Nga Rudina Xhunga
Episodi i radhës i ciklit “Shqiptarët e mrekullueshëm” të kushtohet ty që ke frikë nga pandemia dhe nuk do të pushosh në det ku ka shumë njerëz, po do kamping dhe aventura në natyrë. Epo merr një maskë me vete, për siguri, rezervo një fuoristradë te “Blue sky travel” në Vlorë, ose mund të shkosh me makinën tënde, nuk ka problemm rruga. Merre dhe nisu të shohësh vende përrallore të pazbuluara të Labërisë.
Siç bëri dhe gazetarja Rudina Xhunga, e cila na tregoi ura të shekullit të 17, të cilat shumë prej nesh nuk e dinin se ekzistojnë.
Ndiq rrugën e Lumit të Vlorës, dhe patjetër që do të shohësh mrekulli, nga ato që s’kanë të dytë. Ndonëse rruga ende nuk ka përfunduar, shumë turistë, sidomos ata të huaj, kanë marrë fuoristradat dhe kanë shëtitur përgjatë lumit, e shkelur urë më urë.
Rudina, me Besin e Blue Sky Travel e nisën udhëtimin nga Drashovica, ku fillimisht treguan lapidarin e Drashovices, e më pas urat.
Ndalesa e parë ishte te Ura e Slapit e shek të XVll.
“Është një nga urat që duhet ta shohësh patjetër. Sapo del nga Drashovica, vjen këtu. Unë nga këtu e fillova. Është ura e parë e Lumit të Vlorës. E kam vrarë shumë mendjen që t’ju tregoj një rrugë për të mos pasur frikë nga pandemia, për të mos pasur shumë njerëz përreth, për të kuptuar që ka ca gjëra të reja, ca gjëra ndryshe. Mund të bësh kampingje, mund të shohësh ca vende ndryshe, të bukura sa më s’ka, të papara ndonjëherë, për të krijuar mundësinë mes teje që rri në shtëpi dhe s’di si t’ia bësh për të pushuar, dhe për të çlodhur mendjen”, kështu tha Rudina, ndërsa qëndronte mbi urën mesjetare të Slapit.
Me pas rrugëtimi vijon duke shijuar panoramën që ofrohet përgjatë lumit.
Pa shkuar në fshatin Gjorm, do t’ju dalin të tjera çudira, siç është Ura e Frëngut.
Rruga e Lumit të Vlorës ka përfunduar në lotin e parë, që shkon deri në Gjorm, ndërsa është hapur dhe po punohet deri në Kuç. Rruga e asfaltuar mbaron pa vajtuar te Ura e Frëngut.
“Kjo urë është një mrekulli. Por fjala e parë që mendova kur e pashë ishte: “O plehra që hidhni plehra.” Eja shikoje Urën e Frëngut. Por të lutem shumë mos hidh plehra”, ishte apeli i Rudinës pasi pa mbeturinat të hedhura te Ura. Pas Urës së Frëngut, do të njiheni me një tjetër urë të shekullit te 17.
Ura E Bratajt, destinacioni i radhës.
“Ky lumi këtu, mua më kujton Tropojën, një zonë shumë e zhvilluar. Vetëm mungesa e rrugës, e ka lënë lumin e Vlorës në ditë të zezë. Çfarë turpi, që nuk i kanë bërë rrugën kësaj zone. Turpëruese dhe fatkeqe. Se do ishte zhvilluar e gjithë zona. ”
Ura e Bratajt, i përket shekullit të XVII, dhe gjithçka është ruajtur ashtu siç ka qenë.
“Kur shikon gjurmët e kuajve, duket sikur sapo kanë, kaluar”, tregon gazetarja Xhunga.
Është një destinacion perfekt për të gjithë. Për ata që duan të zbulojnë pak nga parajsat e vendit tonë, ata që duan natyrën, historinë, por edhe për ata që janë qejflinj instagrami, se pamjet janë një mrekulli. S’do ua besojnë që jeni në Shqipëri. Rruga për te Ura e Bratajt, behet duke ecur, ndaj sigurohuni që të keni veshjen e duhur, atlete, ushqim që do të shijojë si askund tjetër buzë lumit, te rrapi.
Por edhe rrobat e plazhit, për t’u larë në lumë. E në ç’lumë do thuash! Uji kristal, shumëngjyrësh, rrethuar nga gjelbërimi i pemëve dhe guriçkat e bardha, një mrekulli e natyrës sonë bujare.
Po kush nuk e do një kafe pas shëtitjes në Urën e Bratajt. Në Kallarat, të sugjerojmë të ndalosh te kafja e Zeqo Hoxhës.
“Mbase nuk e dini, mendoni se është kafja e një zotërie nga Kallarati. Në fakt, nuk është kaq. Është shumë më tepër. Është kafja e një këngëtari polifonie. I Gjirokastrës së 1983”.
Hoxha, na tregon për historinë e këngës “Ç’u këput një këmbë mali”, ndër më të veçantat e këngëve labe, të cilën ai e ka interpretuar në Festivalin e Gjirokastrës.
“Është një këngë vaji. Dikur burrat, kur vdiste njeri, shkonin dhe nisnin vajin. Por vetëm, sepse edhe gratë vajtonin, por më së shumti bashkë. Ndërsa burrat, qanin vetëm. Ajo këngë është e hershme. Kur vinin në kurbet, e s’ktheheshin më. Edhe thonë, ç’u këput një këmbë mali. Ne malin e kishim të ndarë atëherë, me mëhalla. Secila mëhallë, kishte nga një pllakë më vete. Kështu ka ngelur, ç’u këput një këmbë mali”.
Atëherë kishte lezet, shprehet Zeqo. Sepse kishte emocion, një kënaqësi e madhe për të cilën Zeqon e merr malli.
E dini si shijon kafja buzë rrugës, te Zeqo Hoxha? Me njerëz të mirë, e me muzikë, se pa këngë, nuk shijon, shprehet ai.
“Se kështu janë fshatrat e jugut, e lumit të Vlorës, janë fshatra që të këndon shpirti. Kështu që di s’di të këndosh ti, do të këndosh. Kështu thotë Zeqo Hoxha, që kur nisi të këndojë i bëri pemët të lëvizin e erën të fryjë. Mbaroi ai, mbaroi dhe era”, shprehet gazetarja Xhunga.
Destinacioni i fundit, për këtë episod të Shqiptarëve të Mrekullueshëm, është në Kuç, te Perlat Abazi, i cili bisedën me Rudinën, e nis duke e falënderuar atë, për rikthimin në Kuç.
“Atëherë të solli Fatmir Toçi, që i uroj me shpirt shërim të shpejtë, se ka bërë shumë për Kuçin. Tani erdhe vetë”.
“Atëherë thashë nuk vij më në Kuç, më dhembnin veshkat (qesh). Edhe sot më dhembin, por jo shumë”.
Perlat Abazi, flet me një pasion të madh për vendin e tij. Një njeri punëtor, që mban shpresë se aktiviteti i tij, por edhe e gjithë zona do të zhvillohet edhe më shumë falë rrugës që po ndërtohet, se rrugët sjellin zhvillim. “Unë punoj leshin, e blej te çobanët, e laj. Kam punishten, e përpunoj, e bëj fill dhe e ngjyros”.
Ai s’ka hequr dorë nga tradita, ndërsa vijon t’i punojë me dorë, qilimat dhe sixhadetë që i shet në të gjithë vendin. Sot në Shqipëri, nesër nuk i dihet, mbase edhe me tej.
Sepse rruga i sjell të gjitha, edhe njohjen edhe zhvillimin.
Dhe Labëria sekrete nuk do jetë më e tillë, kur rruga të mbarojë, do jetë e të gjithëve, siç thoshte Çajupi: Labëri sa të dua, me pyjet e malet e tua!/dritare.net
Bukur moj Rudina, bukur, por gure i thate. Fryme njeriu s ka. Pse kane ikur te gjithe, kete na thuaj.Per kete luftuan ata partizan ne preherin e te cileve na shtriqesh si adoleshente pa mend ne koke. Mos u merr me luften e fituar por me paqen e humbur edhe pas gjysme shekulli.
Sa cheap
Reklamuesja e bankes se gruas se kr, tall tr me katunaret.
Deri sa te behet rruga, te gjithe te banka e gruas se kr
Ky ishte mesazhi i reklamueses, qe pretendon se eshte edhe gazetare.
Nuk ke pare asgje nga ato qe ka ne te vertete Rudine… ik ha ato dy leke reklame qe te kane ofruar…dy jane pikat ku varet cdo gje e bukur ne lumin e Vlores… Çika dhe Shushica… asnjera nuk permendet ne shkrimin tend o gazetare medioker…j
Sakte!Ishte nje dokumentar i dobet ne tekst dhe pamje.Natyrisht e pergezoj per deshiren por e realizuar keq
Emision IDIOT me shum u more me maskat se me provomovimin e atyre mrekullive biseda ordinere pa shije
P sh do ham tani. Etjera te dh. ….. Me gazetarin tender .
Lumi i vlores qenka katandisur si sh… e Rudines. Ose ngri problematikat qe po thahet cdo gje, ose mos na be sikur ke pare mrekulli vetem per dy lek reklame. Nuk ju vjen turp juve gazetareve viparripa
vende te bukura shume,po turi nuk ishte aty me barke
Ore komentusa qe vetem vrere nxirrni.. vertet niveli I medias eshte medioker por te pakten kur bejne nje gje per se mbari si pershembull ky program qe nxjerr ne pah bukurite e Shqiperise ti pergezojme e te themi nje fjale te mire. Ne Shqiperi shumica derrmuse e moshes nen 40 vjec nuk e njeh Shqiperine nuk e kane idene. Me shume dine polaket, Italianet, gjermanet apo francezet sesa dine njerezit aty sepse inferioriteti na ka mbytur e merremi akoma me gjera te vogla e inate kalamaqsh. E kuptoni na ca niveli jemi apo jo? Ajo zone eshte Zvicer nga bukuria e natures nje mbrekulli e rruga do te nxjerre ne Qeparo. Per 45 minuta je ne Kuc kur te mbaroj rruga , nuk jane me fshatra por lagje te Vlores.
VRIZI
E KUR KA QENE LABERIA E VETEVETES , MOJ RUDINE QE DASHKERKE TA BESH TI TE TE GJITHEVE. TRI JANE ZONAT VITALE SHQIPTARE: LABERIA, CERMENIKA DHE DRENICA. PO TI NUK I DI. S’KE FAJ. NISESH PER ME MBLEDHE MOLLE E NA SJELL GORIVA .MBI SA URA TE TJERA TE HERESHME KE KALUAR E NUK NA THE GJE.PO GJORME PSE DUHET SHKRUAR ME W APO NGA QE WSHTW NJW FJALW NJWRROKSHE ME ZANORE TE SHKURTER APO E KUJTON GJORMA. QE TE BWJE ATE EMISION PROMOVUES VLERASH DUHEJ TW KISHE SHKUAR ATJE NJA SHTATE HERE E JO SHKOVE PER NE NJE DASHWM NE PROGONAT E HAJT TE BEJ EDHE NJE EMISION. ASGJE NUK KE INVESTUAR PER ATE EMISION VETEM NE SE KE PAGUAR TAKSINE. POR EFHE AI DUHEJ TE TE PAGUANTE, SE E REKLAMOVE.
Sinqerishte un nnuk rrij te kuptoj ,
per cfar ka kaq shume Negativitet nder shqiptare .
Mos vall media i politikat e djllit i kane shndruar ne kafshe te egra ,qe perbell njerezores
te qisin dhembet jashte e kafshojne !!!!!!!!!!!!
—
Rudina ben nji pune te Mrekullushme me kte Emision ,
duke i fruar gjithe shqiptareve jovetem njohjen me bukurite e vedit te tyre ,
por njikohesishte sensibilizon shqiptret te duan tdheun e tyre te Mrekullueshem ,
t rrespektojne dhe frekuetojne te t jetojne te ne cdo shkemb ,mbi cdo ure ,
si ne cdo dete ,perrua ujet te kullur e ato gure Shekullore ,qe na afroje perjetesine dhe bukurine e Natyres tone Shqiptare.
—-
Jane vende te mrekullushme per tu Vizituar .
Rruget duhet ptajteter mendoj te shtrohen sepse snji nuk do rrezikonte ,
te idhetonte ne to rruge me Fuoristrade ? un personalishte s’e fus kurr makien nne ato rruge ! )
Por nji rruge e shtruar kalldremi psh ,duke mos stonuar Natyren do ishte dicka e pranushme .
Nji Cder Kmpingu me vehte ,ushqime ,pije dhe nji Nate do ishte sigurishte nji AvEnture mjaft e kendeshme ne kto vende .
—-
Si kudo neper Shqiperi ka ndotje te Ambjentit !
Kjo eshte mjaft Shqetesuese , e pame edhe ne kte video cfar mbeturinah len pas Turistet apo dhe vendasit !
Nqs ka nji Byro Turistike , ne vendet ku frekuentohen nga Turitet duhet te ket edhe Tabela qe – te kujdeemi per Natyren ,
jo mbetje hedhur ne Natyre iedhe Kazane Mbeturinash sepse anji s’i merr me vehte mbeturinat !
—
Shoferi Shoqeruei i ksaj Guide Turitike intereante duhet ti kerkoje Firmes
te financoje Tabela paralajmeruee ne mbrojtje te Ambjentit siedhe Kazane mbeturinash
si pjes materiale te nji vendi Turitike madje edhe WC duhenn ndertuar .
Imagjinoni te lehohet vend e pa vend Kaka rruges ,
ose rreziku i noj pickimi ,kur turiti ehte ul me dal jashte,nji inket nji gjarper
mundet ti shkaktoj probleme shendetsore ,pra duhen marre te gjitha masat ,
nqs ke nji Firme Turistike qe ti plotesosh kushtet Turistit perndryshe do perballesh me
te tilla ndotje te Natyres .
Edhe nji Tabelee te madhe per Fshataret ,qe ndalon kalimin me ose pa Gomare ne rruget Automobikistike etj etj masa
peer te rritur sigurine e popullit .
Nuk ka cfare te beje! Vdiq Nexhi qe bente ndonje interviste! Shko moj se ke djemte e nuset e Enverit. si komuniste e vendosir qe je, merru ndonje interviste.Shko se ke akoma gjalle Viton, me perpara nuk e intervistoje se kishe frike Nexhin, tani je e lire.Gazetare koti je, shkom prrenjve e lumejeve te thare, dhe ma i trumbeton si zona tiristike te klasit pare.