F-15 amerikane shkund aeroplanin iranian, fluturojnë pasagjerët: Ç’ndodhi mbi qiellin sirian?

24 Korrik 2020, 12:13Bota TEMA

Disa pasagjerë në një aeroplan iranian u plagosën në qiellin mbi Sirinë pasi piloti ndryshoi papritmas lartësi për të shmangur një përplasje me një avion luftarak amerikan, njoftuan mediat iraniane, ndërsa ushtria amerikane tha që F-15 e tyre mbante një distancë të sigurt.

Avioni, i cili i përket linjës ajrore Mahan Air, ishte duke fluturuar nga Teherani në Beirut kur piloti kreu manovrën, në një ngjarje që autoritetet iraniane, siç thonë ata, do të hetojnë.

Tensionet midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara filluan të rriten pasi Presidenti Trump tërhoqi vendin e tij nga marrëveshja bërthamore me Iranin dhe vendosi sanksione të ashpra ndaj Teheranit.

Agjensia zyrtare iraniane IRIB citoi fjalët e njërit prej pasagjerëve, i cili tha se ai ishte goditur në kokë kur avioni filloi të zbresë papritur.

“Unë nuk e di se çfarë ndodhi. Një aeroplan i zi u afrua dhe yni humbi ekuilibrin. Unë kërcea nga sedilja dhe godita tavanin,” tha një pasagjer pa emër.

“Ishte një aeroplan luftarak. Na tmerroi”. Ne humbëm ekuilibrin dhe filluam të kërcejmë në ajër,” tha një pasagjer tjetër.

Komanda Qendrore e SHBA, e cila monitoron trupat amerikane në rajon, njoftoi se aeroplani F-15 po kryente një inspektim vizual të aeroplanit iranian kur erdhi pranë garnizonit Tanf në Siri, ku forcat amerikane janë të pranishëm.

Kapiteni Bill Urban, një zëdhënës i lartë i komandës, tha që F-15 kreu një inspektim standard të avionit në një distancë të sigurt prej rreth 1.000 metra.

“Inspektimi u krye për të mbrojtur sigurinë e forcave të koalicionit në garnizonin Tanf,” tha ai.

“Kur piloti ynë identifikoi aeroplanin si pasagjerësh në Mahan Air, F-15 mbajti një distancë të sigurt,” shtoi ai, duke theksuar se inspektimoi u krye në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Aeroplanët në këto lartësi duhet të mbajnë një distancë prej të paktën 600 metra në mënyrë që të mos godasin njëri-tjetrin, edhe pse edhe atëherë mund të jenë subjekt i turbulencave.

Pas incidentit, Ministria e Jashtme e Iranit i dërgoi një notë proteste në ambasadës zvicerane, e cila përfaqëson interesat e SHBA në Iran.

Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar prej kohësh Mahan Air për transportimin e armëve luftëtarëve në Siri të cilët kanë mbështetjen e Iranit.

Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj kësaj kompanie në vitin 2011, me shpjegimin se ajo ofron mbështetje financiare dhe të tjera për Gardën Revolucionare Irani.

2 komente në “F-15 amerikane shkund aeroplanin iranian, fluturojnë pasagjerët: Ç’ndodhi mbi qiellin sirian?”

  1. Nard Ndoka says:

    Prandaj rripi i sigurimit duhet mbajtur lidhur gjate fluturimit.

  2. bonehead says:

    Çfarë shkrimi injorant. Avion luftarak fluturon në distance, avioni i linjës ulet në lartësi pa lajmëruar sepse e zuri frika pilotin edhe fajin e kanë avionët ushtarak….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje