Loja e turpshme e Lulzimit, me listat dhe bazën e PD

27 Korrik 2020, 11:43Blog TEMA

Nga Artur Ajazi

Doli ajo që pritej, po ndodh ajo që është deklaruar dhe parashikuar edhe brënda rretheve të ngushta në ish-opozitën e përbashkuar. Lulzim Basha po mbush listat e veta me njerës sa të paaftë, sa të përgojuar, aq edhe të padëshiruar nga baza e partisë.

Pergatitja apo më mirë mbushja e listave me emra të përfolur për afera korruptive, apo lidhje të dyshimta me ish-Sigurimin e Shtetit, mbushja e listave vrap e vrap, sikur zgjedhjet do të zhvillohen në shtator, jo 10 muaj më vonë, po tregojnë grushtin vdekjeprurës që Lulzim Basha po i jep sërish Partisë së Tij Demokratike. Propozimet nga baza e partisë tij, pothuajse kanë qenë zero, dhe në raste të veçanta të ujdisura me afera të pista, ose me urdhër nga “Agai”.

Loja e Lulzim Bashës me “hapjen e partisë, afrimin e emrave të rinj të, por dhe të pakomprumentueshëm”, apo dhe ftesa që ai ka nisur ti bëjë pensionistëve të krimbur në para, për tu “rikthyer në parti”, është loja më e poshtër që ai, dhe shpura e tij po bëjnë me PD dhe bazën e mbetur. Lulzim Basha e ka keqpërdorur dhe ka abuzuar gjithmonë me bazën e partisë tij, të cilën pasi e ka zhgënjyer dhe mashtruar me dhjetra herë, pasi e ka detyruar të votojnë emrin e tij si “kryetar” në dy palë zgjedhje farsë, po luan “poker” tanimë me listat.

Po futen në lista emrat më të urryer dhe më të përfolur në çdo qytet nga baza e mbetur e Partisë Demokratike, po futen në lista me detyrim dhe urdhër nga zoti Basha, emra të përgojuar dhe denoncuar të periudhës kur partia e tij kishte pushtetin, dhe më skandaloze mbetet fakti se, po futen në lista emra të panjohur, të pashkolluar, me zero kontribute në atë parti.

Lulzim Basha po luan bllofin me listat, po luan edhe me bazën e partisë tij, pasi deri sot në asnjë degë të PD në rrethe, në asnjë seksion të tyre, nuk është zhvilluar qoftë edhe një mbledhje e vetme, nga ku të mblidhen militantët dhe anëtarësia, dhe të propozojnë emrat e rinj.

Prej 1 muaji baza e mbetur e PD në rrethe, po shqyen sytë dhe veshët, tek mëson se si mbushen listat e kryetarit Basha, me emrat e xhaketave të vjetra, emra miqsh, farefisi, apo dhe emra të atyre që kryetari, i ka përdorur dhe do ti përdorë edhe pas zgjedhjeve, për të paguar mitingashët. Pothuajse në gjithë degët e Partisë Demokratike në rrethe, strukturat janë inekzistente, dhe në raste të veçanta, drejtojnë dy kryetarë, dy nënkryetarë, të cilët kanë klanet e tyre, “propozuesit” e

tyre, dhe votuesit e tyre. Loja e Lulzimit me bazën dhe listat, do ti vërë vulën e turpit edhe zgjedhjeve të 2021, dhe natyrisht do të jetë shkak për tu justifikuar nesër para ndjekësve të tij gjithnjë e më të paktë se, “fajin nuk e kisha unë, por propozimet që erdhën nga ju”.

Të paktën kësaj here duhej të ishe treguar i sinqertë dhe korrekt me bazën e PD zoti Basha, dhe duhej tu kishe lënë hapësirën e duhur propozimeve dhe jo imponimeve. Në zyrën e zotit Basha, prej ditësh vazhdojnë të mbërrijnë telefonata dhe sms, letra dhe peticione nga baza e asaj partie në rrethe, nga ku kërkohen sqarime, “mbi të vërtetën e mbushjes së listave me emra njerësish të paaftë, të akuzuar, dhe denoncuar për abuzime dhe afera të tjera, kur PD kishte pushtetin”.

Baza e irrituar e PD (ose më mirë ajo ç’ka mbetur nga baza e saj) po kërkon nga zoti Basha, “arsyet, kriteret, dhe shkaqet e kësaj loje me listat”, madje duke kërkuar nga ai anullimin e çdo liste emërore, dhe nisjen e një procesi të lirë dhe jo imponues , për të propozuar njerësit e duhur për deputetë, dhe jo elementë të konsumuar në opinionin publik.

6 komente në “Loja e turpshme e Lulzimit, me listat dhe bazën e PD”

  1. xyz says:

    Nuk e shef!
    Ju këput barku Tëmës për PD!

  2. Kalec Dega says:

    Sa merakosen shqiptaret se vertet e duan demokracine alla shqiptarce pasi ajo ka treguar se Shqiperia vertet po ecen ne rrugen e duhur.
    Kjo loje e piste e Bashes i intereson vertet cakejve dhe cecenve te PPSH qysh kur ai u ul ne cader me strategun Rama.

  3. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    Per hir te se vertetes,kush PD-ne parti e quan,ai duhet vizituar te psikollogu.
    PD-ja eshte nje bande politiko-ordinere, e cila funksionon vetem,
    e theksoj,vetem ne funksion te 1-shit.
    Mund te perdoresh edhe fjalen sekt,ku zot eshte Doktor Mortja

  4. shoku says:

    Ne vend te nje komenti

    Edhe Brahushi deputet.
    Edhe pse duhet një vit për të votuar deputetët e parlamentit të ri, të gjithë anëtarët e partisë me dokumenta ,por edhe ata, apo ato me zemër tek partia, i ka pushtuar ethja e deputetllëkut. Dhe a e dini pse ? Këtë lloji ethe, e cila është më shumë e rrezikshme se COVI-19, e solli kjo metoda e të votuarit me lista të hapura ,apo më shkoqur; votoj për atë që më do kokrra e qefit mua.
    Udhëzimi i partisë së tij, se, secili ka të drejtë të propozoi, bëri që edhe Brahushi, miku im, të shkoi në mbledhjen e seksionit për të propozuar një deputet.
    Në rrugë takoj djaloshin e lagjes, Trifonin. Ishin nga krahina të ndryshme, por djalosh Trifoni e njihte mirë Brahushin. Si gjithë të tjerët, edhe Brahushi kishte marrë një copë tokë aty në vendin e quajtur kënetës nga një i njohuri i tij. Fati e pruri që të ishte komshi me djaloshin Trifon, i cili ishte jo anëtarë, por sipatizant i thekur i Partisë ” Vdesim për popullin”
    Në mbledhje, në kohën kur bëheshin propozimet , pati një rrëmujë të madhe,sepse, secili donte që të propozonte i pari personin për deputet. Kjo rrëmujë e la Brahushin pa propozuar. Priti e priti që ta bënte, por meqënse nuk duronte më, për nevoja personale, u largua nga mbledhja . I ngeli peng se s’bëri dot propozimin.
    – Cilin propozove për deputet?- e pyesnin Brahushin.
    – Nuku më erdhi radha, nuku më erdhi radha ,- u përgjigjej me kokë ulur dhe s’a nuk plaste nga marazi.
    S’arriti dot të propozonte, por kishin arritur ta propozonin.
    Në listën e gazetës së partisë ” Kafshata e bukës”, midis të zgjedhurve kandidat për deputet ishte dhe Brahushi.
    Donin s’donin do ta votonin do ta votonin , sepse atë kishte emruar Partia për atë zonë.
    – Po cili e propozoi ? – ulurisnin anëtarët e sipatizantët e partisë. Cili është ai kodosh që është tallur me partinë tonë ?
    … Atë ditën e propozimeve, djaloshi Trifon, pasi u bind se s’kishte ngelur njeri pa u propozuar, plot 150, pse t’mos propozonte edhe Brahushin e të bëheshin 151 ? Vetëm ai kishte mbetur pa u propozuar nga ai grup seksioni partie. Të fitonte edhe ai një makinë, një rrogë të mirë, e favore të tjera. Sa për diskutime s’ishte nevoja. Sa deputet para tij s’u është dëgjuar zëri? Oooo , për të sharë është njësh! Po filloi nuk pushon. E nis nga gjyshja e deri tek ku është fundi. Madeje, më shumë qef ka që të shai nga meshkujt. Do të jetë fat për parlamentin që të kaloi një seancë duke e pasuruar fjalorin para vendimeve të radhës. Ndoshta, kushedi, mbase,mbase gjente edhe ndonjë plakë qyqari.
    Me këtë rast provoj edhe komisionin e madh të partisë ,se sa i njeh ai njerëzit,-mendonte djaloshi Trifon duke plotësuar formularin me emrin e Brahushit. Pa rënë në sy të komisionit për seksionin e partisë,e futi formularin midis formulrve të tjerë.
    Anëtarët e komisionit të madh, i ngritur në zyrat e Partisë, ishin ulur në kolltuqet e zyrës përkatëse , ku do të verifikonin formularët e do të aporovonin listën për deputet të ç’do qarku. Punonjëset e administratës vendosën para tryre dosjet ,përshëndetën me kokë dhe u larguan.
    – Po ka burrënëne t’i kalojë një e nga një të gjithë formularët? – foli një nga antarët e komisionit. Kryetari i komisionit, zoti Zerdelia, bëri sikur se dëgjoi dhe me shenjë dha sinjalin që të fillonin. Ora kishte kaluar katër mbasdite,dhe ende s’kishin përfunduar një nga qarqet më të mëdhenjë.
    Zoti Zerdelia bisedoi rreth një orë me Kryetarin e Partisë e më në fundë vendosën:
    Meqënese listën përfundimtare, e cila do t’u dërgohej qarqeve do ta vendoste partia, menduan që: listat t’i zgjidhnin me metodën e dhjetës. Pra do numëronin nëntë folmularë dhe i dhjeti fitonte. Me këtë model të marë nga eksperienca e zgjedhjeve brenda partisë, fitoi edhe Brahushi.
    Mendoj se për shumë arësye Brahushi, miku im, do të jetë deputet i në prlamentin të ardhshëm
    Diskutimin ( nënkupto sharjet ) e Brahushit do t’i dëgjojmë kur të mblidhet parlamenti. Bëni durim se s’kini dëgjuar gjë akoma.

  5. Ne emer te se vertetes says:

    Basha kujdes nga baza e pd se po te sjellin plehra per kandidate. Mos prano ata qe vijne nga sistemi i drejtesise, apo ish-at te sojit gjin gjon, sula. Zgjidh djem e vajza te reja nese do te rrisesh shancet per te fituar.

  6. por pse me idiotet e 4 viteve te shkuara kerkon te fitoje basha ?????

    debilat e baltosen Pd e shkrete

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje