Fundi i farsës me shkarkimin e Metës

27 Korrik 2020, 20:17Blog TEMA

Nga Andi Bushati 

Edi Ramës i ka dalë turpi për të deklamuar me pathos edhe një të vërtetë edhe të kundërtën e saj. Kështu ka bërë tani, në një fjalim, përpara se parlamenti të votonte me 78 vota pro që Ilir Meta nuk e ka shkelur kushtetutën aq rëndë sa të kërkohej shkarkimi i tij.

Lapsi.al ka krahasuar jo vetëm dy vendimet diametralisht të kundërta që ka marrë mazhoranca brenda harkut të një viti, por edhe qëndrimet e argumentat e kryeministrit (linku poshtë).

Në 8 korrik të vitit të kaluar, kur i kërkoi deputetëve të respektonin betimin e bërë dhe të votonin hapjen e proceduarave për shkarkimin e presidentit, ai përdori fjalor, ton dhe logjikë krejt të ndryshme nga kjo e sotmja, ku e ftoi të njëjtën sallë që ta mbanin në post Ilir Metën.

Karagjozllëku është se në të dyja rastet Rama është justifikuar se po e bën një gjë të tillë në emër të interesit kombëtar.

Vjet, ai shpalosi një arsyetim të gjatë se presidenti kishte ikur nga trutë e kokës, se ishte shndërruar në një personazh qesharak, se kishte ringjallur Haxhi Qamilin duke goditur ndërkombëtarët, pra se e kishte humbur çdo lloj kredibiliteti në publik. Përpos këtyre karikaturimeve groteske ai foli edhe për gjëra më të rënda, për frikën nga drejtësia dhe përpjekjet për ndalimin e reformës, për pengimin e përparimit të Shqipërisë drejt BE-së, për një konspiracion të sponsorizuar nga armiqtë e Shqipërisë.

Dhe sipas gjithë këtij vizatimi të Ramës, elektoralisht Rilindjes i voliste të kishte përballë një kundërshtar kaq të diskredituar sa do i bënte votuesit të harronin edhe gabimet e saj. Por, u përbetua ai: “… ne e kemi të ndaluar ta përdorim kryetarin e shtetit si një gogozhel për të trembur zgjedhësit e pakënaqur ndaj nesh dhe jemi të detyruar ta ndalojmë Ilir Metën të gabojë më tej, sepse për ne, dinjitet i këtij shteti është më i rëndësishëm sesa çdo interes partiak, apo kalkulim elektoral”.

Vetëm 12 muaj më pas, “dinjiteti i shtetit” kaloi ne plan të dytë dhe kryeministri arsyetoi se vëllai i tij armik duhet të vijonte të qëndronte në krye të shtetit. Ai theksoi pa pushim se Komisioni i Venecias kishte arritur në përfundimin se “shkeljet nuk janë mjaftueshmërisht të rënda për shkarkim” dhe se një qeverisje e përgjegjshme, di ta respektojë arbitrin edhe kur verdikti i tij është në të kundërt të bindjeve të saj.

Natyrisht, të dy argumentat edhe ai se Meta duhet hequr qafe ngaqë po shkel kushtetutën edhe ai se duhet mbajtur, pasi krimi nuk ka qenë aq i rëndë, janë në thelb qesharakë.

Ato kanë të bëjë vetëm me hallet momentale të Ramës.

Kur në fillim të korrikut të vjetshëm, ai vendosi të niste procedurën e impieachment, ajo i duhej për të sfumuar zhurmën e zgjedhjeve të para moniste në këto 30 vjet, estradën e atyre votimeve ku dilnin më shumë vota sesa votues, bojkotin masiv që i bënë shqiptarët, asaj farse dhe për goditjen fatale që i dha raporti i OSBE ODHIR-it.

Në atë kohë nuk kishte lëvizje më të mirë për të harruar këtë zinxhir diskreditues sesa shpallja për shkarkimin e presidentit.

Sot, situata është krejt e ndryshme. Regjimit të Ramës po i del boja lokalisht dhe ndërkombëtarisht. Perendimorët i kërkojnë vendime konsensuale dhe i kushtëzojnë me to hapjen reale të negociatave. Venecia i ka nxjerrë në pah fytyrën autarkike të qeverisjes duke i rrëzuar edhe ligjet kundër mediave edhe kapjen e Gjykatës Kushtetuese. Diplomatët në Tiranë po e shohin gjithnjë e më shumë si një lider që i kanë dhënë më shumë kredite se sa meriton, ndaj tani duhet kufizuar.

Pikërisht kjo është situata e re, në të cilën Rama nuk ka dashur ti shtojë edhe një tjetër andarrallë të panevojshme vetes duke dhënë imazhin e kapësit të pushtetit të fundit që ka mbetur jashtë zgjedhës së tij.

Kaq i thjeshtë është ndryshimi i tij i kursit në raport me Metën.

Por, arsyet taktike të këtij konvertimi kanë pak rëndësi. Edhe nëse e bën për të përmirësuar imazhin, apo thjeshtë për të krijuar një diversion të ri në radhët e kundërshtarëve (njëherë sikur afrohet me PD e njëherëë me LSI-në), përfundimi që ne nxjerrim është i njëjtë: argumentave publikë të Edi Ramës, nuk i duhet besuar. Sepse ai është në gjendje, të na thotë edhe se presidenti duhet shkarkuar edhe se ai duhet mbajtur. Sepse ai është i aftë të votojë edhe se Meta e ka shkelur Kushtetutën, por edhe se kjo nuk përbën një krim të rëndë.  Sepse i nuk ka skrupuj të na mbushë mendjen se seriozitetit të shtetit i shërbehet edhe duke ndryshuar kreun e tij edhe duke e mbajtur atë në post.

Sikur edhe vetëm për të shijuar këto pirueta qesharake, kjo farsa një vjeçare e komisionit hetimor Hulusi Manjës, i’a vlente të zhvillohej.

7 komente në “Fundi i farsës me shkarkimin e Metës”

  1. ben says:

    Bushat
    Nuk ka faj ai qe shet mut
    Faji eshte i atyre qe e hane
    Dhe ne fund thone ishte dhe i shijshem
    Ky tipi ka 12 vjet kr bashkie i I tiranes e shkatroi dhe e masakroi, ka 8 vjet km e beri grope shqiperine ku endra me e madhe dhe e vetme eshte qe te ikin
    Ndersa kjo pjesa me legene me llum e popullsise prej 20 25% qe kenaqet pa fund kur e tallin e vjedhin e peshtyjne ne surat dhe e dhjesin ne koke, shkon ne cdo pale zgjedhje qe ne 7 te mengjesit qe nga viti 1945 pa u ndalur.
    Nuk eshte faji i tyre se keta jane llum e dine dhe vet dhe e pranojne me kenaqesi.
    Faji eshte i pjeses tjeter te shqiptareve qe rine e shikojne dhe lejojne kete llum qe ka qe nga 1945 qe vetem e zhysin dhe zhysin me poshte shqiperine ne llumin e tyre.

    1. Lulzim Berisha says:

      Me Ramen i hap syte ne mengjes e me të te ze gjumi. Po si nuk llafos asgje tjeter. Po kaq shume ti ka zene paraja syte?

  2. Iliri says:

    Je vetem nje felliqesire. Fjalet e tua si peshtymat me cikla virusi.
    Ti i vure flaken Shqiperise dhe PD e cove ne rruge dhe e le rrugeve me ato cmendurite e tua.
    Populli te urren dhe perbuz ……je nje ndyresire qe genjen dhe mashtron dite e nate.

  3. qazim says:

    Hik more pirdhu,krijese komuniste blloku. Mos mendo se mund te lexoj pacavuret e tua,mjafton titulli dhe fitoja jote delirante.
    Vec gazetar nuk jenje spekullator i rendomte qe preh lapsin vec per ligesi.

  4. kujtimi says:

    Po ajo fara jote kur do te zhduket more pleh?

  5. DEN says:

    O Andi po kaq idiot je more djale sa edhe gjerave me te thjeshta e te pakomentueshme te Kryeministrit kerkon te na i paraqesesh si kontradikdkione, moskoherence te tij apo thene me brutalisht si palocolleqe te kryeminstrit.Nuk e di por e ke e ulur aq poshte nivelin i mendimit tend sa sinqerisht nje mendje mesatare qe te lexon ndjehet e turperuar dhe i bezdisur nga brockullat qe nxjerr.
    Kryeministri e tha shqeto po e perifrazije me fjalet me pak fjale qe””Ne dmth socialistet vazhdojme te besojme se presidenti jo i ka kaperxyer kompetencat e tij por ai ka shkelur edhe kushtetuten ne disa germa te saj, por duke qene se Komisioni I Venecias ka sherbyer ne vite per politiken shqiptare si nje udherrfyhes ne ( dmth Socilistet do ta respektojme dhe njekohsisht do lexojne rekomandimet esaj me pergjgjshmeri per te krijuar edhe nje ligj organik nga ku te displinohet me tej puna e presidentit qe ne te ardhmen asnje presidente te mos i shkoje ne medje ta fusin systemin ne kolaps ashtu sic u turr te bente presidenti.) Kaq e thjeshte Andi. Nuk nxjerr dot gje tjeter cfare do te perpiqesh te besh.

  6. taso kume says:

    Fajin nuk e ka llumi i pashtershem i politikaneve SHQIPTARE,por ata qe u vene pase si langonj per nje kocke,duke i dhene mundesi llumit te rembeje nga gjitha anet,dhe mos te ndershkohen, nuk harije ta shpjegoje :keta ambasadore qe vine ne SHqiperi kaq te varfer jane mire nga mendja por dhe nga financa tu kaloje llumi nen rogos.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje