CNN: Shqipëria mikpret turistë amerikanë

15 Korrik 2020, 10:53Turizëm TEMA

Dikur një nga dokumentet më të fuqishme të udhëtimit në botë, fuqia e pasaportës amerikane është ulur nën pandeminë e koronavirusit, shkruan sot rrjeti i njohur informativ amerikan, CNN.

Me rastet e koronavirusit në SHBA, kohët e fundit duke kaluar shifrën prej tre milionë, shumë kombe tani e shohin Amerikën pothuajse me frikë.

Pavarësisht se sa i duan fitimet nga turizmi, ata nuk janë të gatshëm të marrin përsipër rrezikun e hapjes së kufijve të tyre.

Ndër vendet që lejojnë turistët amerikanë për pushime ndodhet edhe Shqipëria.

”Vendi përgjatë Adriatikut, Shqipëria rifilloi fluturimet tregtare ndërkombëtare që nga 15 qershori i vitit 2020.

Nuk ka detaje specifike për sa i përket asaj që udhëtarët amerikanë mund të presin pas mbërritjes në Shqipëri, megjithatë, në faqen web të Ambasadës Amerikane thuhet se do të ketë personel mjekësor shtesë në të gjitha pikat e hyrjes si dhe ekzaminime dhe kërkesa të mundshme për karantinë.

“Udhëtarët duhet të jenë të përgatitur që kufizimet e udhëtimit të vihen në fuqi me pak ose aspak njoftim paraprak”, thuhet në të.

Ndër vendet që pranojnë turistë amerikanë janë edhe Kosova, Maqedonia e Veriut, Meksika, Serbia, Turqia, Tunizia, ndërkohë që ndër vendet që i pranojnë këta turistë me kushte janë Kroacia, Egjipti, BM dhe Ukraina.

3 komente në “CNN: Shqipëria mikpret turistë amerikanë”

  1. Nje Turist says:

    Ky lajm eshte anekdotik.
    Sepse:
    1. Nuk ka fluturime direkte nga SHBA ne Shiqperi.
    2. Ne jemi i vetmi vend qe pranojme edhe nga Brazili dhe nga India dhe nga Rusia, pra ne nuk kemi liste te kuqe dhe nuk pengojme asnje.
    3. Te pranosh turiste nga te gjitha vendet, nuk do te thote qe ata do te vijne, sepse shume vende aplikojne karantinen per qytetaret e tyre kur kthehen mbrapsht, madje disa vende nuk i lene fare te shkojne ne Shqiperi.
    Ju lutem, lajme te tilla qe na bejne te qeshim, kur duhet te qajme, na i kurseni.

  2. Gjon C says:

    Ministria e turizmit ne Shqiperi duhet te bashkepunoje me agjensite turistike dhe dikasteret perkatese te qeverise amerikane qe te vihen avione carter direkt NY-Tr. Atehere do shihni se sa turiste amerikane dhe shqiptaro amerikane do vijne atje kete vere. Pasi plazhet amerikane (Florida, Kaliforni,.. dhe te tjera jane ne kulmin e coronavirus. Po ashtu gjithe Amerika e Jugut dhe Karaibet jane te mbyllura. Kjo eshte e gjitha. Po te jene te shkathet shqiptaret do benin gjene me te bukur dhe per te ardhmen e turizmit.

  3. Eagle says:

    Shqiptaret jane njerzit me debila dge servil ne kete planet sepse bota po i izolon Amerikanet ndersa sklleverit Shqiptare ju puthin prapanicen Ameriqenve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje