BE: Turqia të vendosë se në cilën anë të historisë do të qëndrojë

24 Korrik 2020, 14:57Bota TEMA

Siguria në perimetrin e kufijtë tanë i takon Europës dhe ne nuk mund ta delegojmë sigurinë tonë dhe sovranitetin e shteteve tona anëtare te aktorë të tjerë, deklaroi sot zëvendëspresidenti i Komisionit Europian, Margaritis Schinas duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me përshkallëzimin e tensioneve me Turqinë lidhur me Greqinë dhe Qipron.

Schinas përshëndeti rolin e presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelares gjermane, Angela Merkel që në ditët e fundit kanë punuar në mënyrë aktive për të shmangur një përshkallëzim dhe për të qetësuar tensionet në Mesdheun Lindor.

”Tani i takon Turqisë të vendosë një herë e përgjithmonë se në cilën anë të historisë dëshiron të jetë”, theksoi ai.

“Unë besoj se nga sot deri në Këshillin e Jashtëm jozyrtar, në fund të gushtit, do të kemi mundësinë të punojmë për të qetësuar tensionet dhe ritheksuar rëndësinë e Evropës si një forcë stabiliteti në këtë rajon të paqëndrueshëm”, tha Schinas.

”Ne e diskutuam atë në bazë të informacioneve që Borrell paraqiti. Europa punon në mënyrë aktive për të promovuar paqen dhe stabilitetin dhe i takon të tjerëve të kuptojnë se ky përcaktim duhet të jetë i ndërsjellë”, përfundoi Schinas.

3 komente në “BE: Turqia të vendosë se në cilën anë të historisë do të qëndrojë”

  1. Taulant says:

    avash se i trembe Turqit. Kur u intereson juve i kerkoni ndihme Evropes po me Shqiperin pse nuk respektoni te drejten per fqinjesi te mire po nuk gjeni rast pa futur thike mbas shpine.

  2. Kim été says:

    Turqia u largua nga politika pushtuese otomane, ndërsa Berlini e ka modernizuar.

  3. Zeusi pellazg says:

    Po a nuk eshte skandaloz fakti qe grekul ka aneksuar edhe ishujt tek dera e Turqise
    Tani duhet te rishikohen kufijt ishullor mes tyre sic kavendosur traktati i Lozanes para 100 vjetesh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje