Shmanget tragjedia në bregdetin e Divjakës, 3 të miturit shpëtohen nga mbytja

25 Korrik 2020, 19:08Kronika TEMA

Një tragjedi është shmangur ditën e sotme në bregdetin e Divjakës, ku janë shpëtuar 3 të mitur pasi rrezikuan të mbyteshin në det.

Bashkëpunimi i policisë, rojave bregdetare, disa pushuesve dhe bluzave të bardha shmangu një tragjedi në bregdetin shqiptar.

Sipas njoftimit, 3 të miturit janë në moshën 12, 13 dhe 17 vjeç, banues në fshatin Tërbuf të Divjakës.

Pas ndërhyrjes në kohë, ata ndodhet në spitalin e Lushnjes jashtë rrezikut për jetën nën mbikëqyrjen e mjekëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje