VIDEO: Banesa merr flakë, dy fëmijë hidhen nga 12 metra lartësi, shpëtojnë mrekullisht

23 Korrik 2020, 09:50Lifestyle TEMA

Dy fëmijë arritën të mbijetojnë pasi u hodhën nga më shumë se 12 metra lartësi, kur banesa ku ata jetonin u përfshi nga zjarri.

Disa persona u mblodhën në fund të ndërtesës duke pritur fëmijët, të cilët ishin pa asnjë zgjidhje tjetër teksa prindërit e tyre i kishin lënë vetëm, duke i mbyllur edhe derën.

“Daily Mail” shkruan se skenat dramatike të dy fëmijëve, njëri 3 vjeç dhe tjetri 10 vjeç, u filmuan të martën në Grenoble të Francës.

Athoumani Walid, 25-vjeç, ishte një nga heronjtë që arritën të mbajnë gjallë fëmijët. Ai shpëtoi dy jetë, por për fatin e tij të keq pësoi një thyerje në krahun e tij të djathtë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje