Shoferi humbi jetën nga Covid-19, Spiropali mesazh prekës: Na trondite, s’kam më as lot! Rrezatoje përkorësi, fisnikëri dhe mirësi

27 Korrik 2020, 13:54Politika TEMA
Shoferi humbi jetën nga Covid-19, Spiropali mesazh prekës: Na

58-vjecari Gani Potka

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka reaguar pas lajmit të hidhur për ndarjen nga jeta të shoferit të saj, gardisti 58-vjecar Gani Potka.

Në një mesazh prekës, ministrja shpreh tronditjen e thellë për largimin e tij nga jeta, duke thënë se “12 orë në ditë, për 1 vit e gjysëm, më shoqërove kudo, i duruar, i vëmendshëm, i kujdesshëm”.

“Kur komandanti i Gardës më solli jetëshkrimin me fotografinë tënde, e kuptova menjëherë që ishe i duhuri. Rrezatoje përkorësi, fisnikëri, mirësi.

12 orë në ditë, për 1 vit e gjysëm, më shoqërove kudo, i duruar, i vëmendshëm, i kujdesshëm. Çdo ditë sillje maskat, ujin, i vendosje tek dera e makinës, më tërhiqje vërejtje se pija pak. E thoje me krenari që s’kishe pirë kurrë një aspirinë.

Kur më lajmëruan që ke humbur vetëdijen dhe të kanë intubuar, tronditja ishte aq e madhe sa nuk nxorra dot asnjë fjalë.

Vetëm lot që rridhnin pa kontroll. Sot, që ky virus i pabesë të mori frymën dhe jetën, s’kam më as lot. Nalta të adhuronte, çdo njëri nga ne që të njohu të donte dhe të respektonte.

Na ke tronditur dhe trishtuar thellësisht. Për familjen tënde nuk ka ngushëllim, por ne do iu gjendemi gjithmonë! Prehu i qetë, Gani! Dritë pastë shpirti yt i mirë!“- shkruan Spiropali. (TemA)

17 komente në “Shoferi humbi jetën nga Covid-19, Spiropali mesazh prekës: Na trondite, s’kam më as lot! Rrezatoje përkorësi, fisnikëri dhe mirësi”

  1. Sabriu says:

    Dmth kjo karja ministre eshte pijanece…. Q r

    1. Xeni says:

      Uje o shpellar, uje! E ke te shkruar, apo e do sllavisht

    2. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      O sabri
      o kokëbosh
      s’di dy reshta
      të lexosh.
      Me që ti
      paske merak
      Ai thoshte:
      Pi UJË pak.

      Paska qenë
      Njeri i Mbarë
      por COVIDi
      e ka marrë
      pse ky mort
      ka kaq dëshirë
      të rrëmbejë
      Njerëz të Mirë?!
      Keq më vjen
      o Familjarë
      për Ganinë
      që s’kish të sharë
      nuk ka forcë
      fjala ime
      që T’ju shprehë
      mjaft ngushëllime!

    3. Genti says:

      I shkreti e kishte per ujin qe ministrja pinte pak. Meqenese ben shume nxehte duhet të pakten 2 L uje ne dite.
      Ngushellime familjes!

    4. Ngushellime says:

      Edhe ne dite fatkeqesie si kjo qe ka rene ne familjen e te ndjerit Gani jashteqitjet shpellare to Saliut dhe kryelopes se leshedhise nuk rrine dot pa treguar injorancen dhe perdhunimin mendor qe kane pesuar nga prinderit e tyre.

    5. pa vlere says:

      Eej o Sabri, qënke rëndë fare !
      Se paske mbush vitin qe ke dalë nga shpella o shoku!
      Dil njehere andej nga kopshti zoologjik ose nga zyrat e SB takohu me gjindjen tende, dil se qetesohesh!

  2. Turp per llapqenet e medies ,(qe i ka shdruar ne kasfhe Politika e Kafsheve )
    qe nuk dijne kurr te shikojne Njerzoren ,
    te rrepektojne Fatkeqesine e atij Njeriu te Mire,
    qe papritur u largua nga jeta ,
    nga Kolerja qe ka mberthyer Njerezimin dhe ngushellojne si Njerez nji shqiptare te mire .

    Ngushellime te Sinqerta Familjes se te ndjerit .

  3. ppa says:

    Me te vertete, respekte per Spiropalin; nderim dhe ngushellime familjes; nuk jemi aspak te sigurte me kete flame!

  4. Lamja says:

    Qr o sabri sa kar qe je.
    Lexoje dhe nja 10 hereta kuptosh iher.
    Lexoje me mjes para se tezej rakia

  5. Ladi says:

    Humbe sekserin qe te mblidhte leket o Spiropiçka?

    1. Anton says:

      O idiot eshte ministre si te mos kete shofer apo t’i dale surrati yt perballe

      1. Gjergjj says:

        O Anton Leshi, pse te kruhet bytha? Nuk eshte e vertete qe shoferet e “ustait” Spiropalëve jane sherbetore besnike te tyre dhe puna e tyre kryesore eshte mbledhja e taksave.

  6. Gjergji says:

    Ngushellime per familjen e shoferit.
    Ndersa nga ngushellimi i kesaj Spiropalit, me kujtohet koha e Enver Hoxhes, kur shoferet e udheheqsave, drejtoreve ishin sherbetore besnike te “ustait” dhe benin logjin ne emer te “ustait”. Pse duhet te kete shofer gardist Spiropali? ALBANISTAN? Llogarisni sa shofera-gardiste paguhen me taksat e popullit te “pasur” shqiptar.

  7. Ujku Plak says:

    Lote krogodili nga spiropicka.mos qai por rrisni kerkesen e llogarise ne administrate dhe paguani mire se edhe kur jane njerez te mire ju i ktheni ne rq me pagesat qesharake qe u jepni.Sa per te ndjerin Dheu i lehte i qofte!

  8. hipokrizia sheshit says:

    kësaj nuk i dhimbset një KOMB i tërë por bën sikur i rruhet për një copë shofer!
    ore këta në duan të vdekur që tu dhimbsemi se nuk po e marr vesh!

  9. hipokrizia sheshit says:

    kësaj nuk i dhimbset një KOMB i tërë por bën sikur i rruhet për një copë shofer!
    ore këta na duan të vdekur që tu dhimbsemi se nuk po e marr vesh!

  10. Ish gardist says:

    Ngushellime familjes se te ndjerit Gani Potka, per humbjen e madhe dhe te papritur! Ngushellime te afermve, miqve , shokeve dhe kolegeve per humbjen e ketij njeriu te mire!
    Nderim dhe respekt per kete gardist te nderuar!
    Ish gardisti, 2014.
    @Sabri, je nje rrugaç i vetkonfirmuar! Edhe pse je i tille dhe e meriton, nuk te uroj te kesh sa me shpejt nje fund pakthim, me shpresen se mund te rilindesh si Nikodemi…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje