Rama reagon pas tërheqjes së Bashës: Gjysëm hapi pozitiv i LBPD, si e sa do hapen kjo i takon diskutimeve

24 Korrik 2020, 19:41Politika TEMA

Pas tërheqjes së Lulzim Bashës dhe pranimit të hapjes së listave, ka reaguar kryeministri Rama.

Ai e ka cilësuar tërheqjen e Bashës, si një gjysëm hapi pozitiv nga ana e kryedemokratit.

“Pozitiv gjysëm hapi i LBPD për hapjen e listave, që është thelbi i risive kushtetuese!

Si e sa do hapen nga jo më pak se 75% në 100% kjo i takon diskutimeve pas 30 korrikut!

Deri në 30 korrik ka rëndësi hapja e sotme e LBPD për listat, çka vetëm votimi, 30 korriku e garanton

Sa për koalicionet parazgjedhore ato nuk do të ndalohen, thjesht do të standartizohen si kudo në Europë, po edhe kjo do të shkruhet e votohet pas 30 korrikut, kështu që për sot i vetmi ndryshim është hapja e LBPD ndaj risisë kushtetuese që do të sjellim në 30 korrik!

Mjaft pozitive!

1 komente në “Rama reagon pas tërheqjes së Bashës: Gjysëm hapi pozitiv i LBPD, si e sa do hapen kjo i takon diskutimeve”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje