Astrit Patozi ka reaguar me ironi, pas deklaratës së Lulzim Bashës, se Partia Demokratike është për hapjen 100 përqind të listave, me kusht që Rama të mos heqë koalicionet.
“Rëndësi ka që tani listat e hapura nuk kanë më asnjë kundërshtar të rëndësishëm publik në Shqipëri. Dhe kjo është në fakt edhe mrekullia e kësaj kauze.
Sepse i bëri të përkulen para saj me radhë një e nga një të gjithë “sulltanët” e mëdhenj të politikës. Me hir apo me pahir, kjo është një temë tjetër.
Nuk është barcaletë, por është fakt se pikërisht ata, që i mbanin mbyllur me njëqind dryna deri dje, sot janë në garë se kush t’i hapë më shumë.
Për të tjerat, s’ka problem. Le të vazhdojë kacafytja e zakonshme 30-vjeçare, se Shqipërisë më mirë i del në të gjitha rastet, kur ata zihen, se sa kur ulen e bëjnë pazar”, shkruan Patozi.
O Patoz more Patoz ,!Po zotrote sa vjet ke në politik??