te Enver Hoxhes dhe qeverise se tij. Jo more jo! Nuk shembet mali me pirinj e luge.Ata do te ngelen ne histori si njerzit me te medhenj te popujve te botes te cilet kane dhen nje kontribut shume te madh per emacipimin e shoqerise njerzore ne bote.Ata vazhduan ndertimin e socializmit,nje rend pa shtypje e shfrytezim te njeriut nga njeriu.Nje rend qe po krijonte njeriun e ri me tipare te reja edukative,ku nuk njihej prostitucioni,droga,krimi i organizuar,mashtrimi,korrupsioni,grabitja,degjenerimi i shoqerise si po behet sot.Nuk eshte e vertet se ne socializem kishte varferi.Buka u sigurua ne vend nga bujqesia socialiste me prodhime marramendese,sa nuk ishte nevoja t’ja shtrije doren kujt.Ata qe nuk e njohin socializmin flasin sot nga injoranca lloj e lloj shpifjesh.E ardhmja e botes eshte SOCIALIZMI.
TITULLI I FERDINANDIT APO TEMES PROVOKATIV …
PERMBAJTJA E SAKTE
Permbajtja eshte krejt korrekte dhe e sakte.
Ne vend te sallamit te Stalinit per Enverin e co. Z. Ferdinand Xhaferri ia ka rrasur sallami vetvetes.
Domumenti deshmon te kunderten e asaj qe tregon permbajtja.
Edhe per dhurata krejt simbolike te nje superfuqie boterore lideri e saj merr mendimin dhe miratimin e vartesve te te tij ne parti e shtet.
Pra jo vendime autokratike por kokegjiale.
Po ashtu Enver Hoxha thrret te gjithe anetaret e delegacionit shtetetor shqiptare dhe i njofton per dhuratat…
Se katerti dispilina e rrepte financiare shteterore ne perdorimin e djerses dhe mundit, parave dhe pasurise se popullit te tyre.
Te dy ishin diktatore komuniste te eger por burra shteti qe I nxoren vendet e veta nga mesjeta dhe i kthyen shtetet e tyre perkatese ne superfuqi boterore Stalini dhe vend absolutisht te pavarur ne politiken e Jashteme dhe te perparuar ne te gjitha lemite ekonomike, sociale, aresimore, shendetesore, te mbrojtjes.
Ashtu si Stalini perballoi me sukses e fitore Luften e Fyte Boterore, duke mbajtur peshen kryesore te saj, edhe Enver Hoxha krijoi, udhehoqi me lavdi Luften Antifashiste Nacional- Clirimtare qe e shpetoi Shqiperine nga nje copetim dhe rrenim tjeter…
Diktatore komuniste por burra shteti aq sa babai i vendlindjes se Shovenit, Sharl De Gol ne nje interviste per shtypin francez ne 1964 se “ Si francez qe jam do te isha krenar per pavaresine e vendit tim. Mirepo i vetmi shtet ne Evrope politika e te cilit behet ne kryeqytetin e vet e jo diku tjeter eshte Shqiperia e Enver Hoxhes.”
Persa i perket viktimave te dhunes komuniste per 46 vjet sundimi te saj ne Shqiperi numri i te ekzekutuarve, ne 95 per qind te rasteve me vendim te prere Gjykatash, petfshi edhe ata qe u vrane ne perleshje me Forcat e mbrojtjes se popullit apo te Sigurimi te dhe policise se shtetit shqiptar eshte ne i vogel se ai I viktimave te katrahures Berishes te 1997 pa gjyqe….
Ky eshte realiteti .
Keto jane faktet historike !
E historia nuk mund te ribehet!
Bravo
Me llogari ekonomike
me fature
me rregulla,
me dokumenta
te regjistruara,
jo hajdutshe sic veprohet ne sitemin halabak te arkitetit social Saibeisha!
Shteti qe i duhet shqiptareve per te parandaluar hajdutet vjedhsit e pasurive kombetare te qytetareve shqiptar , qe kane pervetsuar pa fature ne menyre te fshehte miliona miliona miliona dollare !
Keto jan vertet sekret…….Pffffff…kari k. Lajm koti.
E shoh thjeshte per kuriozitet, s’ka ndonje gje per ta bere problem!
Po si e morren vesh ruset qe Enveri e hante shume sallamin. Me sa duket I tha ambasadori.
Dhe kur sat’ëme i dhuronte 5 kg sallam gjeorgjian, o Dervish i mutit!!!!