Operacioni Forca e Ligjit, i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë 4 “të fortëve” në Tiranë, Përmet dhe Lazarat.
Ata janë:
E. O., banues në Tiranë, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim;
G. E., banues në Përmet, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;
Gj. E., banuese në Përmet, e dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;
S. S., banues në Lazarat, Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
“Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit.
Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
E. O., banues në Tiranë, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim;
G. E., banues në Përmet, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;
Gj. E., banuese në Përmet, e dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;
S. S., banues në Lazarat, Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.
OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.”– njofton policia. (TemA)
KJO ESHTE NJI PSEUDOREFORME PER TE SHKATERRUAR SHQIPTARET
SEPSE KRIMINELET E VERTETE QE KAN SHPARTALLUAR MOLJARDA KTIJ SHTETI
SHETISIN ME QENT E VETE PISHAVE NE VILAT EE LALZIT
PASI I RREMBYEN TOKEN PRONARIT !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
———
JU SHKEDHEFTE KIA SHTETIN TUAJ O MORRAT E JEREZIMIT
QE S’NGELI PUTAN PA TALLUAR KART ME JU FUNDERINAT E NJEREZIMI
QE VETEM TRU E KOKE S’KENI
SE CFAR JENI DUKE BO