FOTOT: Ujërat termale të Bënjës në Përmet, atraksion natyror dhe kurativ

25 Korrik 2020, 12:39Turizëm TEMA
FOTOT: Ujërat termale të Bënjës në Përmet,

Zonat e mbrojtura në qarkun e Gjirokastrës po tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendjen e turistëve vendas e të huaj, por pika më e vizitueshme dhe më atraktive mbeten Ujërat Termale të Bënjës.

Drejtori i Administratës ë Zonave të Mbrojtura, Gligor Dushi, tha sot për ATSH-në se “gjatë kësaj jave ishin rreth 1700 turistë në Ujërat termale të Bënjës, ku vihet re rritje e nurmit të turistëve të huaj, si gjermanë, çekë dhe polakë”.

“Për shkak të pandemisë gjatë muajve mars prill maj numri ishte shumë i ulët, ndërsa në qershor ishin 4400 vizitorë gjithsej në zonat e mbrojtura ku 3800 në ujërat termale”, – tha Dushi.

Sipas tij, në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar në qershor 2019 ishin 8400 turistë, pra dyfishi i tyre.

“Kjo do të thotë që turistët vendas e preferojnë përsëri dhe e kemi të njëjtin numrin e vizitorëvë vendas, por të huajt janë më të paktë për shkak të masave ndaj COVID-19”, – theksoi Dushi.

Drejtori i ADZM, Gjirokastër Dushi shprehet se “në 2019 kishim 52 mijë vizitorë gjatë gjithë vitit në zonat e mbrojtura, ku 38 mijë vendas dhe 14 mijë të huaj”.

Ujërat Termale të Bënjës janë një nga resurset natyrore më të çmueshme. Ato ndodhen rreth 8 km nga Përmeti. Burimet e ujërave termale janë natyrore dhe të mbledhura në gjashtë vaska të vogla që formojnë liqene natyrale me një bukuri të vyer.

1 komente në “FOTOT: Ujërat termale të Bënjës në Përmet, atraksion natyror dhe kurativ”

  1. Permetari says:

    Jam nga ai vend i mrekullushem …kam tre vjet pa vajtur ..jam ne emigrim si te gjith ne qe na perzuri sali krimineli nga puna pastaj nga lufta….por esht shum e vertet jan shum kuruse sidomos dy basenet e reumatizmes (nje me uj te ngrot nje me te ftoht) baseni i lekures superdhe baseni stomakut me uje te trash si vaj(duhet ta pish) nuk ve doren ne zjar se nuk me esht dashur….iku dhe ky behar s vem dot ..po ska gje shendene. Vem ne dimer uji esht gjithmon 28 grad …..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje