Mijëra protestues u mblodhën sot në rrugët e qytetit lindor Khabarovsk të Rusisë, në fundjavën e tretë me radhë, për të shfaqur pakënaqësinë ndaj largimit nga puna të guvernatorit Sergei Furgal.
Protestat po shihen si sfidë në rritje ndaj presidentit rus Vladimir Putin, pasi roli i tij në largimin e guvernatorit shkaktoi një krizë rajonale.
Shumë nga protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e Putinit. Disa e kanë quajtur të turpshëm emërimin e zëvendësuesit të guvernatorit nga ana e Putinit.
Autoritetet njoftuan se rreth 6,500 persona morrën pjesë në protestë. Mediat lokale thanë se pjesëmarrës ishin 20,000 persona.
Por, protestuesit dhe disa gazetarë të pavarur thanë se në protestë kanë marrë pjesë më shumë se 50,000 persona, duke e bërë këtë protestën më të madhe anti-qeveritare në vend.
Më 9 korrik, Sergei Furgal u arrestua para kamerave dhe aktualisht ndodhet në paraburgim në Moskë. Politikani akuzohet, se para 15 vjetësh ka qenë i përfshirë në një seri vrasjesh.
Ai vetë i hedh poshtë të gjitha akuzat. Përkrahësit e Furgal dyshojnë për një largim nga detyra me motive politike.
Paralajmërimet e autoriteteve për rrezikun nga koronavirusi nuk i kanë ndalur protestat masive në Rusi, derisa Kremlini po tenton të rimëkëmbë ekonominë.
Titulli thote protesta ne Moske,ne lajm shkruhet Khabarovsk,qe ndodhet me mijera km larg Moskes,ne fund te Rusise fare. Ju dhjefsha gazetarine o plehra ‘gazetare’.
Eh te kishim nji Putine ne Shqiperi ,
tu shkerdhente faren putanerise ambasdoreve te Djallit ,
qe po e perdorin shqiptrin si mi Lboratori duke experimentur me jeten e
popullit ,
Montra pa shpirt
qe po shperbejne Shqiperine ne cdo hallke ,kto 30-vjete
dhe po e shtyne drejt Gremines !
—
“Demokracia “sherbeu si Kali i Troyes per degrdimin e shkaterrimin e shoqerive te shteteve ish Komuniste .
Pa Putinin Rusia sot do ishte nji veend i shkterruar nga Satani ,padyshim .