Janë zbardhur detaje nga takimi që kryeministri Edi Rama zhvilloi me ambasadorët e SHBA dhe BE.
Gjatë takimit mësohet se Yuri Kim ka vlerësuar qëndrimin e Ramës për miratimin e marrëveshjes së 5 Qershorit, ndërkohë që e ka ftuar që të nis puna për zbatimin e saj.
Gjithashtu mësohet se ambasadorja e SHBA është shprehur se vlerëson vazhdimin e diskutimeve në Këshillin Politik në lidhje me masat shtesë, por në të njëjtën kohë është shprehur se palët duhet të marrin pjesë në mirëbesim dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse.
“Kim e falenderoi kryeministrin për udhëheqësinë e tij ne sigurimin e miratimit te marrëveshjes se 5 qershorit dhe mirëpriti vazhdimin e diskutimeve te ndërsjella ne Këshillin Politik ne lidhje me masat shtese.
Siç kemi thëne publikisht, Ambasadorja theksoi rëndësinë qe te gjitha palët te marrin pjese në mirëbesim, ne mënyre gjithëpërfshirëse dhe transparente”- mësohet të jetë shprehur Yuri Kim. (TemA)
Kjo e ben me te sigurte hyrjen e Shqiperise ne BE ne vitin 2025 dhe jo me shpejt se kerkon i nderuari Rama.
Rama ben shume mire qe merr miratim nga palo ambasadore qofshin edhe kinez/korean -amerikan, greke apo bullgare.